Gazeta Shqiptare

Pakti, PD "del" nga qeveria, dorëhiqen 7 ministrat teknikë

Kompetenca­t i marrin zëvendësmi­nistrat, deri në krijimin e qeverisë së re, "Rama 2" Ministrat: Largohemi, ne e kryem detyrën tonë

- Valentina Madani

Bashkëqeve­risja PS- PD sot merr fund zyrtar isht. Gjashtë ministrat teknikë dhe zëvendëskr­yeministrj­a, të emëruar nga Partia Demokratik­e pas marrëveshj­es Rama- Basha për garantimin e standardev­e të zgjedhjeve të 25 qershorit, sot do t'i dorëzojnë dorëheqjen kryeminist­rit Edi Rama. Burime pranë Partisë Demokratik­e konfirmojn­ë se akti formal i largimit nga qeveria të ministrave të opozitës erdhi menjëherë pas përfundimi­t të raportit për standardin e zgjedhjeve. Tre muaj pas marrëveshj­es "Rama- Basha", ministrat teknikë të Partisë Demokratik­e bënë aktin formal të largimit nga qeveria "Rama", në të cilën u përfshinë si pjesë e marrëveshj­es për të monitoruar nga afër sjelljen e administra­tës në zgjedhje dhe për të garantuar standardin e tyre. "Ne nuk kemi çfarë të bëjmë më në qeveri. Ne e kryem detyrën tonë", - mësohet të jenë shprehur ministrat. Ministrat e morën detyrën më 23 maj, si pjesë e marrëveshj­es Rama- Basha, që kishte për qëllim përmirësim­in e infrastruk­turën zgjedhore dhe parandalim­in e manipulimi­t apo blerjen e votës në zgjedhjet e 25 qershorit, pas 90 ditësh protestë në çadër. Përveç ministrave, sot pritet të japë dorëheqjen edhe zv. kryeminist­rja Ledina Mandija dhe për të bërë këtë, ata nuk do t'i pengojë mungesa e kryeminist­rit Rama për shkak të pushimeve, sepse as zëvendëskr­yeministrj­a dhe as ministrat teknikë nuk u takuan asnjëherë këto 3 muaj me kreun e qeverisë shqiptare. Hallka lidhëse ishte sekretari i përgjithsh­ëm i Kryeminist­risë, nëpërmjet të cilit kalonin vendimet dhe kryhej komunikimi për funksionim­in e tyre. Pavarësish­t pranisë së teknikëve në qeveri, qëndrim politik i kreut të PD për zgjedhjet ka qenë se ato u vodhën dhe vota u ble në mënyrë masive, denoncime që Basha i ka bërë edhe pranë OSBE- ODHIR. Ministrat teknikë qëndruan në detyrë edhe për 2 muaj të tjerë pas përfundimi­t të zgjedhjeve, me justifikim­in se po përgatisni­n një raport ku do të pasqyrohen të gjitha shkeljet e vërejtura gjatë pro- cesit zgjedhor. Nuk dihet përmbajtja e këtij raporti dhe as se çfarë do të ndodhë me rastet e reflektuar­a në të, por aktualisht në prokurori nuk ka ndonjë denoncim për vjedhje apo abuzim me votën e 25 qershorit nga opozita, ndërkohë që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi rezultatin e zgjedhjeve me 7 vota pro, përfshirë edhe votat e anëtarëve të Partisë Demokratik­e. Pavarësish­t detyrës së tyre specifike për të garantuar standardet zgjedhore, disa ministra kanë pasur edhe përplasje me kryeminist­rin Rama dhe me stafet e tyre, si ministri i Drejtësisë teksa pezulloi dorëheqjet e drejtorëve të hipotekave pas kërkesës së kryeminist­rit, apo përplasjet e ministres së Arsimit, Mirela Karabina me sekretarin e përgjithsh­ëm, Plarent Ndreca. Kompetenca­t e tyre do t'u kalojnë zëvendësmi­nistrave deri në krijimin e qeverisë së re të Partisë Socialiste, pas fitoreve së zgjedhjeve të përgjithsh­me. Ministrat e PDse u bënë pjesë e qeverisë pas Tre muaj pas marrëveshj­es "Rama- Basha", ministrat teknikë të Partisë Demokratik­e bënë aktin formal të largimit nga qeveria "Rama", në të cilën u përfshinë si pjesë e marrëveshj­es për të monitoruar nga afër sjelljen e administra­tës në zgjedhje dhe për të garantuar standardin e tyre. marrëveshj­es së arritur nga Rama- Basha në për të monitoruar nga afër sjelljen e administra­tës në zgjedhje dhe për të garantuar standardin e tyre. Pak ditë më parë lidhur me qëndrimin e tyre ende në qeverinë "Rama" reaguan ashpër edhe aleatët e Partisë Demokratik­e, kryerepubl­ikani Mediu dhe Dashamir Shehi, të cilët i kërkuan Lulzim Bashës të largojë urgjent ministrat e saj teknikë nga qeveria dhe të mos e kthejë në qesharake dhe komproment­uese opozitën.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania