Gazeta Shqiptare

Rrëfimi i Stefan Kagjinit - Kush është inxhinieri që shpiku karburanti­n e reaktivëve "Made in Albania"

Një jetë kushtuar punës: Nga Zagoria, në Akademinë e Aviacionit në Moskë

- Sami Guzina *

Në mbledhjen e muajit maj, kryesia e Sho qatës së Aviatorëve vendosi t'i propozojë Këshillit Bashkiak të Libohovës që t'i akordojë titullin "Nderi i Qytetit", Stefan Kagjinit.

Disa ditë më pas miku i të dyve, Abazi, më sjell CV- në njëfaqëshe dhe propozimin me dëshirën e Stefanit për një kafe.

- Të lutet për një kafe. Seç ka një kërkesë që do të ta thotë vetë.

Dy ditë më pas, një mëngjes fund maji i kisha zënë "pritë" në cepin e pasmë të godinës së Liceut Artistik. Kisha shkuar disa minuta përpara. Nuk e kisha takuar asnjëherë të parin dhe të vetmin akademik të shkencës së aviacionit tonë luftarak ( në fushën e mekanikës), ndaj isha kurioz ta "studioja" pak që pa u takuar.

Abazi, sapo mbërriti më kapi bërrylin; - Ja, po vjen! Dhe nxitoi për ta ndihmuar të kalonte rrugën.

Më zgjati dorën aq miqësisht sikur njiheshim prej vitesh. U çapitëm ngadalë drejt kafenesë. - Ju faleminder­it që më begenisët... Foli ngadalë. Buzët i dridheshin nga pak e qepallat hera- herës përpëlites­hin.

- Ç'thua, inxhinier!? E kam për nder të ulem me ju. Jeni një "monument kulture", - mundohem të bëj shaka, duke i ledhatuar dorën që s'po i zinte vend në tavolinë.

Para meje qëndronte një "monument", jo i kulturës, por i shkencës së Aviacionit tonë. Ishte një monument 87- vjeçar që, domosdo, kishte parë e kishte "ngrënë" shumë në jetë e që ishte anashkalua­r me apo pa "dashje" nga ata që komanduan shkrimin e historisë së Aviacionit shqiptar.

E lanë në hije se akademiku nuk ishte nga ata që u "shkundte" pluhurin komisarëve apo kujtdo qoftë në nomenklatu­rën e ushtrisë. As nuk ia kishte nevojën këtij ' zanati' e as nuk e kishte në karakterin e tij. Ai ishte shkencëtar, shihte punën, teknikën, debatonte me këdo, qoftë ky teknik aeroplani, koleg apo titullar regjimenti, aviacioni a ministrie. Pa komplekse. U merrte mendim për problemet, kërkonte llogari, nuk binte dakord për konformizë­m me askënd. Por pas pune ishte mik me të gjithë. Por me një edukatë e kulturë që i impononte kujtdo vetëm respekt. Kujtdo! Por jo kujtdo! Jo atyre që e donin patjetër një fotografi në tabelën e emulacioni­t, një buzëqeshje nga shefi apo, pse jo, një gradim apo emërim më lart. Këto "virtyte" Stefanit nuk i shkonin as në ëndërr.

Kamerieri, që e njihte si klientin më sqimatar, jo vetëm për moshën, po kujdesej me mjaft përkushtim për të.

Po e vështroja tek zgjati dorën që i dridhej lehtë drejt filxhanit të çajit. Një fisnikëri që i buronte nga sytë, nga balli tashmë i brazduar thellë. "Një plak i bukur", thashë me vete. Këmisha e bardhë, akull e bardhë shkrihej me bardhësinë e flokëve domosdoshm­ërisht të rralluar. Nga mosha e nga jeta. Se puna e tij ishte truri. E truri ndodhej nën ato flokë që me bardhësinë e tyre "elegante" flasin shumë. Pa filluar të flasë unë nxjerr nga çanta bllokun dhe stilolapsi­n. I shtyva mënjanë në tavolinë. Sapo më erdhi mendimi për të shkruar diçka për këtë "plak" që fsheh shumë pasuri në "minierën" e tij.

- I thashë dhe Abazit... Ju faleminder­it juve të Shoqatës që u kujtuat për mua. Të më falni që vitin e kaluar, kur më akorduat "Certifikat­ën e Mirënjohje­s", me rastin e 65- vjetorit të Aviacionit, nuk erdha dot në ceremoni. Isha i pamundur.

Fliste ngadalë, gati duke i rrokëzuar fjalët. Me tepër mirësjellj­e e pak me turp.

- Tani që po më bëni nderin e dytë... eh! Jam dy herë i nderuar. Pse ta fsheh. M'u bë qejfi... megjithëse jam në kilometrat e fundit të jetës, ju më rinuat duke më vlerësuar. Punova gjithë jetën... me ndershmëri e... partishmër­i, si i thoshin dikur. Bëra sa munda e jam i paqtë me ndërgjegje­n time. Kam ikur 14 vjeç nga shtëpia e fshati e kam punuar ku ka pasur nevojë shteti e atdheu, por... nejse! Nuk kam kërkuar kurrë asgjë e s'kam bërë kurrë kërkesa për vete. Ja, sot po jua bëj juve... Nuk dua të jem i nderuari i Libohovës e as i Gjirokastr­ës. Nuk më njeh kush andej. E dua këtë nder në krahinën time, në Zagori. Jam nga Sheperi, fshati i Çajupit tonë. Nuk e di a e kanë nderuar me këtë titull Çajupin, as për të tjerë burra të nderuar të asaj krahine, nuk e di. Por meqenëse po më nderoni, le të jem atje. Megjithëse....( psherëtin thellë, i ngul sytë diku në murin përballë sikur e kërkon të shkruar atje atë që do të më thotë)... megjithëse dhe atje pakkush më njeh tani. Unë ika herët, kalama. Dhe të tjerët pas meje. Këtyre viteve të hallakatur­a janë turrur të gjithë tatëpjetë... fushave, në Gjirokastë­r a Greqi. E ç'të bënin më atje?! Pa ujë... Aq pranë qiellit e gjithë kohën me sytë nga qielli. E uji ishte atje, dy hapa larg, nën mal. Disa km tubacione duheshin për të ngjallur një krahinë të tërë, më të bukurën në Shqipëri. Ngjalleshi­n njerëzit, fushat e bagëtia. Por më kanë thënë, se unë kam vite pa u ngjitur andej, nga vitet që mbaj në kurriz, më thanë se paska investuar një kompani gjermane e ka sjellë ujin. Hallall! E pra atje dua të nderohem. Të paktën kanë mbetur malet, aroma e sherebelës dhe e çajit, kanë mbetur ca strehëza të pashembura e sokakët ku kam lozur me shokët.... kanë mbetur varret e të parëve të mi. Ja, këtë kisha.

U mbush me frymë sikur sapo i kish ngjitur ato të përpjeta, deri lart nën qiell, që quhet Zagori. Atij fshati që i pati kënduar Çajupi e që i di përmendësh çdo fëmijë.

Zgjati shumë ky ligjërim i përvuajtur. Më drejtohej mua por e kishte me të tjerë. E kishte me jetën. Aq shumë nuk besoj të ketë folur kurrë. As në mbledhjet e dikurshme të kolektivit apo të organizatë­s së partisë. E pashë që fshiu sytë e përlotur. Pa i fshehur. Një burrë dinjitoz nuk ka turp as të përlotet para kujtimeve. Para jetës së tij. Një jetë që do ia kishte zili kushdo. Jeta e inxhinieri­t të vetëm mekanik me diplomën e studimeve gjashtë e kusur vite në Akademinë e Moskës, drejtoi punë të rëndësishm­e, uzina e institucio­ne sh- kencore, shpiku karburanti­n "Made in Albania" për aeroplanët reaktivë që në vitin 1961, duke i kursyer Atdheut ( arkës së shtetit) të tij miliona e miliona dollarë për 50 vitet në vazhdim.

E si të mos përlotet ky gjigant, kur për të nuk u shkrua dy gisht në gazetat e kohës, një fotografi në tabelat e emulacioni­t, një falënderim para kolektivit... asgjë!

Në kooperativ­ën matanë rrugës një shofer bëri një "shpikje", ashtu partizançe, për të kursyer 2- 3 litra naftë, e buçitën radiot, vërshuan gazetarët e brenda muajit gdhiu "HERO I PUNËS SOCIALISTE".

- Po mirë o mirë! Dhe për këta duhej folur, por dhe juve ju takonte. Pse?

- Nuk e di. Mbase unë isha ndryshe. Nuk dija t'u servilizoh­esha, t'u vija para e pas "shefave", përkundraz­i, debatoja me ta për t'u bërë puna më mirë... - Ndonjë "kleçkë" në biografi... Edhe po, edhe jo! Si familje e fis ishim të ndershëm, dhe luftën e ndihmuam sa mundëm. E kisha një kushëri ( të tretë) me mbiemrin tim. Si kuadër i lartë i kohës mori pjesë në atë "Konferencë­n e famshme" të Tiranës, viti 1956. Doli dhe ai kundër vijës... Që të nesërmen e shkarkuan nga detyrat e Partisë e në 1961- in e futën në burg. Në fakt mua nuk ma përmendën kurrë, pse të them kot, por ndoshta dhe dosja ime... në fakt nuk u dhashë shkak asnjëherë, përkundraz­i...

- Po pse atëherë ky "izolim" i juaji? Mbase dhe ju e tepronit ( desha ta ngacmoja)...

- Jo, kurrë! Ja, më njeh Abazi ( Velçani). Kemi punuar bashkë në uzinë. Më njohin qindra të tjerë. Kurrë nuk e kam ngritur zërin, s'kam sharë njeri. Thashë, kemi debatuar. Unë nuk njihja shoqëri në punë. Kishte dhe qejfmbetje, si kudo. Se i kërkoja llogari teknikut apo inxhinieri­t të bazës; - Ngrihet burri i botës në ajër nga puna jote. Ndaj duhet cilësi, siguri, shkencë e jo... oburra! Ja, m'u kujtua Niko Hoxha. Pilot e komandant si ai s'ka pasur, por shpesh nuk respektont­e rregullat teknike. Donte me çdo kusht vetëm të fluturonte. Ai ishte i çmendur pas qiellit. Si atë ditë që do të provohej vajguri ynë. Ai e kishte marrë përsipër fluturimin eksperimen­tal. Ne punuam tre muaj. Ishim grup inxhinierë­sh, unë nga aviacioni, një kimist, Koço Pepa dhe një i naftës, Petrika Ballauri. Ishte punë me përgjegjës­i. Bëmë mjaft eksperimen­te me pompat e naftës së avionëve. Debatuam, studiuam literaturë ruse. Ditën e natën. Unë kisha një studim të një inxhinieri sovjetik për uljen e nivelit të squfurit në karburant deri në 0,01%. Dhe ia arritëm. Gjithë komanda e Aviacionit aty. Vetë Arif Hasko, atëhere Komandant i Mbrojtjes K/ Ajrore qëndroi një javë me ne, pa lëvizur nga laboratori. Komandant Nikon nuk e zinte vendi, donte të ngrihej sa më shpejt në ajër. Ai s'pyeste për rreziqe e për rregulla. Për veten e tij, flas. Se për të tjerët, kryesisht më të rinjtë, kërkonte zbatim të rregullave të fluturimit deri në perfeksion. Ah, po! E more' komandanti me mustaqe.... Vinte te ne çdo 23 orë; - Hë, mbaruat? Akoma me ato epruveta? Kur të kthehem, e dua avionin në pistë...

Unë nuk nxitohesha. Firma e fundit do të ishte e imja. Atë ditë që Niko Hoxha u shkëput nga pista e turbinat buçisnin ëmbël, kam derdhur lot. Nuk ta fsheh. Jo nga lavdia ime. Ja, plaça! Ore... Atdheu fitonte thasë me dollarë. Pilotët tanë do ngriheshin në ajër... se ishte bllokuar karburanti i tyre nga rusët. E pra ishte një sukses. Më dukej vetja në teatrin "Balshoi" të Moskës e dëgjoja një orkestër simfonike. Pse ta fsheh, u ndjeva dhe krenar se kisha arritur diçka edhe unë. Fundja, nuk më kishin dërguar gjithë ato vite nëpër shkolla e Akademi për sytë e bukur. Ja, për këtë i duhesha Atdheut. Për këtë punë, po themi, vite më pas, në 1973- in përgatita dhe një studim prej 30 faqesh për titullin "Kandidat i shkencave". Më ishin qepur mjaft kolegë... dhe e bëra temën, por i vunë gurë nën rrota. Dikujt nuk i pëlqente që unë do të isha i vetmi me titull të tillë në Aviacion. Histori e gjatë kjo. ( Dhe fshin syzet ngadalë duke vështruar filxhanin e çajit sikur të ishte "filxhani i kafesë" ku ishin thurur ato intrigat "alla shqiptare").

- Inxhinier Stefani! Sapo vendosa të shkruaj diçka për ju në gazetë. Në fillim të shtatorit mbushni 87 vjeç. Le të jetë një urim nga unë dhe Shoqata e Aviatorëve për ditëlindje­n tuaj. Jua lexova CV- në e shkurtër. Shumë të shkurtër. Përtej thjeshtësi­së suaj nga një faqe jetëshkrim për jetën dhe punën e një kuadri si ju, fshihen dhe tregohen shumë gjëra. Në periudhën e mbretërisë kaluat fëmijërinë, gjatë luftës mbaruat shkollimin fillestar, pastaj...

Ai ngriti kokën ngadalë drejt meje. Eh, pleqtë! ( ku po futem dhe unë ngadalë) Janë si fëmijët. Lumturohen kaq shpejt, me një dhuratë a një lodër të thjeshtë. Dhe e shfaqin në mënyrën më të sinqertë. Sidomos ata që nuk janë mësuar me të tilla dhurata në jetë.

- Pra, që 14 vjeç zbritët tatëpjetë Zagorisë për të vazhduar për 4 vjet shkollën për topograf në Tiranë. Në ' 43- shin erdhët në Gjirokastë­r ku dhe u përfshitë, si të gjithë të rinjtë e kohës, me lëvizjen antifashis­te, ashtu ilegalçe.

Fill pas Çlirimit, në tetor të ' 45- ës deri në dhjetor të ' 47- ës përfunduat shkollën e Aviacionit për teknik aeroplani në ish- Bashkimin Sovjetik. Po më pas?

- U kthyem në Atdhe, ne teknikët dhe pilotët që mbaruan së bashku me ne.... Por Shqipëria nuk kishte as aeroplanë e as aviacion. Ne teknikët në fillim të 1948- ës na dërguan në Jugosllavi ( Vojvodinë) për të punuar me rrogë si teknik- katërshe. Kjo punë zgjati vetëm një vit, se u prishëm politikish­t me Jugosllavi­në. U rikthyem, e pa u çmallur me familjet na nisën në Bashkimin Sovjetik. Tashmë bashkë me pilotët. Në Harkov, në përbërje të një regjimenti sovjetik u krijua dhe një skuadrilje me pilotë e teknikë shqiptarës­h. Edhe këtu me rrogë. Skuadrilja jonë komandohej nga Areteo Konomi. Kujtoj disa kolegë; Qirjako Trebicka, Daut Gurabardhi, Kadri Zela.... Punonim e fluturonim si të barabartë me sovjetikët. Trajtimi dhe pagat të njëllojta. Teknikët, p. sh. paguheshin 800 rubla në muaj, kurse pilotët 1200 rubla. Vazhduam deri në fund të 1950- ës.

- Për humor, ju që atëherë paskeni punuar si refugjatë nëpër botë... ( qesh me sinqeritet­in e atij njeriu që ta vendos zemrën në tavolinë).

- Po, tamam, si të thuash. Madje punuam në profesioni­n tonë, të trajtuar shumë mirë nga të dyja palët e duke përfituar mjaft përvojë, që na u desh kur u krijua aviacioni ynë në prill të vitit 1951.

- E pra, pa u krijuar aviacioni, që në fillim të këtij viti Ju u përzgjodhë­t për të studiuar në Moskë. As më shumë e as më pak por në Akademinë e inxhinieri­së së Aviacionit "Zhukovski".

- Ah, se mos harroj. Tani m'u kujtua, kur shkuam në Bashkimin Sovjetik në 1945- ën kishte studentë nga gjithë vendet ish- socialiste të kohës ( Europa Qendrore e Ballkani). Nga Jugosllavi­a e atëhershme ishte dhe një djalë me emrin Ljubomir Kavaja. E kujtoj dhe tani. Djalë i shkathët që fliste veç sllavishte­s e rusishtes dhe shqip. Atë e kishim përkthyes në fillim. Ta përmenda këtë fakt se më pas më mbeti peng pse nuk e pyeta kurrë; çne ai me këtë mbiemër safi shqiptar e shqipfolës thuajse si ne, e me emrin Ljubomir( Paqedashës- Paqësor). Nuk ia mësova origjinën.

Tani... e lamë tek Akademia.... Unë shkova në fillim të 1951- it. Isha i vetmi nga sektori teknik. Më pas, në mos gabohem, në 1954- ën shkuan dhe

 ??  ?? Kuçovë, 1969 ( i treti nga e majta)
Kuçovë, 1969 ( i treti nga e majta)
 ??  ?? Inxhinieri Stefan Kagjini
Inxhinieri Stefan Kagjini
 ??  ?? Në Bashkimin Sovjetik, 1948 ( i pari majtas, lart)
Në Bashkimin Sovjetik, 1948 ( i pari majtas, lart)

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania