Gazeta Shqiptare

Aksidentoi për vdekje tregtarin, lirohet deputeti i PDIU- së, Aqif Rakipi

Policia: Viktima i preu rrugën deputetit. PD: Po manipulohe­t ngjarja, deputeti mik i Ramës U largua nga vendi i ngjarjes, u dorëzua në polici pas 10 min

-

Deputeti i PDIU- së, Aqif Rakipi ka për plasur dje për vdekje një person në autostradë­n Tiranë- Durrës, në zonën e Vorës. Burime zyrtare nga policia e kryeqyteti­t bënë me dije se deputeti ishte duke udhëtuar drejt Durrësit me automjetin e tij tip "Benz" me targa AA002 CY, kur ka aksidentua­r për vdekje një këmbësor. Bëhet fjalë për 54- vjeçarin Seit Sorra, lindur dhe banues në fshati Kus, Kashar. Mësohet se deputeti është larguar nga vendi i ngjarjes, por 10 minuta pas aksidentit automobili­stik që i mori jetën tregtarit është paraqitur vetë në komisariat­in e policisë nr. 2. Pas kryerjes së veprimeve hetimore paraprake, hetuesit e çështjes sqaruan se viktima i kishte prerë rrugën deputetit të PDIU- së. Nisur nga ky fakt, ai është liruar me urdhër të prokuroris­ë dhe pritet të hetohet në gjendje të lirë. Pas ngjarjes së ndodhur rreth orës 04: 51 të ditës së djeshme ka reaguar Partia Demokratik­e. Përmes një deklarate për shtyp, PD deklaroi se ka dyshime serioze që po manipulohe­n provat dhe vendngjarj­a në favor të deputetit që njihet si mik i kryeminist­ri Rama. Sipas PD- së, Aqif Rakipi ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi kur ka përplasur për vdekje këmbësorin. Nga ana tjetër është kundërpërg­jigjur edhe policia, e cila sqaroi se sapo mori njoftimin për aksidentin, u sigurua vendi i ngjarjes dhe nisën veprimet proceduara­le së bashku me deputetin e PDIU, që drejtonte makinën e përfshirë në aksident. Sipas bluve, largimi nga vendi i ngjarjes i deputetit nuk pengon hetimet. "Pavarësish­t lëvizjes nga vendi i ngjarjes dhe paraqitjes në komisari-

atin e policisë të drejtuesit të automjetit, theksojmë se janë kryer të gjitha veprimet hetimore dhe procedural­e, ekzaminime­t e ndryshme kriminalis­tike, testi i alkoolit ( i cili rezultoi zero) dhe sqarimi i rrethanave të ngjarjes.

NGJARJA

Sipas burimeve policore,

aksidenti ka ndodhur rreth orës 04: 51 në autostradë­n Tiranë- Durrës, në afërsi të mbikalimit të kthesës së Kamzës, përballë me tregun ushqimor. Menjëherë pas sinjalizim­it, blutë kanë shkuar në vendngjarj­e dhe kanë nisur hetimet. Burimet e mësipërme pohuan se ak-

sidenti ka ndodhur për shkak të viktimës Seit Sorra, i cili i ka prerë rrugën makinës së deputetit, tip "Benz" me targa AA002 CY. Mësohet se 54- vjeçari Sorra ka qenë duke udhëtuar nga Durrësi në Tiranë dhe sapo ka zbritur nga një furgon, ka tentuar që të kalojë rrugën jo në mbikalim, por në autostradë, kur është përplasur për vdekje nga makina e deputetit. Viktima, tregtar i zonës, ka ndërruar jetë në vend si pasojë e përplasjes së fortë.

POLICIA

"Menjëherë është nisur patrulla e policisë për të verifikuar informacio­nin, e cila pak minuta më vonë ka konstatuar një person në rrugë pa shenja jete dhe në këto momente, afërsisht në orën 04: 51 minuta, Komisariat­i i Policisë nr. 2 ka njoftuar që në këtë komisariat është paraqitur shtetasi A. R., me automjetin e tij, tip "Mercedes" ( i dëmtuar në pjesën e përparme të tij) i cili deklaroi se ka përplasur një person në autostradë dhe po dorëzohej në komisariat", thuhet në njoftimin e policisë. Gjithashtu, në njoftimin e policisë thuhet se "ndërkohë është formuar grupi hetimor dhe është kërkuar ndërhyrja e prokurorit të gatshëm, por nuk u mundësua lidhja nëpërmjet celularit, të cilin e kishte të fikur. Në këto kushte u kryen veprimet e para hetimore në vendin e ngjarjes dhe gjatë kryerjes së veprimeve, u njoftua prokurori i Rrethit Gjyqësor Tiranë, i cili pasi u informua për rrethanat dhe veprimet e para, kërkoi që krahas ekspertit autoteknik të policisë, të caktoheshi­n edhe dy ekspertë të tjerë autoteknik­ë të jashtëm, me qëllim kryerjen e një ekspertimi autoteknik me grup ekspertësh".

 ??  ?? Makina e aksidentua­r e deputetit
Makina e aksidentua­r e deputetit
 ??  ?? Deputeti i PDIU- së, Aqif Rakipi
Deputeti i PDIU- së, Aqif Rakipi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania