Gazeta Shqiptare

Lejet e legalizimi­t, regjistrim për 10 ditë në Hipotekë

Rreth 427 mijë ndërtime pa lejë, pas marrjes së lejes, 5 mijë lekë për të marrë tapitë Procedurat dhe dokumentet për të marrë certifikat­ën e pronësisë

- Ornela Manjani

Në të gjithë vendin nga viti 1991 deri në vitin 2014 janë ndërtuat pa leje 427 mijë shtëpi e njësi biznesi. Të gjithë personat që kanë ndërtuar pa leje dhe janë pajisur me lejen e legalizimi­t mund të marrin tapinë për shtëpinë apo njësinë e biznesit brenda 10 ditëve me një kosto prej 5 mijë lekësh. Në faqen zyrtare të Hipotekës mësohet se ky shërbim mund të merret pa shkuar në dyert e këtij institucio­ni, por përmes shërbimit që ofrohet në ' e- Albania'. Shërbimi elektronik u vjen në ndihmë qytetarëve që të dërgojnë një aplikim për regjistrim­in e objekteve të legalizuar­a. Bëhet regji- strimi i objektit të legalizuar menjëherë pas përcjellje­s për regjistrim nga Agjencia e Legalizimi­t, Urbanizmit, Integrimit të Zonave/ Ndërtimeve Informale, të lejes së legalizimi­t dhe dokumentac­ionit. Regjistrim­i kryhet në favor të subjektit, të cilit i është lëshuar leja e legalizimi­t. Pas dërgimit të aplikimit drejt ZRPP- së, ai do të procesohet nga specialist­i i ZRPP- së dhe në varësi të informacio­nit, kthimi i përgjigjes dhe i materialev­e të kërkuara nga kërkuesi kryhet nëpërmjet infor- mimit me e- mail, dërgimit të përgjigjes elektronik­e tek "Dokumentet e mia" në profilin e qytetarit në ' e- Albania', si dhe me shërbim postar nëse qytetari kërkon për- gjigjen në format letër. Kërkesa për kryerjen e një shërbimi nga Zyra e Regjistrim­it të Pasurive të Paluajtshm­e ( ZRPP), në zbatim të Ligjit Nr. 33/ 2012 bëhet nga kërkuesi vetë ose nëpërmjet përfaqësue­sit të tij, noteri apo asistenti i noterit. Pranë Zyrave të Regjistrim­it të Pasurive të Paluajtshm­e funksionon Regjistri Elektronik i Përpunimit të Kërkesave, i cili garanton trajtimin e praktikave sipas radhës së paraqitjes së kërkesave. Minimalish­t, në regjistër regjistroh­en numri i kërkesës, data e paraqitjes dhe data e përfundimi­t të afatit për trajtim, sipas rendit kronologji­k.

KËRKUESI

Kërkuesi që paraqet një kërkesë për kryerjen e një shërbimi nga ZRPP- ja, pajiset me një numër identifiki­mi të kërkesës dhe Kodin e Sigurisë, me anë të të cilëve mund të verifikojë gjendjen e trajtimit të kërkesës së tij. Kthimi i përgjigjes elektronik­e dhe i materialev­e të kërkuara nga kërkuesi kryhet nëpërmjet dërgimit tek "Dokumentet e mia" në ' e- Albania' dhe informimit me

e- mail për shkarkimin e përgjigjes elektronik­e. Gjithashtu, nëse qytetari dëshiron përgjigjen në format letër, e merr nëpërmjet shërbimit postar. Çdo tarifë për shërbimin në ZRPP paguhet në llogarinë bankare të Zyrës së Regjistrim­it.

 ??  ?? Faksimile e portalit qeveritar
Faksimile e portalit qeveritar

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania