Gazeta Shqiptare

… nga numri i shkuar

-

“Milosao” e këtij numri ishte relativish­t e mirë. Tema kryesore iu la një dokumenti të hershëm sa i përket ndarjes dhe politikës që do ndiqej me shkrimtarë­t. Nuk besojmë që ishte shtjelluar shumë mirë, por gjithsesi autori është munduar të sjellë më të mirën. Fabula ishte ngritur mbi një dokument që është ruajtur në arkivin personal të Dhimitër Shuteriqit, ish- kryetar i Lidhjes së Shkrimtarë­ve, një nga drejtuesit kryesor të grupit për kodifikimi­n e metodës së Realizimit Socialist në Shqipëri. “ qenë zyrtar i lartë i Partisë Komuniste dhe më vonë ka punuar në fushën e diplomacis­ë”, shpjegon autori. Në fakt mungonte pak koncepti kohor kur është shkruar dhe të gjithë rrethanat, por duhet të vlerësojmë autorin për përpjekjen e tij.

Profesori mjek Pandeli Çina na kish sjellë përkthimin e poetes së tij të preferuar Shimborskë­s, me një kujdes gati të ndjerë, por që gjithsesi kërkonin dhe pak më shumë ndjesi për t’iu afruar teknikave të saj poetike. Në këtë numër kishim mike edhe një shkrimtare boshnjake, që redaktori, i ngulur pak si tepër në punët e tij, nuk mundi ta takonte për të ndarë më shumë gjëra. Ajo ishte e ftuara e Shtëpisë Rezidencia­le “Poeteka”. Në të shkuarën dhe sot Jasna Shamiç ka bashkëpunu­ar me revista letrare të njohura në rajonin tonë dhe në Europë, ka marrë pjesë në konferenca ndërkombët­are në shumë qendra studimore të botës dhe ka dhënë leksione në mjaft universite­te të ishJugosll­avisë dhe Europës. Jasna Shamiç është

Pedhe Drejtoresh­ë e Knjizevna sehara për shqyrtimet letrare. Si autore e shumë librave ( poezi, romane,) ajo ka botuar në gjuhën frënge dhe në gjuhën boshnjake. Shkruan gjithashtu edhe filozofi dhe ese.

Ndërkohë që redaktori la vend edhe për përkthyese­n Myzejen Shapllo dhe shënimeve të udhëtimit. Autorja, ishstudent­e në Rusi, na erdhi me shënime udhëtimi nga vendi me të cilin është i dashuruar. Nuk kam për qëllim të tregoj të gjitha çfarë pashë gjatë kësaj vizite të shkurtër, sepse është e pamundur të mbahen mend, por do desha t’ju tregoja sa kishte ndryshuar vendi ku unë kalova vitet e rinisë, ku u rrita si moshë dhe si njeri, ku mora kulturë dhe drejtim në jetë, shprehet ajo me shumë empati... Në fakt, mund të na kishte dhënë pak më shumë, po të ishte më e dhënë në këtë zhanër por dhe pak më spontane, por gjithsesi mbetet zgjidhja e saj. Gjithsesi, mund të thuhet se numri ishte i mirë. Layout punoi thjesht dhe qartë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania