Gazeta Shqiptare

Kreu vepra të turpshme me mbesën, gjykata lë në burg 63- vjeçarin

"Djali më denoncoi se do të më nxjerrë nga shtëpia". Si e zbuluan rastin prindërit e vajzës Xhemali Picari: S'kam abuzuar me të miturën

-

Gjykata e Tiranës cak toi dje, masën e sig urisë "arrest me burg" për një 63- vjeçar, i cili është denoncuar nga i biri dhe nusja e djalit pasi dyshohet të ketë kryer veprime të turpshme me mbesën e tij të mitur. Bëhet fjalë për shtetasin Xhemali Picari, i cili do të qëndrojë në qeli deri në përfundim të hetimeve. Sipas prokuroris­ë, ngjarja shokuese dyshohet të ketë ndodhur dy vite më parë, kohë kur vajza e djalit të 63vjeçarit kishte ardhur nga Italia për pushime në shtëpinë e gjyshit, por gjithçka është zbuluar pasi prindërit e saj kanë gjetur disa vizatime të së voglës, raportoi dje "News24". Menjëherë pas këtyre vizatimeve, prindërit e 6- vjeçares kanë bërë denoncimin në polici në lidhje me dyshimet që ata kishin ndaj Xhemali Picarit. Kështu, pasi vajza 6vjeçare iu ka shpjeguar prindërve dhe psikologut, se kishte vizatuar organin gjenital të gjyshit, i cili qëndronte i zhveshur në shtëpi, ata janë alarmuar dhe kanë trokitur në dyert e policisë, ku kanë denoncuar 63vjeçarin. I dyshuari doli këtë të mërkurë përpara togave të zeza, ku u njoh me masën e sigurisë. Ai u shpreh para gjykatës se nuk e ka bërë kurrë diçka të tillë dhe se kjo gjë është një sajesë e ngritur nga djali dhe nusja e tij për shkak të problemeve që ata kanë pasur në familje. Ndërkaq, nga ana tjetër, edhe avokati mbrojtës i 63- vjeçarit pohoi se do ta apelojë masën e arrestit që iu caktua klientit të tij nga ana e gjykatës. Masa e "arrestit me burg" ndaj 63vjeçarit u caktua me kërkesë të prokuroris­ë.

XHEMALI PICARI

63- vjeçari u ul dje para togave të zeza dhe pasi u njoh me akuzën e ngritur ndaj tij, mohoi kategoriki­sht të ketë kryer veprime të turpshme me vajzën e djalit. "Djali dhe nusja më denoncuan se duan të më përzënë nga shtëpia. Jemi në konflikt prej kohësh. Nuk kam kryer asnjë vepër të turpshme me mbesën. Ajo është Sipas prokuroris­ë, ngjarja shokuese dyshohet të ketë ndodhur në 2015ën, kohë kur vajza e djalit të 63vjeçarit kishte ardhur nga Italia për pushime në shtëpinë e gjyshit, por gjithçka është zbuluar pasi prindërit e saj kanë gjetur disa vizatime të së voglës.

gjaku im", - mësohet të ketë thënë Picari përpara gjykatës. Kurse avokati Arben Gramo, i kontaktuar nga "News24" tha se do ta apelojë masën e sigurisë, pasi ka plot pikëpyetje në hetimin e bërë nga prokuroria për ngjarjen.

 ??  ?? I arrestuari, Xhemali Picari
I arrestuari, Xhemali Picari

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania