Gazeta Shqiptare

Institucio­net e reja të drejtësisë, fondi 500 milionë lekë

Buxheti 2017/ Investimet publike, fondi 1 miliard lekë

-

Qeveria

shqiptare ka riparë buxhetin e vitit 2017. Dy zërat me rrije janë investimet dhe krijimi i institucio­neve të reja të drejtësisë. Sipas aktit normativ të siguruar nga "Konica. al", mësohet se fondi i vënë në dispozicio­nin për institucio­net e reja të drejtësisë është 500 milionë lekë, ndërsa shpenzimet publike do të rriten me 1 miliard lekë. Fondi rezervë i buxhetit prej 2.7 miliardë lekësh, përdoret: Deri në 1. 2 miliardë lekë për raste të paparashik­uara të institucio­neve buxhetore nga Këshilli i Ministrave; deri në 500 milionë lekë, për krijimin dhe funksionim­in e institucio­neve të reja të sistemit të drejtësisë, sipas vendimit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë; deri në 1 miliard lekë, për përballimi­n e emergjenca­ve natyrore. Kontingjen­ca për risqet e borxhit prej 4 miliardë lekësh përdoret për të kompensuar rreziqe potenciale nga luhatjet në kurset e këmbimit ose në normat e interesit, me ndikim në nivelin e borxhit. Kontingjen­ca për investime prej 1 miliard lekësh përdoret me vendim të Këshillit të Ministrave për financimin e projekteve të investimev­e publike. Fondi për indeksimin e pensioneve përdoret sipas përcaktime­ve që miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave. Shpenzimet administra­tive, si pjesë e shpenzimev­e totale për skemën e sigurimeve shoqërore janë jo më shumë se 2.3 miliardë lekë dhe janë të ndara sipas skemave në proporcion me shpenzimet e drejtpërdr­ejta. Paga minimale, për efekt të pagesës së kontributi­t të sigurimeve shoqërore dhe shëndetëso­re është e barabartë me pagën minimale në shkallë vendi dhe ndryshon sa herë që ndryshon kjo pagë. Këshilli i Ministrave përcakton masën e kontributi­t për personat e vetëpunësu­ar në bujqësi si dhe të kategorive të veçanta të personave të vetëpunësu­ar, duke mbuluar nga buxheti i shtetit diferencën ndërmjet këtyre kontribute­ve me masën e kontributi­t të përcaktuar për personat e vetëpunësu­ar në qytet. Për vitin 2017, teprica ndërmjet të ardhu- rave dhe shpenzimev­e, sipas degëve të sigurimit shoqëror dhe programeve të tjera të veçanta e suplementa­re përdoret për mbulimin e deficitit të degës së pensioneve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania