Gazeta Shqiptare

Kalimi në pronësi i "oborreve në përdorim", formulari për aplikim

Agjencia e Trajtimit të Pronave publikon procedurat e reja Çmimi, nga 200 mijë lekë deri në 660 mijë lekë

- Ornela Manjani

Agjencia e Trajtimit të Pronave ka pub likuar procedurat dhe formularin e ri për kalimin e së drejtës së pronësisë të "oborreve në përodim". Agjencia ka publikuar formularin- tip, që duhet të plotësojë çdo kërkues si dhe ka vënë në dispozicio­n një sportel të posaçëm, i cili pret kërkesat çdo ditë të javës. ATP trajton me vendim kërkesat e subjekteve për kalimin në pronësi të oborreve në përdorim. ATP bën vlerësimin e kërkesave të subjekteve për kalimin në pronësi të sipërfaqev­e shtetërore kur në dokumentin e pronësisë është shënimi "oborr në përdorim". Për tjetërsimi­n e sipërfaqes oborr në përdorim për llogari të fondit të kompensimi­t financiar, kërkuesi duhet të plotësojë kërkesat sipas formularit tip, që publikon gazeta.

PROCEDURA PËR OFRIMIN E SHËRBIMIT

Pasi subjekti ka paraqitur pranë ATP- së kërkesën së bashku me dokumentac­ionin e kërkuar, për kalimin në pronësi të oborrit në përdorim: ATP brenda 30 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës dhe dokumentac­ionit nga ana e subjektit, kryen verifikimi­n e hollësishë­m të tyre ( verifikime­t kryhen në terren nga punonjësit e ATP- së). Më pas, Agjencia saktëson kufijtë e oborrit në përdorim, që kërkohet të tjetërsohe­t,

duke kryer matje në terren. Në përfundim të shqyrtimit sipas afateve të mësipërme, ATP harton vlerësimin ligjor dhe njofton subjektin sipas rastit, për: i) Të drejtën e tjetërsimi­t me shpërblim dhe detyrimin për të paguar brenda 30

ditëve për llogari të ATP- së, për fondin e kompensimi­t financiar, çmimin e tjetërsimi­t, duke i treguar edhe numrin e llogarisë. ii) Të drejtën e tjetërsimi­t pa kundërshpë­rblim, duke i treguar kërkuesit kufijtë, sipërfaqen në m2 dhe vendndodhj­en e

oborrit në përdorim, shoqëruar me planvendos­jen përkatëse. iii) Mospranimi­n e kërkesës për tjetërsim, duke arsyetuar me shkrim në mënyrë të hollësishm­e kushtet e përcaktuar­a në këtë vendim, që nuk plotësohen apo provohen.

Kërkuesi me marrjen e njoftimit për të drejtën e tjetërsimi­t me shpërblim paguan në numrin e llogarisë së caktuar nga ATP, për llogari të Fondit të Kompensimi­t të Pronave. Pag-

Drejtori i përgjithsh­ëm i ATP- së vendos kalimin e pronësisë së ' oborrit në përdorim' brenda 10 ditëve nga: a) data e mbërritjes së mandatit, që vërteton pagimin e vlerës, në rastin e tjetërsimi­t me kundërshpë­rblim; b) data e njoftimit të kërkuesit për të drejtën e tjetërsimi­t pa kundërshpë­rblim. Vendimi i drejtorit të përgjithsh­ëm, i cili merret jo më vonë se 3 muaj nga data e regjistrim­it të kërkesës dhe dokumentac­ionit shoqërues në regjistrin e protokolli­t të ATP- së i njoftohet kërkuesit. Më pas, ATP- ja ia përcjell vendimin për regjistrim ZRPP- së, e cila kryen procedurën e regjistrim­it në përputhje me rregullat e parashikua­ra në legjislaci­onin në fuqi. Poseduesi i pasurisë së paluajtshm­e pajiset me certifikat­ën e pronësisë, pasi të ketë paguar më parë ( në momentin e paraqitjes së kërkesës) tarifën e shërbimit, të përcaktuar me udhëzim të përbashkët të ministrit të Drejtësisë dhe ministrit të Financave.

 ??  ?? Formulari- tip për marrjen në pronësi të oborreve në përdorim
Formulari- tip për marrjen në pronësi të oborreve në përdorim

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania