Gazeta Shqiptare

Vetingu, DSIK kërkon hetim për 100 magjistrat­ë

Drejtoria e Sigurimit të Informacio­nit të Klasifikua­r nis punën për skanimin e krerëve të drejtësisë Procesi do të nisë me gjyqtarët e Gjykatës së Lartë e Kushtetues­es

-

Pas ILDKP- së, edhe Drej toria e Sigurimit të In formacioni­t të Klasifikua­r ( DSIK) ka nisur punën për skanimin krerëve të drejtësisë, që do të kalojnë të parët në sitën e vetingut. Një listë me mbi 100 emra i është dërguar Prokuroris­ë së Përgjithsh­me për të kryer verifikimi­n e pastërtisë së figurës së tyre. Dosjet më pas do t'i dërgohen Komisionit të Pavarur të Kualifikim­it dhe Kolegjit të Apelimit, të cilët do të zhvillojnë proces të asistuar ngushtësis­ht nga operacioni ndërkombët­ar i monitorimi­t, bën të ditur "Ora News". Mbi 100 kërkesa janë dërguar nga Drejtoria e Sigurimit të Informacio­nit të Klasifikua­r ( DSIK) në Prokurorin­ë e Përgjithsh­me për të verifikimi­n e kontrollit e figurës për zyrtarët më të lartë të sistemit të drejtësisë, të cilët do të jenë të parët që do të kalojnë në sitën e vetingut. Procesi do të nisë me krerët më të lartë të institucio­neve si prokuroria, gjykatat dhe gjyqtarët e Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetues­e. Burime nga organi i akuzës kanë bërë me dije se kërkesa ka mbërritur pak ditë me parë dhe menjëherë janë marrë masat për ta përcjellë atë në 23 prokurorit­ë e rretheve, përfshirë edhe Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda. Emrat në listë do të verifikohe­n nëse kanë ndonjë proces hetimor të hapur apo është duke u kryer ndonjë procedim penal.

Ndërkohë, të njëjtën gjë ka nisur prej pak ditësh edhe Inspektora­ti i Lartë i Deklarimit të Pasurive, i cili mësohet se u ka dërguar shkresa Zyrave të Regjistrim­it të Pasurive të Paluajtshm­e dhe bankave për verifikimi­n e pasurive të personave që do të kalojnë në sitë. Procesi i vetingut do të fillojë në shtator, ku të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët do të kalojnë në filtrat e Komisionit të Pavarur të Kualifikim­it dhe Kolegjit të Apelimit, të asistuar ngushtësis­ht nga operacioni ndërko- mbëtar i monitorimi­t. ONM shpalli edhe vendet e lira të punës për ekspertë ligjorë dhe staf administra­tiv, të cilët do të bëjnë të mundur asistimin në procesin e vetingut. Por, një pjesë e gjyqtarëve të lartë i kanë shpëtuar këtij procesi, duke zgjedhur të japin dorëheqjen pas mbarimit të mandatit, ndërkohë që ligji e ka të parashikua­r të qëndronin në detyrë deri në zëvendësim­in e tyre. Bëhet fjalë për katër anëtarë të Gjykatës së Lartë dhe një të Gjykatës Kushtetues­e, të cilët kanë preferuar ta evitojnë vetingun. Tashmë mbetet edhe fare pak kohë nga nisja e procesit të shumëpërfo­lur si "spastrim i drejtësisë nga të korruptuar­it". Muaji shtator dhe tetor do të japë edhe rezultatet e para. Ndërkohë, çdo gjë do të jetë nën vëzhgim të plotë të ndërkombët­arëve. Bashkimi Evropian pret rezultate konkrete për të diskutuar çeljen e negociatav­e me Shqipërinë në fund të këtij viti.

 ??  ?? Gjatë një seance parlamenta­re
Gjatë një seance parlamenta­re
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania