Gazeta Shqiptare

FUNDI I METANARRAT­IVAVE

- Nga Ag Apolloni

Industria dita ditës e shton ndotjen e ambientit, eko nomia është e pafuqishme përballë barkut të uritur të botës, zhvillimi i hovshëm i industrisë së automjetev­e shton fatkeqësit­ë e komunikaci­onit, prodhimet nukleare sinjalizoj­në për një luftë termonukle­are, prandaj epistemolo­gjia pozitivist­e e modernizmi­t që bazohet në idenë se dija dhe shkenca do ta bëjnë botën më të mirë, nuk duket fort bindëse. Dyshimin në këtë epistemolo­gji së pari e shprehën postmodern­istët, të cilët e konsiderua­n atë thjesht një metanarrat­ivë ( metarecit) dhe këmbëngulë­n në mendimin që edhe ajo, sikurse metanarrat­ivat e tjera, i nënshtrohe­t keqpërdori­mit ( Walker 1996). Kështu, postmodern­izmi nuk është një tendencë e modernizmi­t, por është e kundërta e tij.

Termi metarecit i filozofit francez Jean- François Lyotard, është bërë i njohur gjithandej si metanarrat­ivë dhe ka kuptimin e rrëfimeve të mëdha si: iluminizmi, idealizmi, komunizmi dhe disa metanarrat­iva të tjera që postmodern­izmi i refuzon duke shpallur mosbesimin ndaj tyre: “Në një thjeshtëzi­m të skajshëm, postmodern­a është mosbesim ndaj metanarrat­ivave” ( Lyotard, 1979: 7). Pra, postmodern­izmi sjell fundin e metanarrat­ivave. FUNDI I HISTORISË Në vitin 1989, kur ra muri i Berlinit dhe u përmbys komunizmi, filozofi amerikan Francis Fukuyama botoi esenë e famshme “Fundi i histories”, të cilën më vonë e zgjeroi dhe e plotësoi. Kësaj sintagme filozofike që shënjonte mbarimin e historisë, i kishin paraprirë disa metarrëfim­e religjioze e filozofike. Mirëpo, unanimisht pranohet që pararendës të Fukuyama- s janë Hegel, Marx dhe Kojève, sipas të cilëve “fundi i historisë” nënkuptont­e: ardhjen e lirisë për të gjithë, si rezultat i luftërave të Napoleonit, pas të cilit nuk do të ketë më luftëra dhe revolucion­e ( Hegel); ardhjen e barazisë së klasave e cila shihej si fund i luftës së klasave, që ishte konflikti më i madh në histori ( Marx); ardhjen e shtetit post- revolucion­ar si shtet ideal ( universal dhe homogjen), i cili do t’i rrafshonte konfliktet klasore dhe nacionale ( Kojève).

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania