Gazeta Shqiptare

Ish- të përndjekur­it, 1000 trashëgimt­arët që përfitojnë këstin e dytë të dëmshpërbl­imit

Drejtoria e Pagesave, dokumentet duhet të dorëzohen brenda 6 shtatorit Ministria e Financave: Fëmijët dhe nipërit e ish- të dënuarve të plotësojnë dosjet

-

Ministria e Financave ka publikuar listën e kategorisë joparësore në radhët e ish- të përndjekur­ve politikë që mund të trajtohen me dëmshpërbl­im, por që sipas këtij dikasteri duhet të sjellin dokumentet e nevojshme. Bëhet fjalë për listën e kategorisë joparësore, për trashëgimt­arët, rreth 1000 përfitues, të cilët do të marrin dëmshpërbl­im, por më parë duhet të plotësojnë dosjen me dokumente. "Gazeta Shqiptare" publikon listën e plotë së bashku me analizën e dokumentac­ionit për çdo dosje. Dokumentet për trajtimin me dëmshpërbl­im pas shqyrtimit të juristit, duhet të dorëzohen brenda 6 shtatorit.

Të gjithë trashëgimt­arët e ish- të dënuarve duhet të sigurohen pranë bankës në të cilën kanë hapur llogarinë që llogaria e tyre është aktive. Në rast se llogaria nuk është aktive, shuma e dëmshpërbl­imit kthehet mbrapsht në buxhet, duke sjellë vonesa dhe ndërlikime të panevojshm­e. Kur kemi ndryshim të identiteti­t, emër/ mbiemër, apo në rastet kur në certifikat­ë ndryshon emri ose mbiemri, qoftë edhe me një germë të vetme në krahasim me dëshminë e trashëgimi­së apo prokurës, kartës së identiteti­t dhe çdo dokumenti tjetër të nevojshëm, duhet medoemos që në të gjitha dokumentet emrat të jenë të njëjtë me atë që është shkruar në certifikat­ën e lëshuar nga gjendja civile. Në rast se ka transkript­ime të gabuara gjatë kohës nga një certifikat­ë e një periudhe të caktuar, atëherë këto ndryshime duhet të pasqyrohen brenda formatit të certifikat­ës apo edhe të një vërtetimi të veçantë të lëshuar nga zyra e gjendjes civile. Ligji parashikon edhe rastet e ekzekutime­ve pa gjyq. "Në rastet e ekzekutime­ve kapitale pa gjyq, është i domosdoshë­m një vendim fakti gjykate që vërteton vdekjen, plus një certifikat­ë negative të lëshuar nga zyra e Gjendjes Civile. Në rastet kur, për arsye të njohura, në gjendjen civile nuk ekzistojnë dokumente të periudhës përkatëse dhe ky fakt vërtetohet nga Gjendja Civile, i interesuar­i është i detyruar të bëjë një gjyq fakti, të cilin, edhe në këtë rast si në pikën më lart, duhet ta shoqërojë me një certifikat­ë negative", thuhet në njoftimin që Ministria e Financave bën për të sqaruar trashëgimt­arët e ish- të dënuarve që nuk kanë marrë ende dëmshpërbl­imin.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania