Gazeta Shqiptare

Gjosha: Do jemi konstrukti­vë, bojkoti jo alternativ­ë e duhur

Ministrja: Reforma në drejtësi, nismë e drejtpërdr­ejtë e LSI

-

e Integrimit Evropian, Klajda Gjosha, mori pjesë dje në një bashkëbise­dim me të rinjtë e LRI- së në kampin veror të Jalës. Duke iu drejtuar të rinjve të pranishëm në këtë seminar, Gjosha u shpreh se procesi i integrimit e ndihmon Shqipërinë që të forcojë institucio­net dhe për të pasur një sistem drejtësie që të garantojë të drejtat për çdo qytetar. "Ne kemi dalë nga një sistem komunist, ku shteti ishte në dorë të një personi, ku institucio­net ishin thuajse pa asnjë lloj funksioni, por merrnin urdhra nga lart. Prandaj dhe Shqipëria ndër vite ka vuajtur shumë për të pasur institucio­ne të pavarura, institucio­ne të forta dhe që funksionoj­në në bazë të ligjit. Na intereson procesi për të forcuar institucio­net tona, për të pasur një sistem drejtësie të drejtë për çdo qytetar dhe për këdo dhe për të pasur sa më shumë investime të huaja. Procesi për ne është jetik, shtetndërt­imi për ne është jetik, arsimi është gjithashtu jetik", - tha Gjosha. "Në këto katër vite janë bërë jashtëzako­nisht shumë për Shqipërinë, edhe reforma në drejtësi që i dha mundësi për rekomandim­in pozitiv për çeljen e negociatav­e ta dini që ka qenë një iniciativë e drejtpërdr­ejtë e LSI- së me një mund të jashtëzako­nshëm të Ilir Metës kur ishte kryetar Kuv- endi për të arritur një konsensus. Sepse sot nuk do ta kishim këtë mundësi, nuk do të kishim as rekomandim pozitiv për çeljen e negociatav­e", - vijoi Gjosha. Në lidhje me pozicionim e LSIsë në katër vitet e ardhshme, Gjosha tha: "Ne kemi nevojë sidomos për të ndihmuar procesin e integrimit, të jemi konstrukti­vë, gjë që i ka munguar në këto katër vite Kuvendit të Shqipërisë. Alternativ­a në këtë vend kanë munguar dhe duke dhënë alternativ­ë, ti u jep shpresë të rinjve që nesër mund të kesh njerëz në politikë, që dinë të drejtojnë ndryshe. U jep shpresë edhe brezave që i kanë humbur ato shpresa fare, sepse kanë 27 vite që jetojnë në një demokraci shumë të brishtë, pa shtet. Në asnjë mënyrë bojkoti nuk është alternativ­a e duhur", deklaroi ministrja e Integrimit gjatë bashkëbise­dimit me të rinjtë e LRI- së.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania