Gazeta Shqiptare

Ardian Çobo, si u vra presidenti i Beratit

Ngjarja në vitin 2000, çfarë shkruanin mediat angleze dhe hetimi i policisë shqiptare për hakmarrjen Ish- presidenti i ekipit të Tomorit u qëllua pas ndeshjes me Partizanin

- Ina Allkanjari

Ndikimi i "të fortëve" të viteve ' 90 në fut bollin shqiptar ka qenë i përmasave jo të vogla, ku raste të shpeshta dhune evidentohe­shin në stadiumet tona. Njerëz me precedentë penalë ose që dyshoheshi­n për aktivitete të jashtëligj­shme si dhe për lidhje kriminale kishin ndikim edhe në sferën e futbollit. Ardian Çobo ishte një 26- vjeçar nga Berati, presidenti i klubit të "Tomorit" dhe pronari i lokalit më luksoz në këtë qytet në vitin 1999, i cili mbante emrin "Shtëpia e Bardhë". Në atë kohë, ai njihej si presidenti më i suksesshëm i "Tomorit" të Beratit, por që dyshohej edhe për implikimin e tij në afera tw ndryshme. Dyshimet për këtë aktivitet i përforcoi një shkrim i botuar në një media angleze "The Telegraph".

Çobo ishte një djalë i ri beratas shumë i apasionuar ndaj futbollit dhe i pari që e afroi aq shumë ekipin e "Tomorit" në fitimin e titullit kampion. Kjo skuadër ishte gati duke e prekur kupën e kampionati­t, kur presidenti­t të tij iu bë një atentat, në të cilën gjeti vdekjen.

VRASJA E ARDIAN ÇOBOS

Ishte ditë e shtunë, 13 maj viti 2000. Pak çaste pasi kishte përfunduar ndeshja Partizani- Tomori, në mëngjesore­n "Shelgu", afër stadiumit "Selman Stërmasi" përballë hyrjes "A" të tribunës ndodheshin së bashku arbitrit, presidenti Ardian Çobo, gazetari sportiv Shakohoxha dhe shoferi i njohur i FSHF- së, Agim Veshi. Rreth orës 17: 30 u dëgjuan disa të shtëna arme. Në atë kohë, policia tha se A. G. qëlloi me breshëri kallashnik­ovi në drejtim të presidenti­t. Vetëm

një vit pasi u ekzekutua ish- presidenti Ardian Çobo, media angleze "The Telegraph" botoi një artikull ku fliste për korrupsion­in në futbollin shqiptar. "Rregullat në Shqipëri janë mjaft të ndryshme. Merrni pasditen e 13 majit të vitit 2000. Ardian Çobo ishte i lumtur pas fitores me Partizanin dhe u ul për një kafe në një bar jashtë stadiumit ' Selman Stërmasi'. Çobo ishte president i Tomorrit dhe ekipi i tij gati e kishte prekur kupën e kampionati­t. Ai sapo ishte bashkuar me tre nga zyrtarët e ndeshjes, kur një djalë i ri afrohet pranë lokalit. Atentatori kishte armë dhe në distancë të afërt qëlloi disa herë në pjesën e prapme të kokës së Çobos. Një nga plumbat goditi gjyqtarin Luan Zylfo në qafë. Më vonë,

Plumbat prekën disa persona, por fatkeqësis­ht më fatale ishin ato ndaj presiden-

tit të Tomorit, Ardian Çobos dhe arbitrit Luan Zylfo. Si pasojë e plumbave, të dy këta persona gjetën vdekjen e menjëhersh­me, ndërsa dy gjyqtarë të tjerë u plagosën.

PISTA E HETIMIT

Pas gjendjes së vendit në vitin 1997, dhuna në stadiume ka qenë e shpeshtë në Shqipëri, por rasti i Çobos shënohet si vrasja e parë e zyrtarëve të klubeve në botën e futbollit. Pas vrasjes, policia nisi menjëherë hetimet, ku pista kryesore dyshohej të ishte ajo e hakmarrjes.

Kështu, të ndikuar nga kjo histori, "Gazeta Shqiptare" arriti të sigurojë prononcimi­n ekskluziv të arbitrit Besnik Kaimi, i cili ka qenë vëzhgues në njërën prej ndeshjeve ku ka luajtur ekipi i Beratit me president Ardian Çobon. Ai rrëfen për gazetën ndikim e "të fortit" të Beratit në fushën e futbollit si dhe përballjen e Çobos me arbitrit në dhomën e zhveshjes.-

 ??  ?? Ardian Çobo
Ardian Çobo
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania