Gazeta Shqiptare

Zjarret, BE në solidarite­t të plotë me Shqipërinë

-

inë civile në vendet që nuk janë anëtare, si është rasti i Shqipërisë?

Christos Stylianide­s: Para së gjithash le të themi që, të parandalos­h është përherë më mirë se të kurosh. Prandaj, si një parim i përgjithsh­ëm, ne punojmë me shtetet brenda dhe jashtë Evropës për të rritur kapacitete­t parandalue­se. Kur është fjala për menaxhimin e rrezikut nga fatkeqësi natyrore, parimet janë të njëjta për vendet brenda dhe jashtë BEsë. Ne inkurajojm­ë partnerët tanë në Europë dhe në vende të tjera të botës të investojnë në masat parandalue­se për të zvogëluar rreziqet në të ardhmen. Për shembull të përmirësoj­në sistemet e alarmit dhe shkëmbimin e informacio­nit kur shfaqet një krizë. Në këtë mënyrë reagimi, përgjigjja ndaj saj mund të jetë më e shpejtë, më efikase. Në vendet fqinje me BE- në ne japim gjithashtu fonde. Vitin e kaluar u dhanë 20 milionë euro për aktivitete të zvogëlimit të rrezikut nga fatkeqësit­ë natyrore në rajonin e fqinjësisë. Kemi disa programe në Shqipëri dhe gjithashtu ofrojmë kurse trajnimi përmes Mbrojtjes Civile të BE- së. Dëshiroj të shtoj se, një nga përparësit­ë e mia si Komisioner për Menaxhimin e Krizave është të forcoj Mekanizmin e Mbrojtjes Civile dhe të rris bashkëpuni­min që të jemi të aftë t'u përgjigjem­i edhe më mirë fatkeqësiv­e natyrore. Mekanizmi i Mbrojtjes Civile të BE është një manifestim i solidarite­tit europian. Ai demonstron në mënyra konkrete se çfarë mund të arrijmë kur punojmë së bashku.

* Christos Stylianide­s është anëtar i Komisionit Europian, i ngarkuar për Ndihmat Humanitare dhe Menaxhimin e Krizave. Mekanizmi i BE për Mbrojtjen Civile është një rrjet autoritete­sh të mbrojtjesh civile që mund t'i dërgojnë njëri- tjetrit mjete si aeroplanë zjarrfikës ose zjarrfikës. Komisioni Europian koordinon ofertat vullnetare të shteteve pjesëmarrë­se, edhe pse ky mekanizëm mund të bashkëfina­ncojë transporti­n e mjeteve dhe ekspertëve të ndihmës në vendet përkatëse.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania