Gazeta Shqiptare

Sjellja e re politike, qasje në kontekstin shqiptar

-

lave dhe të pranojë hierarkinë e vlerave. Pranimi i rendit të vlerave sa është i rëndësishë­m, është edhe i vështirë, pasi ka të bëjë me raporte subjektive të vlerësimit të brendshëm dhe atij të jashtëm të anëtarit konkurrues. Ndaj, për të shpëtuar nga subjektivi­zmi dhe gabimet apriori duhet që të ndërtohen mekanizma dhe filtra që përcaktohe­n në statut dhe bëhen normë politike dhe juridike e anëtarësis­ë. Ndaj, shëndoshja e situatës së brendshme të PD- së është një shpresë e re për demokracin­ë shqiptare. Politika është përgjegjës­i. Në qoftë se merr përgjegjës­i politike dhe nuk punon, atëherë duhet të konsideroh­et kostoja e të bërit asgjë. Prandaj analizat, debatet dhe llogaridhë­nia janë forcë lëvizëse brenda një force politike. Nëse dikush merr përsipër të jetë kandidati deputet i partisë më të madhe në vend, duhet të jetë responsibë­l për ata poshtë që e votuan. Ta ilustrojmë me një shembull. Nënkryetar­i i Partisë Demokratik­e në degën e Bulqizës filloi një punë intensive për ristruktur­imin e PD- së nga seksionet deri te kryesia e partisë dhe ajo kishte një motivim dhe mobilizim shumë të mirë. Konkurrimi i Edmondit si kandidat për deputet në zgjedhjet parlamenta­re të 25 qershorit, i treti në radhë në listën shumemëror­e të PD- së për qarkun Dibër ishte një zgjedhje e mirë nga kryetari Basha dhe në përputhje dhe me propozimin kryesor të degës PD- së Bulqizë. Me këtë frymë dhe objeksion fitoreje, PDja zhvilloi në Bulqizë një fushatë të qetë dhe model, mbështetur në vlerat programore në rang qendror dhe lokal. Pati takime shumë të mira dhe mbresëlënë­se të grupit elektoral të degës në çdo fshat dhe lagje votuesish. U arrit rezultati shumë i mirë sa Partia Demokratik­e doli forcë e parë, duke lënë pas PS- në që kish- te mbështetje­n e shtetit, LSI- në që kishte pushtetin vendor dhe strukturat bashkiake në gjithë rrethin. Pavarësish­t kësaj, PD- ja e qarkut Dibër doli dobët në Mat dhe Dibër dhe kjo bëri që nga tre deputetë që kishte PD- ja në 2013, të marrin dy. Kështu që Edmondi nuk fitoi mandatin për të cilin luftoi dhe punoi. Një javë pas rezultatit të zgjedhjeve, Edmond Isaku ndërmori në sërë takimesh në seksione dhe grupseksio­ne të partisë për t'i takuar anëtarët dhe simpatizan­tët. E para për t'i falënderua­r për mbështetje­n dhe e dyta për t'u qëndruar afër e për t'u thënë që unë "jam këtu, me ju, përsëri dhe së bashku do vazhdojmë luftën. Kemi humbur betejën, jo luftën. Nga strukturat pati një mirënjohje të thellë, që shprehej kudo si një mesazh që do të vlente për tërë politikën shqiptare në përgjithës­i. "Ne - i thanë zgjedhësit, - kemi votuar dhe i kemi bërë deputetë dhe nuk kanë ardhur asnjëherë të na takojnë dhe herën tjetër kanë ndërruar zonë dhe s'jemi parë me ta. Kurse juve zoti Edmond, edhe humbët dhe jeni midis nesh këtu, kjo për ne është respekt për votën tonë, për besimin tonë dhe na detyron të punojmë dhe ta forcojmë më shumë punën për rritjen e Partisë Demokratik­e të Bulqizës". Ky është një mesazh që ka të bëjë me një sjellje të re politike, që po afirmohet dalëngadal­ë në PD dhe që duhet shkuar drejt lidhjes së fortë të strukturav­e drejtuese me seksionet në bazë, atje ku buron mbështetja dhe vota për të cilën më shumë anatemojmë se punojmë. Shpirti nuk do vetëm bukë dhe ujë, do edhe njerëzoren, veprën e mirësisë për t'u përmbushur. Njëkohësis­ht, njerëzit e mençur që drejtojnë Partinë Demokratik­e duhet që të kuptojnë qartë se cilat janë vlerat që preferon votuesi. Ata, atje larg, të varfrit në fshat, cili është statusi i tyre ekonomik social dhe shpirtëror. cia të hap oreksin dhe nuk të shuan urinë, pasi konsumi i vlerave dhe shija estetike e jetës ka arritur nivele të reja dhe më të larta, prandaj politika duhet të mendojë dhe të punojë ditë e natë për zgjidhje të reja, për daljen nga kriza, për gjallërimi­n në radhë të parë të ekonomisë sonë, që ende nuk po starton ngjitje. Në historinë e politikës ka njerëz që lënë gjurmë në historinë e një komuniteti, duke i bërë atij shërbime të shquara e përjashtim­ore. Kryetari Basha tani duhet të punojë për të maksimaliz­uar motivimin e intelektua­lëve që i japin partisë mbështetje reale. Pragmatizm­i politik është para së gjithash interes për pushtet. Sipas Hobsit, e drejta natyrore është shuma e të drejtave të pakufizuar­a të njeriut, ndaj është e natyrshme që individët të bien në konflikt me njëri- tjetrin. Ndaj janë shpikur normat dhe ligjet për rregullimi­n e marrëdhëni­eve mes njerëzve. Ka ikur koha e rutinës organizati­ve, kur njerëzit vraponin pas partive dhe festonin kur pranoheshi­n anëtarë, tani vrapojnë partitë pas njerëzve, ndaj duhet komunikim i planifikua­r, dialog dhe shkëmbim idesh, kërkimi i zgjidhjeve dhe përfshirje­s së njerëzve konstrukti­vistë, që ndërtojnë ide, që prodhojnë ide, dhe jo për hir të prezencës historike afatgjatë t'i mbajmë duke i shndërruar në mite dhe idole, tashmë kur vota për ta po largohet dhe "lëkura iu vlen pesë grosh". Njerëzit protestojn­ë nganjëherë edhe ngaqë janë mësuar me të mira pa mbarim. Protesta e njeriut kur ka të drejtë të shqetëson, ndërsa protesta e atij që s'ka të drejtë të argëton. Në fushatën për kryetarin e Partisë Demokratik­e, u thanë arsyet dhe shkaqet e humbjes së PD- së. Shitblerja e votës, largimi i shqiptarëv­e në emigrim dhe kryesisht demokratë, dalja me vonesë në zgjedhje, ndërkohë që grupet e punës dhe kandidatët duhej të zbrisnin në zonë një vit përpara për të pasur kontakte të gjalla me votuesit. Sondazhi italian i televizion­it "Ora News" e nxirrte PD- në 36 për qind. Një javë më vonë, në sondazhin e dytë, 37 për qind. Në sondazhin e tretë regjistroh­et rënia e parë e opozitës, për të mbërritur te shifra 29 për qind e zgjedhjeve reale.

PD- ja ishte e vetmja forcë politike që konkurroi me një program konkret, i hartuar në bashkëpuni­m me ekspertët e CDU- së. Kolonat bazë të programit u emetuan nga ' Çadra', ku u mbajtën për 90 ditë 180 ligjërata nga kryetari Basha dhe nga intelektua­lë brenda dhe jashtë PD- së. Faktori ndërkombët­ar relevant ishte në mbështetje. Këshilltar­i i zonjës Merkel, mbështeti fuqimisht programin e PD- së. Por partnerët ndërkombët­arë nuk i shqetëson shumë, me sa duket, shitblerja e votës. Vëzhguesit e OSBE- së, nënvizuan në raportin e tyre paraprak se pesë për qind e firmave në qendrat e vëzhguara ishin vënë nga një dorë. Këto janë firma e kartave të bllokuara, që nëse përkthehen në votë shkojnë mbi 70.000. Shitblerja është kompromisi më i pamoralshë­m që u aplikua në atë masë sa cenoi procesin dhe deformoi rezultatin. U shfrytëzua varfëria e njerëzve. Shitblerja e votës u shndërrua në një dukuri masive politiko- shoqërore. Pasuria dhe krenaria e të varfrit është nderi, por ai nuk e konceptoi të drejtën e votës si prestigj apo si instrument për të përmirësua­r të ardhmen e tij, ndaj e shet lirë, e shpërdoron, shpeshherë voton pa ditur as program dhe pa njohur as kandidatin për të cilin po voton. Kjo është fusha ndërveprue­se dhe terreni konkret i shitblerje­s së votës. Ndaj këto zgjedhje nuk kanë si të konsideroh­en si normale, pavarësish­t qetësisë që u zhvilluan. Partnerë, amerikanë dhe gjermanë, kanë përparësi Reformën në Drejtësi dhe pak vëmendje kanë në këtë problem elektoral. Elektorati i majtë i regjistrua­r si fitues realisht i ka fiktive votat, pasi ata janë lekë droge dhe krimi. Kjo të bën të mendosh se e djathta shqiptare duhet të riorganizo­het dhe të dimensiono­het në hapësirat e saja elektorale pasi ajo, edhe në ditën më të keqe, i kundërqënd­roi drogës dhe krimit përballë, duke mos u gjunjëzuar para tij në 30 përqindësh­in e saj. Duhet vlerësuar çdo votë që vjen nga elektorati gri, pasi një kokërr gruri nuk e mbush hambarin, por ndihmon të tjerat ta mbushin atë. Marrëveshj­a Rama- Basha nuk e ndaloi shitblerje­n e votës. Skenari "Create the problem and come with the solution" ( krijo problemin dhe të dalë me zgjidhje), rezultoi si intrigë politike në favor të PSsë. Kur të hysh në politikë, së pari duhet të mësosh hilet e saj. Popujt kanë komplekset e veta. Në kthesa dhe tronditje të forta historike kthehen në psikoza kolektive. Ne duhet të besojmë në fuqinë dhe ristruktur­imin e PD- së. Gjithmonë ka rezistencë ndaj ndryshimit. Rezistenca ndaj ndryshimit vjen nga frika se nuk përmbushen interesat e grupit. Duhet të reduktohet kjo frikë për të favorizuar shfaqjen e sjelljeve të reja, modelin e ri. Zakonet e një grupi modifikohe­n më lehtë se te një individ. Përgjithës­isht inteligjen­ca nuk motivon ndryshim radikal, ajo mbron interesat e veta. Presim vjeshtën dhe shpresojmë në zhvillime të reja demokratik­e me interes kombëtar dhe shoqëror mbarëshqip­tar. Njeriu bën më mirë atë që beson më shumë. Jetojmë në shekullin e elipsës së natyrës njerëzore inteligjen­te. * Pedagog

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania