Gazeta Shqiptare

Thirrjet e OMONIA- s në Himarë, çamët: Akt skandaloz, të hetohet

PDIU kritikon thirrjet e PBDNJ për bllokimin e Shqipërisë në BE

-

Partia

për Drejtësi Inte grim dhe Unitet reagoi ashpër dje ndaj thirrjeve antishqipt­are nga përfaqësue­sit e PBDNJ dhe Omonias, drejtuar Greqisë dhe Qipros për bllokimin e negociatav­e mes Shqipërisë dhe BE- së. Përmes një deklarate për mediat, PDIU deklaron se, "thirrjet e përfaqësue­sve të PBDNJ dhe Omonias ndaj dy shteteve të huaja të bëra në Himarë për pengimin e procesit integrues së Shqipërisë janë vepër e dënueshme penale". Sipas saj, prania e përfaqësue­sve të ambasadës greke dhe të deputetit patericë që nuk mori asnjë votë as në Himarë e as në minoritet e bën edhe më të turpshëm këtë akt. PDIU i bën thirrje prokuroris­ë të hetojë këtë akt skandaloz, që ndodh ditën me diell në zemër të Shqipërisë. "Himara ua ka dhënë qartë përgjigjen grekomanëv­e gjatë gjithë historisë, sikurse edhe sot me votë, se është pjesë e pandashme e shqiptaris­ë", thekson PDIU. Sipas kësaj partie, ka ardhur çasti që qeveria shqiptare të zbatojë reciprocit­etin dhe të heqë shtetësinë shqiptare për çdo person me dyshtetësi, që vepron kundër dobisë kombëtare shqiptare, siç Athina ka bërë këto kohë me shumë patriotë shqiptarë. Dy ditë më parë përfaqësue­s të Omonias dhe PBDNJ- së organizuan një protestë në Hi- marë, me temë pronën dhe rikthimin e saj tek pronarët legjitimë. Të pranishëm ishin edhe përfaqësue­s nga ambasada greke. "Të mos harrojmë që ne kemi dy vota në Bashkimin Evropian dhe do t'i tundim mirë ato vota kundër Shqipërisë. Greqia dhe Qipro janë në anën tonë, në mbrojtjen e të drejtave tona dhe do të jenë pengesë për Shqipërinë që ajo të mos anëtarësoh­et në BE", deklaroi Fredi Beleri, kryetar i OMONIA- s, dega Himarë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania