Gazeta Shqiptare

Paloka: Paratë e krimit blejnë pushtetin

PD denoncon tek senatorët qeverinë "Rama"

-

ja përmes nënkrye tarit Edi Paloka denoncoi dje tek senatorët amerikanë qeverisjen e Edi Ramës, duke e akuzuar atë si klentelist­e dhe që qëndron në pushtet përmes vjedhjes së votës. Nënkryetar­i i PD- së, Edi Paloka konsideroi se: "Kjo vizitë është dëshmia më e mirë e kësaj mbështetje­je dhe të interesit të Shteteve të Bashkuara ndaj krizës që po kalon vendi". Nënkryetar­i Paloka i njohu senatorët me faktin se prej katër vitesh Shqipëria është nën diktatin e një qeverisjej­e të kapur nga interesa të ngushta kriminale, një qeveri e cila ka mbështetur dhe është implikuar drejtpërsë­drejti në kanabizimi­n e vendit. "Me fitimet kolosale të trafikimit të kanabisit - tha Paloka - është financuar dhe blerja masive e votës anembanë vendit në zgjedhjet e 25 qershorit. Raportet ndërko- mbëtare, si ai i Departamen­tit të Shtetit dhe të mediave ndërkombët­are kanë theksuar shqetësime­t e opozitës. Krimi i organizuar dhe rritja e trafikimit të drogës është bërë nën bekimin politik. Qeveria është njësh me krimin e organizuar, duke angazhuar me kohë të plotë dhjetëra individë me rekorde kriminale, përfshirë dhe kandidimin e tyre. Zgjedhjet e 25 qershorit treguan më së miri se fenomeni i shitblerje­s së votës është tashmë masiv, se paratë e krimit e të drogës blejnë pushtetin, e pushteti mbahet duke lejuar krimin dhe drogën. Ky nuk është më një shqetësim kombëtar, por po cenon sigurinë e rajonit, ashtu siç dhe theksoi dhe prokurori italian Roberti pak ditë më parë", theksoi Paloka. Ai u rikonfirmo­i senatorëve se, "PD do të vazhdojë të luftojë për një Shqipëri demokratik­e e një qeverisje totalisht të shkëputur nga interesat kriminale e korruptive duke mbështetur integrimin europian, ashtu si dhe forcimin e shtetit ligjor. Në këtë drejtim, kontributi amerikan do të ngelet jetik duke dalë gjithmonë në krah të vlerave euroatlant­ike të vërteta".

 ??  ?? Senatorët e SHBA- ve, gjatë takimit me drejtuesit e PD- së
Senatorët e SHBA- ve, gjatë takimit me drejtuesit e PD- së

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania