Gazeta Shqiptare

"Ndeshja Tomori- Bylis, ja çfarë u tha presidenti Ardian Çobo arbitrave"

Ja si influencoh­ej futbolli nga "të fortët" e viteve 1990 Besnik Kaimi: Para lojës më kërkoi të merrja masa

- Ina Allkanjari

Një ndër emrat më me peshë të futbol lit shqiptar, i cili ka kontribuar në rolin e arbitrit kryesor në ndeshje të shumta brenda Shqipërisë dhe jashtë saj është Besnik Kaimi. Me një eksperienc­ë shumëvjeça­re në fushën e arbitrimit, ai numëron sot një sërë arritjesh. Karriera e tij arriti kulmin në momentin e marrjes së stemës së FIFA- s në 1986, të cilën arriti ta mbajë për tetë vjet, duke e konkretizu­ar me pjesëmarrj­en e tij në rreth 40 ndeshje ndërkombët­are. Pas suksesit të tij si arbitër kryesor, Besnik Kaimi kaloi në rolin e vëzhguesit, duke e vazhduar profesioni­n e tij si gjyqtar i arbitrave edhe në ditët e sotme. Pikënisja e karrierës së tij daton në vitin 1976, ku gjatë kësaj periudhe Kaimi ka përjetuar një sërë ngjarjesh në botën e futbollit, të ndikuara nga boshti i historikut të Shqipërisë, e cila përmes këtyre viteve ka pësuar faza të ndryshme, me ndikim në sferën e futbollit. Kalimi i vendit nga regjimi komunist në sistemin demokratik u shoqërua me një fazë tranzicion­i ku prezente ishin bandat e armatosura e gjendja alarmante. Në intervistë­n e dhënë sot për "Gazeta Shqiptare", Besnik Kaimi prek fazat e viteve 19972000, ku ekzistenca e bandave të "të fortëve" të zonës ndihej kudo e kjo jo më pak në futboll. Gjatë bisedës me të, ai spikat ndeshjen Tomori- Bylis të mbajtur në 1999 në Berat, ku vetë presidenti i ekipit të Beratit shihej me frikë si një ndër "të fortët" e qytetit. Sipas Besnik Kaimit, Çobo, për shkak se në atë kohë konsideroh­ej si një njeri prototip, thirrej me nofkën "Zhaku".

Kur ka nisur karriera juaj si arbitër dhe si ka qenë ecuria e saj ndër vite?

Në vitin 1976 kam nisur karrierën time si arbitër, duke gjykuar ndeshje për rreth 18 vjet. Ana ime profesiona­le arriti majën në vitin 1986, kur mora stemën e FIFA- s, të cilën e mbajta për tetë vjet dhe arbitrova rreth 40 ndeshje ndërkombët­are. Më pas kam kaluar në rolin e vëzhguesit të arbitrave, një profesion të cilin e ushtroj dhe sot.

Prej vitesh ju jeni pjesë e botës së futbollit në vendin tonë, cilën periudhë kohore do të veçonit si më problemati­ken?

Periudha kohore ku jam ndjerë më i riskuar i përket viteve 1997- 2000, kjo për shkak të ekzistencë­s së bandave kriminale, të cilët kishin marrë nën kontroll qytete të ndryshme të Shqipërisë duke ndikuar drejtpërdr­ejt dhe në sferën e futbollit.

Cilën ndeshje dalloni si më kaotiken gjatë kësaj periudhe?

Kujtoj në ' 99 një ndeshje ku isha i emëruar si vëzhgues në Berat ndërmjet Tomorit dhe Bylisit të Ballshit. Kjo ishte një ndeshje e fortë, ku duhej patjetër fitorja e ekipit vendës. Në ato kohë në klubet tona mbizotëron­in presidentë ekipesh, ku disa prej tyre shiheshin si "të fortit" e qyteteve. Ndër ta shquhej dhe ish- presidenti i ekipit të Beratit, i njohur me pseudonimi­n "Zhaku", i cili konsideroh­ej si një ndër prototipat e asaj kohe.

Kush ishte ky person dhe pse njihej me këtë nofkë?

"Zhaku", emri i vërtetë i të cilit ishte Ardian Çobo shihej si një ndër "të fortët" e Beratit. Arsyeja pse shihej si i tillë qëndron e fshehur në karakterin e tij dhe influencën që ai kishte duke ushtruar presione të ndryshme. Para se ndeshja të fillonte, "Zhaku" me kontakton duke insistuar që ndeshja të mbahej drejt si dhe kërkoi garanci për këtë gjë, përndryshe tifozët do të hynin në fushë. Prandaj mora masa me shefin e policisë për të mirëmbajtu­r ndeshjen. Por kjo ndeshje doli jashtë kontrollit si pasojë e një momenti në lojë. Pse ndodhi kjo gjë? Arbitri i asaj kohe nuk dha një penallti dhe për këtë u krijua një shqetësim i madh në stadium nga ana e tifozëve dhe nga vetë presidenti i ekipit të Beratit. Përfundimi i ndeshjes rezultoi 0- 0 në favor të ekipit të Ballshit, pasi ekipit të Tomorit i interesont­e fitorja. Për shkak të kaosit të kr- ijuar në stadium në atë moment policia formoi një gardh ku arbitrat kaluan të sigurt për në dhomën e zhveshjes.

Po reagimi i ish- presidenti­t të Beratit ndaj kësaj ngjarjeje cili ishte?

Episodi më kryesor që mbaj mënd pasi e kalova vetë mbi kurriz ishte kur ish- presidenti i Beratit, Ardian Çobo donte të hynte në dhomën e arbitrave pas përfundimi­t të ndeshjes dhe duke qenë se në ato kohë unë kisha rolin e vëzhguesit dhe të delegatit, ai më kërkonte me ngulm të takonte arbitrat, por unë vazhdoja t'ia theksoja se rregullorj­a nuk ia lejonte këtë gjë. Shefi i policisë më jepte shenja nga larg të mos e lejoja "Zhakun" të futej në dhomën e arbitrave, ndonëse vetë nuk afrohej. Ndërkohë, rastësisht shoh dy a tre persona që poshtë xhaketave dallohej që ishin të pajisur me armë. Si vepruat më tej? U detyrova ta lejoja të futej në dhomë me kusht që të mos prekte asnjë nga arbitrat fizikisht. I thashë: "Do të të lejoj të futesh, vetëm nëse ti më premton burrash që nuk do i prekësh arbitrat". Pasi hyri brenda, Çobo u tha arbitrave: "Këtu në Berat nuk ka zot t'ju ngasë njeri me dorë, unë kam për detyrë t'ju nxjerr nga Berati të sigurt dhe do vij do ju gjej ku keni shtëpinë. Këtu s'ju prek njeri me dorë". Pas kësaj, makinat e policisë u futën në fushë dhe arritën të na shoqëronin duke na larguar nga dera e pasme e stadiumit.

A mendoni se kalimi i viteve dhe rritja e rendit në polici ka përmirësua­r situatën e futbollit Shqiptar?

Padyshim zhvillimi i punës së policisë në ruajtjen e sigurisë dhe rendit ka sjellë ndryshime në ecurinë e futbollit Shqiptar. Kjo gjë dallohet në zbehjen e ndikimit të njerëzve me influencë në sport te policia, duke iu krijuar lehtësi arbitrave në ushtrimin e profesioni­t të tyre pa presione të jashtme. Vetëm në këtë mënyrë futbolli shqiptar do të arrijë standardet europiane.

 ??  ?? Arbitrat përpara ndeshjes Partizani- Tomorri
Arbitrat përpara ndeshjes Partizani- Tomorri
 ??  ?? Besnik Kaimi
Besnik Kaimi
 ??  ?? Besnik Kaimi
Besnik Kaimi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania