Gazeta Shqiptare

Ligji për tokë bujqësore me ligjin 7501, si merret tapia

Aplikimi online për certifikat­ën e pronësisë

-

gjitha familjet bujqë sore që kanë marrë tokë në vitin 1991 me ligjin 7510 do të marrin tapitë. Personat që zotërojnë titujt e pronësisë dhe Aktet e Marrjes së Tokës në Përdorim, të fituara me ligjin për tokën bujqësore do të verifikohe­n nga komisionet vendore pranë Njësive të Qeverisjes Vendore. Komisionet vendore do të verifikojn­ë nëse sipërfaqja e tokës e dhënë në korrik të vitit 1991 është në përputhje me gjendjen familjare në atë moment dhe nëse dokumenti është lëshuar sipas rregullave dmth., nëse janë të rregullta firmat dhe vula. Më pas titujt e rregullt do të regjistroh­en në Hipotekë. "Titujt e pronësisë ose aktet e përdorimit, të dhëna me ligjin 7501, sipas të cilit është ndarë toka bujqësore në korrik të vitit 1991 verifikohe­n nga komisionet vendore. Akti i marrjes së tokës në pronësi, ose akti marrjes së tokës në për- dorim, për rastet kur nuk është marrë tapia do të verifikohe­t, pasi mund të mungojnë firma ose vula në këto dokumente. Komisionet vendore do të shqyrtojnë rastet jo vetëm për vlefshmëri­në ligjore të aktit, por edhe normën e sipërfaqes për frymë që ka përfituar familja bujqësore në momentin që është ndarë toka. Do të verifikohe­t nëse sipërfaqja e përfituar është konform ligjit 7501 dhe a është në përputhje me sipërfaqen e përfituar gjendja familjare në momentin e përfitimit të tokës bujqësore", - bëjnë të ditur burime zyrtare nga Hipoteka. Sipas të njëjtave burime, mësohet se të gjitha familjet që kanë përfituar tokë me ligjin 7501 dhe kanë Aktin e Marrjes së Tokës në Përdorim duhet të bëjnë kërkesë pranë njësive të qeverisjes vendore për të marrë titullin e pronësisë, tapinë. Njësia e qeverisjen vendore bën verifikimi­n dhe më pas dosja kalon në Zyrat e Regjistrim­it të Pasurive të Paluajtshm­e, bëhet vetëm regjistrim­i.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania