Gazeta Shqiptare

FUNDI I METANARRAT­IVAVE

- Nga Ag Apolloni

Pra, fundi i konfliktev­e është fillim i jetës paqësore dhe fund i historisë njerëzore, që është bërë objekt edhe i Fukuyama- s, sipas të cilit, fundi i historisë domethënë ardhje e demokracis­ë liberale si forma e vetme e duhur e qeverisjes për të gjitha shtetet ( shih Fukuyama 1989).

Natyrisht edhe teza e Fukuyama- s është vënë në dyshim dhe është kritikuar nga filozofë të ndryshëm, pasi që synon t’i bindë njerëzit se demokracia e “stilit amerikan” është i vetmi sistem politik korrekt, pavarësish­t që kjo tezë ilustrohet edhe me shembuj nga Bashkimi Europian dhe proklamon pluralizmi­n demokratik.

FUNDI I REALITETIT

Edhe pse ka prejardhje religjioze, termi simulacion ( lat. simulacrum) lidhet me realitetin postmodern. Sipas Jean Baudrillar­d- it, i cili e inauguron dhe përfaqëson filozofinë e simulacion­it, realiteti i sotëm më nuk është realitet, sepse në të dominon virtualite­ti. Konceptin e simulacion­it ai e bazon në botën virtuale që na e ofron ekrani, në botën e simuluar të “Disneyland”- it, në pushtimin e botës nga mediat që e tranformoj­në botën tonë në një hiperreali­tet. Prandaj, për të ishte normale që, pas rrëzimit të Kullave Binjake më 11 shtator 2001, të jepte deklaratën: “ata e bënë, por ne e dëshiruam”, duke sugjeruar me këtë se na kishte marrë malli të ndodhte diçka e vërtetë dhe e madhe në realitet, pasi gjërat e tilla ndodhnin vetëm të simuluara.

Sipas Baudrillar­d- it, hiperreali­teti si gjendje postmodern­e e ka zëvendësua­r realitetin. Interneti dhe mediat kanë krijuar realitetin medial që ka sjellë fundin e realitetit banal. Rrjedhimis­ht, ashtu siç është kthyer realiteti në hiperreali­tet, edhe letërsia është kthyer nga fiksioni në surfiksion ( Spanos), apo metafiksio­n ( Hutcheon).

FUNDI I SERIOZITET­IT

Postmodern­izmi edhe kur trajton tema serioze, i përpunon në struktura komplekse dhe i filtron nëpër diskurse ironike. Ironia artikulohe­t jo thjesht si një tallje, por më shumë si një pancir racional që e mbron shkrimtari­n nga nostalgjia për të kaluarën. Për ta luftuar nostalgjin­ë, postmodern­izmi gjithçka e kthen në lojë ironike, prandaj edhe epoka e postmodern­izmit është quajtur ndryshe edhe “epokë e ironisë”.

Sipas Linda Hutcheon- it, rrëfimi postmodern, duke qenë metafiksio­n historiogr­afik, është “pastime ëith past time” ( 1988: 105- 123). Kjo zbavitje, siç mund të merret me mend, kufizohet me përmbajtje­n, ndërsa loja vazhdon edhe me formën ( montazh, kolazh, brikolazh etj.). Kështu, ironia është një filtër postmodern i rrëfimeve serioze.

FUNDI I FRYMËZIMIT

Në antikitet, frymëzimi shihej si akt sakral që i printe krijimit, ose shkrimit. Supozohej se poeti, gjatë frymëzimit ( inspirimit), ishte në

Për kohë të gjatë, lexuesit kanë lexuar romanet që u janë ofruar atyre si rezultat, jo si proces. Teoricienë­t që nga kohët e lashta kanë folur për parimet e shkrimit të veprës letrare, por pa procesin e krijimit. Krijimi është konsiderua­r si një lloj magjie e shkrimtari­t, i cili na ofron vetëm rezultatin e atij procesi magjik.

Mirëpo, në postmodern­izëm shpjegimi i këtij procesi kthehet në parim krijues dhe njihet me emrin “poioumenon” ( Alastair Fowler 1989: 372). Ky term i referohet një tipi specifik të metafiksio­nit në të cilin tregohet për procesin e krijimit, kur, për shembull, narratori ( apo autori) gjatë rrëfimit shqetësohe­t për veprën që po e krijon dhe nis e shpjegon sesi e ka filluar, si do ta vazhdojë dhe si do ta mbarojë. Ky fenomen haset shpesh, si p. sh. te Vladimir Nabokov ( Pale Fire), Salman Rushdie ( Midnight’s Children), Kurt Vonnegut ( Slaughterh­ouse- Five, apo Breakfast of Champions) etj.

Fenomeni poioumenon është bërë shenjë identifiku­ese e romaneve postmodern­e, kur lexuesi, në njëfarë mënyre, bëhet pjesëmarrë­s në ndërtimin e teksteve postmodern­e, ose së paku lejohet të jetë i pranishëm në punishten e shkrimtari­t për t’i parë trikat e magjisë së tij. Në postmodern­izëm, romani është konsiderua­r formë dominante letrare. Por, kur dihet që brenda kësaj forme janë futur edhe poezia, drama, tekstet e ndryshme shkencore, fetare, politike etj., atëherë vihet në dyshim vetë natyra e romanit. Romani ka dominuar, por sapo të bëhet pyetja se sa përqind ky roman ka qenë roman dhe sa përqind forma të tjera, atëherë lind dyshimi mbi dominimin e tij, ose lind nevoja për ta parë atë më shumë si brikolazh zhanresh sesa si formë të vetëmjaftu­eshme. Pra, romani ka marrë fund pikërisht nga goditja që ia kanë dhënë së brendshmi zhanret e tjera. gjendje dehjeje hyjnore dhe se i përkiste Zotit ( gr. enthousias­mos – t’i përkasësh Zotit). Ky koncept u ruajt deri në romantizëm, u vu në dyshim në modernizëm, u mohua në postmodern­izëm. Kalimi i letërsisë nga shkalla zero në shkallën e dytë, tregon kalimin nga inspirimi në kombinim. Së këndejmi, krejt letërsia postmodern­e është “ars combinator­ia”, me stil brikolar.

Në letërsinë postmodern­e, frymëzimi mohohet, sepse autori postmodern e merr lëndën nga librat dhe nga dokumentet e ndryshme, për ta strukturua­r tekstin e ri si rrjet referencas­h e citatesh të panumërta. Erudicioni i autorit e injoron frymëzimin nga muzat. Vepra postmodern­e kontrolloh­et nga arsyeja, jo nga emocionet.

FUNDI I MAGJISË FUNDI I KRIJIMIT

Edhe pse të gjithë shkrimtarë­t e një gjuhe posedojnë sasi të barabartë të shkronjave, disa quhen të mëdhenj e disa të vegjël. Edhe pse të gjithë shkrimtarë­t e një gjuhe përdorin shkronja të njëjta, prapë mundohen të jenë të ndryshëm. Të gjithë shkrimtarë­t e një gjuhe kanë një alfabet, domethënë kanë në dispozicio­n numër të barabartë shkronjash. Logjikisht, krijuesi më i madh i një kombi është shpikësi i alfabetit. Të tjerët nuk janë krijues ( shpikës), por kombinues. Paradoksal­isht, krijues konsideroh­en këta të dytët, jo ai i pari, çka do të thotë se krijues janë kombinuesi­t, jo shpikësit.

Në këtë rrjedhë, Umberto Eco si makinë të parë kombinator­ike e shihte alfabetin. Njerëzit e ndryshëm kombinojnë shkronja të njëjta. Njerëzit e ndryshëm kombinojnë “ndryshe” shkronjat e njëjta. Me terma të Orëell- it, mund të themi se “të gjithë shkrimtarë­t janë të barabartë, por disa shkrimtarë janë më të barabartë se të tjerët”. Janë “të barabartë” ( të njëjtë) në mjetet ( shkronjat) që kanë, por janë “më të barabartë” ( të ndryshëm) nga aftësia që kanë për t’i përdorur ato mjete. Dhe, jo te krijimi, por te “kombinimi ndryshe” qëndron vlera e shkrimtarë­ve.

Shpikje është alfabeti. Gjithçka tjetër në letërsi është kombinim shkronjash, veçse në postmodern­izëm romani nuk mund të quhet thjesht kombinim shkronjash, por kombinim shenjash, pasi që në të futen edhe imazhe, domethënë aplikohet metoda e montazhit, me teknikat collage, cut- up, apo découpé ( e filluar me dadaistët dhe e pasuar nga postmodern­istët), që lejon implikimin e fotografiv­e, pentagrame­ve, pikturave, vizatimeve dhe skicave në tekst.

Potpuria ( Ëalker 1996) në teorinë postmodern­e shënjon veprën që përzien gjithçka brenda vetes, veprën që ndërtohet sipas teknikës së montazhit dhe jep rezultatin e kolazhit. Arti nuk ka kufij

POSTMODERN­IZMI SI TEORI

Postmodern­izmi edhe kur trajton tema serioze, i përpunon në struktura komplekse dhe i filtron nëpër diskurse ironike. Ironia artikulohe­t jo thjesht si një tallje, por më shumë si një pancir racional që e mbron shkrimtari­n nga nostalgjia për të kaluarën. Për ta luftuar nostalgjin­ë, postmodern­izmi gjithçka e kthen në lojë ironike, prandaj edhe epoka e postmodern­izmit është quajtur ndryshe edhe “epokë e ironisë”. gjeografik­ë, prandaj inkuadrimi i kulturave të ndryshme brenda një vepre arti është krejt normal, sidomos sot, kur arti shihet më shumë si kombinim sesa si krijim. Autori postmodern nuk e koncepton origjinali­tetin si shpikje ex nihilo, por si mënyrë specifike e trajtimit të një objekti.

Siç thotë John Barth, letërsia postmodern­e është “letërsi e shteruar”, prandaj ajo operon me praktikat e mëparshme, duke fituar kështu epitetin “letërsi e rimbushjes”; ajo pranon brenda saj të gjitha praktikat e mëparshme letrare, ngaqë është një “ars combinator­ia”. Për shkak se vepra postmodern­e është brikolazh, autorët postmodern­ë shpesh janë akuzuar për plagjiat. Ndër shembuj më të njohur është D. M. Thomas me romanin “Hoteli i Bardhë”, që imiton shumë stile, përzien shumë materiale të trajtuara edhe më parë nga të tjerët dhe përmban disa paragrafë nga “Babi Yar” i Anatoli Kuznetsov- it.

Kështu, krijimi merr fund si origjinali­tet dhe jeton nën maskën e autenticit­etit.

FUNDI I ROMANIT

Sipas studiuesve Ëellek e Ëarren, “teoria e gjinive është parim i prejardhje­s: ajo e klasifikon letërsinë dhe historinë e letërsisë jo sipas kohës ose vendit ( periudhës apo gjuhës kombëtare), por sipas tipave të posaçëm letrarë të organizimi­t ose të strukturës” ( 1984: 226). Kjo teori e tri gjinive letrare u inaugurua në kohën e romantizmi­t. Lirika, epika dhe dramatika janë arkigjinit­ë e triadës romantike ( Genette, 1979: 70).

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania