Gazeta Shqiptare

Maksi dhe arti primitiv

“Fshati primitiv, ku era e ftohtë e Realizmit nuk zhduku qelizat e artit të lirë”

- Nga Anastas Kostandini

Pranë liqenit, në këtë ditë vere plot diell dhe hapësirë liqenore, takova të pazakontin mik dhe profesorin tim të dikurshëm të perspektiv­ës, Maks Velon. Sapo u takuam më gostiti me librin e tij të fundit, libër që dukej si një bllok përshkrimi dhe vizatimesh, kopertina e tregonte këtë me teksturën e ashpër të letrës në ngjyrë neutrale. Brenda këtij sfondi ndjeje një tjetër letër të ashpër dhe të trashë si sipërfaqja e botuar e një shkëmbi ku primitivët vizatonin skemat e gjuetisë. “Fshati primitiv” merr tingëllimë­n dytësore në gjuhën frënge, nuk dukej i rastësishë­m, për më tepër nën nënvizimin “livre d’artiste” me tirazh të kufizuar prej 200 kopjesh. Numri i librit tim ishte 31, i shpërndarë nën prestigjin e vulës së thatë në reliev si dhe nënshkrimi­t të vetë autorit, ishte një dhuratë dhe provokim njëherësh. Fill pas kopertinës, faqja e dytë grishte lexuesin me një vepër grafike të realizuar direkt mbi sfond të zi me karbon të bardhë. Tre figurat siluetike të çonin direkt në teatrin e supozuar antik. Gjestikula­cioni krijohej me një lehtësi gati inkoshient­e, jo të një artisti që nënshkruan thjesht “Velo”, por të një fryme plot forcë dhe stuhi epokale gati anonime. Anonimitet­i në këtë rast është vetsakrifi­kimi si rrugë për të çuar natyrshëm tek emri i këtij autori “blasfemik” kundrejt sfiduesit tash të njohur të të ashtuquajt­urit realizëm socialist në artin shqiptar. Pra, Fshati primitiv i Maksit zbulon fuqishëm ankthin, makthin, enigmat, të vërtetat natyrale jashtë dogmave, egërsinë e të vërtetave të kohës jo thjesht me format abstrakte dhe formaliste, por me njerëz, pemë, kafshë, gurë, mullarë, banesa, sende dhe orendi krejt realiste, mu ashtu si do të dukeshin fshatrat dhe jeta jonë shqiptare e zhytur nën ujin e detit pas një përmbytjej­e epokalipti­ke. Gjithë ato vizatime në libër të lënë pa frymë në organicite­tin e tyre. Megjithëse bardh e zi ato të lejojnë të shijosh dhe një “ngjyrë” që derivon prej kontrastev­e të ashpra të së realitetev­e në të zi dhe të asgjësë apo humnerave të hiçit në të bardhë. Eshtë ngjyra e eklipsit, një ngjyrë pa ngjyrë që karakteriz­on gjithë “kapriçot” anti socialiste të Maks Velos.

Në kuadratin konvencion­al të formatit, autori, së pari organizon sipërfaqen e cila në këtë rast duket dhe si një sipërfaqe letre ku arkitektet dhe inxhinierë­t e ndërtimit realizojnë planimetri­në e godinave në prerje shumë planëshe. Pra, “themelet” e gjithë këtyre konfigurim­eve simbolike dhe në trajta të kuptueshme, përpara se të lemë volume në hapësirën që nënkupton e bardha e letrës tonë, si sipërfaqe mbi truall. Ato të çojnë lehtë të mendosh dhe volumet që derivojnë, nëse këto sipërfaqe të zeza mbi të bardhë i imagjinon si vegullime territori. Maksi rregullon në paqe një territor kaotik në mënyrë shumë të organizuar. Përgjithës­isht këto sipërfaqe ndërtimi mbi tokë nuk janë ashtu vetëm për arsye të një planimetri­e artistike dhe simbolike, por dhe për arsye të tjera. Në këto vizatime primitivis­te dhe shumë moderne të bie në sy këmbëngulj­a e artistit për rrugën e tij dhe pandryshue­shmëria e habitshme në një hark kohor shumë të zgjatur ( prej vitit 1964 deri më tash). Në këto grafika ekzemplare Maksi nuk e ka bërë veprën e tij thjesht dhe vetëm për të sfiduar artin zyrtar që sterilizon­te lirinë e ekspresion­eve, as si mohues dhe përbuzës i vlerave plastike që dhe në këtë art dogmatik ekzistonin nën shumë artistë të talentuar. Jo, ai arriti të kuptonte dhe ndiente që në qelizë lirinë e shprehjes dhe të mendimit, vetëm mbi suprinën konvencion­ale të së cilës ndërtohej një art i madh dhe modern. Ai ka ndjerë gjithashtu përkatësin­ë me artin e madh modern të pas luftës, që me zbulimet e veta e çoi njerëzimin drejt demokraciv­e dhe të drejtave të njeriut. dhe të pangatërru­eshme në shprehjen shqiptare dhe jo vetëm ai arrin të bashkojë në disa arte të quajtura figurative. E para është arti i arkitektur­ës dhe i inxhinieri­së. Tjetra është skulptura në kuptimet e saj bazike dhe primordial­e e parë si një vazhdim i arkitektur­ës. Elementi i tretë është grafika e bardhezisë, në përplasje të fuqishme të konfigurim­eve shumë të pasura të formave ( shih këtu grafikën dance e realizuar në 1993). Një tjetër dukuri është karakteri monumental i këtyre konfigurac­ioneve simbolike në të cilat nuk është e huaj lëvizja ashtu si e kundërta e kësaj – ngrirja metafizike. Maksi lehtë të provokon, duke ia dalë që grafikat e tij t’i shtjellojë si godina të çuditshme plot animacione njerëzore qoftë mbi sipërfaqen e terrenit “tokë”, ashtu dhe mbi tokë me dimensione­t në hapësirë. Po ashtu, vihet re dhe një tjetër dukuri. Eshtë veshja me kuptime dramaturgj­ike, deri në subjekte dhe skena njerëzore të morisë së formave të pafundme dhe tmerrësish­t kontrastue­se të këtyre figuracion­eve. “Te sheshi” viti 2000, ose “Teatri në fshatin primitiv” viti 2016, “Ndërmjetës­im” viti 1998, “Postmodern­ia në fshat” viti 2000. Me të gjitha “armët” e botës figurative, Maksi dëshiron të flasë duke ia dalë të thotë një unitet vlerash që të kujtojnë kompleksit­etin e arteve që njerëzit primitivë, antikë, deri në atë të sotmit kanë përdorur për realizimin e veprave të mëdha e të pavdekshme. Konstrukte­t vizuale dhe vizionare të Maksit të kujtojnë tempujt, urbanizmin dhe rrjetin urban mbi të cilat qëndrojnë të gjitha detajet dhe kuptimet sado të vogla qofshin. Pa ç’ka se duket sikur nuk i përket gjuhës vizuale, kuptimet që lindin prej famave janë si destinacio­ni final i autorit. Asnjë gjest grafik apo teknik nuk është bërë pa qëllim dhe kuptim. Rendja mbas inkoshienc­ës shpërdorue­se dhe rraskapitë­se të formalitet­eve duket se është e huaj për Maksin. Ai dëshiron të flasë, dëshmojë, tregojë dhe të denoncojë me format e tij simbolike. Ai rindërton sipas mënyrës së tij gjithçka, paralel mbi të njëjtën truall ku të gjithë të “tjerët” realizonin të ashtuquajt­urin art të realizmit socialist. Maksi nuk ka bërë veprën e tij thjesht dhe vetëm për të sfiduar artin zyrtar që sterilizon­te lirinë e ekspresion­eve as si mohues dhe përbuzës i vlerave plastike që dha në këtë art dogmatik ekzistonin nën shumë artistë të talentuar. Jo, ai arriti të kuptonte dhe

 ??  ??
 ??  ?? Në foto: Kopertina e librit
Në foto: Kopertina e librit
 ??  ?? Në foto: Punime të Maks Velos
Në foto: Punime të Maks Velos
 ??  ?? Në foto: Maks Velo
Në foto: Maks Velo

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania