Gazeta Shqiptare

U akuzua për vjedhjen e biznesmeni­t, gjykata liron turistin nga Ukraina

I ndalohet largimi nga Shqipëria, Koval: Kamera më kapi një moment, s'jam autori Vendimi, kundrejt garancisë pasurore prej 8000 eurosh

-

Nuk është e vërtetë se unë i kam vjedhur paratë një pushuesi në Sarandë. Unë kam ardhur me pushime në Shqipëri së bashku me djalin tim 11- vjeçar, pas një fatkeqësie në familje. Kamerat e hotelit më kanë kapur në një moment kur unë jam përkulur, por kjo nuk do të thotë që kam vjedhur". Kështu ka deklaruar dje në gjykatën e Sarandës, 47vjeçari ukrainas Oleg Koval, i cili u arrestua pak ditë më parë në aeroportin e Rinasit teksa po tentonte të kthehej në vendin e tij. Ndërkaq, togat e zeza të qytetit bregdetar vendosën lirimin e Koval, kundrejt një garancie pasurore prej 8000 eurosh. Ngjarja për të cilën akuzohet turisti nga Ukraina ka ndodhur më 10 gusht të këtij viti, në një hotel në rrugën Turizëm- Kanali i Çukës. Sipas hetuesve të çështjes, Oleg Koval ( me profesion inxhinier) i ka vjedhur një biznesmeni nga Tirana me inicialet I. P. një shumë prej 8300 eurosh në plazhin e Sarandës.

VENDIMI

Në seancën e djeshme gjyqësore mori pjesë përfaqësue­si i konsullatë­s ukrainase në Tiranë si dhe avokati mbrojtës i ardhur nga Ukraina, Aleksandër Eusutin. Në gjyq, ndihmës mes palëve ka qenë edhe përkthyesj­a në gjuhën ruse, Eli Nini. Prokurori i çështjes, Ilir Hoxha ka vlerësuar të ligjshëm arrestimin e turistit ukrainas Oleg Koval, ndërsa e ka cilësuar atë fajtor për veprën penale të "Vjedhjes". Përfaqësue­si i akuzës i kërkoi gjykatës së Sarandës të vendosë masën e sigurisë "Arrest me burg" ndaj 47- vjeçarit. I ndaluari Oleg Koval ka bërë para trupit gjykues një përshkrim të jetës së tij, duke thënë se, ndodhej në Sarandë për pushime me djalin e vet pas fatkeqësis­ë familjare të ndodhur pak kohë më parë, ku kishte humbur bashkëshor­ten. Deri në fund të seancës, ai nuk ka pranuar se është autor i vjedhjes së kryer. Në fund, gjyqtarja Enkeleda Doda vendosi për shtetasin ukrainas si masë sigurie lënien e tij të lirë kundrejt një garancie pasurore në shumën 8000 euro; moslargimi­n e tij nga Shqipëria deri në fund të pro- cesit të hetimit si dhe paraqitjen e tij dy herë në muaj në policinë gjyqësore ( në javën e parë dhe të tretë të muajit). Në gjyq, ukrainasi është mbrojtur nga dy avokatë, njëri prej tyre shqiptar.

MBROJTJA

Pas gjyqit, avokati shqiptar mbrojtës, Gjergji Imeraj u shpreh se "Gjykata vendosi lirimin e klientit tim kundrejt një garancie pasurore prej 8000 eurosh, sa është edhe shuma e dyshuar e vjedhur. Gjithashtu, gjykata i hoqi të drejtën klienti tim për t'u larguar nga Shqipëria deri në përfundim të hetimeve". I pyetur në Kjo seancë nuk qe kaq e mirë, sepse tani ai duhet të paguajë shumë euro. Po pse një turist nga Ukraina, kur s'ka bërë asgjë kriminale, duhet të paguajë kaq shumë në Shqipëri?!", tha avokati Aleksandër Eusutin.

lidhje se si është përfshirë klienti i tij në ngjarjen e ndodhur disa ditë më parë në Sarandë, Imeraj tha: "Nga pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë së një hoteli dyshohet se ka qenë klienti im. Por, duke dyshuar se provat nuk janë të sigurta, gjykata rrëzoi kërkesën e organit të hetimit, prokurorit Ilir Hoxha, atë të ' Arrestit në burg', dhe vendosi ta lërë atë të lirë kundrejt garancisë pasurore. Në asnjë rast klienti im, Oleg Koval nuk e ka pranuar akuzën. Ai është shtetas i rregullt nga Ukraina. Është me arsim të lartë dhe kishte ardhur në Shqipëri për pushime me paketë turistike".

Ndërsa, avokati ukrainas, Aleksandër Eusutin pohoi se "erdha në Shqipëri nga Kievi dhe jam këtu sot ( dje) që të lirohet shtetasi ynë. Është një problem i madh për Ukrainën dhe për turistët që vijnë në Shqipëri. Çdokush mund të ishte në këtë situatë, ndërsa klientit tonë nuk iu gjet asnjë lek, asnjë provë. Kjo seancë nuk qe kaq e mirë, sepse tani ai duhet të paguajë shumë euro. Po pse një turist nga Ukraina, kur s'ka bërë asgjë kriminale, duhet të paguajë kaq shumë në Shqipëri?!".

 ??  ?? Turisti ukrainas, Oleg Koval në Gjykatën e Tiranës
Turisti ukrainas, Oleg Koval në Gjykatën e Tiranës
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania