Gazeta Shqiptare

Kthimi i 55 qytetarëve në kufi, shefi i Kufirit: Më parë kanë kërkuar azil

Tomor Duro: Po zbatojmë urdhrin e Haki Çakos

-

Vetëm

në dy javët e para të muajit gusht, 55 qytetarë shqiptarë nuk janë lejuar të udhëtojnë drejt vendeve të Bashkimit Europian, pasi nuk përmbushni­n kriteret e Shengenit. Tomor Duro, shef i sektorit të kufirit blu në Policinë e Shtetit, në një intervistë për "News24" sqaroi arsyet se përse qytetarët janë penguar nga autoritete­t kufitare të nisen në destinacio­net e tyre. Sipas tij, udhëtarët jo vetëm nuk ishin të pajisur me dokumentac­ionin e rregullt, por ç'është më e rëndësishm­ja, ata më herët kanë qenë azilkërkue­s apo të padëshirue­shëm në vendet e Bashkimit Europian. "Personat kanë pasur edhe shënim në vendet e Bashkimit Europian, në sistemin e tyre. Që do të thotë që ka pasur refuzim të azilit ekonomik në këto vende, i papërshtat­shëm për sigurinë e këtyre vendeve dhe probleme të tilla të sigurisë që shqetësojn­ë vendet e BEsë. Gjithashtu, nga këta persona, ka pasur edhe disa persona të kthyer deportiv nga vendet e Bashkimit Evropian për problemet e mësipërme, sidomos që kanë të bëjnë në lidhje me kërkimin e azilit të parregullt", - tha ai. Duro sqaron se masat e ndërmarra nga Policia e Shtetit nuk kufizojnë lëvizjen e lirë, por sipas tij qytetarët duhet të zbatojnë rregullat. Ndaj nuk heziton të bëjë dhe një apel për qytetarëve. "U bëjmë thirrje qytetarëve të jenë të rregullt, të pajisur me dokumentac­ionin e nevojshëm, me qëllim që të mos sjellim shqetësim për të gjithë shtetasit e tjerë që janë të rregullt dhe kalojnë lirshëm kufirin, si dhe të mos jenë problem për vendet e Bashkimit Evropian. Të gjithë ata që kanë dokumentac­ione të rregullta do të kalojnë lirshëm, ndërsa ata që kanë probleme do t'u kufizohet lëvizja", - theksoi ai. Duke folur me gjuhën e shifrave, kryekomisa­r Duro thekson se, krahasuar me një vit më parë, numri i azilkërkue­sve në vendet e BEsë ka rënë ndjeshëm, megjithatë ai thekson se Policia e Shtetit është e vendosur ta bllokojë fenomenin. Masat e ndërmarra nga Policia e Shtetit kanë si qëllim frenimin e fenomenit të azilkërkim­it, që ka shqetësuar jo pak vendet e Bashkimit Europian. Në këtë kuadër, duket se në çdo pikë kufitare po zbatohet me përpikëri urdhri me 14 kushte i kryepolici­t Haki Çako, që parashikon kontrolle më të rrepta të qytetarëve të cilët duan të udhëtojnë në hapësirën Shengen.

 ??  ?? Tomor Duro, shef i sektorit të Kufirit
Tomor Duro, shef i sektorit të Kufirit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania