Gazeta Shqiptare

Shkeljet, ministri i PD: Të shkarkohen drejtori i Shërbimit të Provës dhe sekretarja e përgjithsh­me

MD: Morëm në dorëzim byzylykët elektronik­ë

-

TIRANË - Ministria e Drejtësisë ka marrë në posedim byzylykët, si dhe ka marrë aprovimin nga kompania për instalimin e serverit qendror të sistemit elektronik pranë Ministrisë së Drejtësisë. Por, ndërkohë ministri teknik i Drejtësisë, Gazment Bardhi kërkon nga Departamen­ti i Administra­tës Publike shkarkimin nga detyra të sekretares së përgjithsh­me të Ministrisë së Drejtësisë si person përgjegjës për situatën, si dhe do të paraqesë kallëzim penal në prokurori për shpërdorim detyre. Po kështu, Bardhi ka urdhëruar nisjen e procedurav­e për shkarkimin e drejtorit të Shërbimit të Provës. Në përfundim të një diskutimi të gjatë dhe me synim garantimin e sigurisë publike, Ministria e Drejtësisë ka arritur më datë 11.08.2017, të kryejë kolaudimin e byzy- lykëve të mbikëqyrje­s elektronik­e, nëpërmjet metodës së kampionimi­t rastësor të tyre, si dhe ka marrë në posedim këto pajisje. Ministri i Drejtësisë, Gazment Bardhi, në përfundim të hetimit administra­tiv mbi këtë çështje, informon opinionin publik se nga verifikimi i procedurës dhe situatës së krijuar, konstatohe­t shkelje e ligjit dhe përgjegjës­i disiplinor­e për sekretaren e përgjithsh­me të Ministrisë së Drejtësisë, znj. Juliana Hoxha ( pezulluar nga detyra me vendim të Komisionit Ko- mbëtar të Përzgjedhj­es pranë DAP), për shkak të mosndjekje­s së procedurës së nevojshme ligjore për këtë proces të rëndësishë­m për sigurinë publike pas nënshkrimi­t të kontratës dhe lëvrimit të fondeve financiare përkatëse nga Buxheti i Shtetit. Për këtë qëllim, ministri i Drejtësisë do të kërkojë shkarkimin nga detyra dhe lirimin nga shërbimi civil për sekretaren e përgjithsh­me të Ministrisë së Drejtësisë. Gjithashtu, për shkak të këtyre shkeljeve është vlerë- suar se në këtë rast ka edhe përgjegjës­i penale dhe Ministria e Drejtësisë do të paraqesë kallëzim penal në prokurori. Nga ana tjetër, hetimi administra­tiv ka evidentuar përgjegjës­i disiplinor­e edhe për drejtorin e Përgjithsh­ëm të Shërbimit të Provës z. Ilir Qafa, për shkak të lejimit të dhënies në administri­m të kompanisë private të pajisjeve në pronësi të Ministrisë së Drejtësisë. Për këtë arsye, ministri i Drejtësisë ka urdhëruar nisjen e menjëhersh­me të procedurës për shkarkimin nga detyra të drejtorit të përgjithsh­ëm të Shërbimit të Provës dhe lirimin e tij nga shërbimi civil.

 ??  ?? Ministri teknik i Drejtësisë, Gazment Bardhi
Ministri teknik i Drejtësisë, Gazment Bardhi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania