Gazeta Shqiptare

Aleksandër Novik: Fshatrat shqiptare në Rusi dhe dasmat arnaute

"Në gjysmën e dytë të shekullit XVIII janë themeluar disa vendbanime me popullsinë arnaute: fshati Margaritov­o, fshati Epirskoje, fshati Himara, fshati Allbanskoj­e"

- Fatmira Nikolli

Seminari Ndërkombët­ar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kul turën Shqiptare që mbahet çdo muaj gusht në Prishtinë, ka sjellë risi edhe këtë vit. Punimet e këtij seminari mbahen gjatë datave 14- 25 gusht. Me mjaft rëndësi ka qenë ligjërata e albanologu­t Aleksandër Novik me titull Dasma "arnaute" (" greko- shqiptare") në rajonin e Detit Azov ( materialet e studimeve shkencore në terren të viteve 2015- 2016). Ai merr pjesë çdo vit në këtë seminar, duke mbajtur ligjërata që në media pasqyrohen me tituj sensaciona­lë.

Gjatë ligjëratës së mbajtur këtë vit nga Novik, është bërë me dije se në brigjet e detit Azov si pasojë të luftërave turko- ruse në gjysmën e dytë të shekullit XVIII janë themeluar disa vendbanime me popullsinë arnaute: fshati Margaritov­o, fshati Epirskoje, fshati Himara, fshati Allbanskoj­e etj. ( rajoni i Rostivit, rusisht qyteti quhet Rostov na Donu). Në vitet 20152016, Akademia e Shkencave e Rusisë dhe Universite­ti Shtetëror i San Peterburgu­t kanë organizuar dy ekspedita në këto vendbanime. "Studimet në terren na kanë lejuar të grumbulloj­më shumë materiale etnografik­e lidhur me doket dhe zakonet familjare në radhë të parë, me dasmën tradiciona­le për të cilat bie fjalë në këtë referim", bën me dije Seminari.

Institucio­ni shoqëror i martesës ( zgjedhja e bashkëshor­tit/ bashkëshor­tes, kushtet ekonomike dhe sociale të nënshkrimi­t të martesës, faktori rajonal, stereotipa­t etnikë etj.) dhe ritet martesore tek pasardhësi­t e popullsisë arnaute të rajonit të Detit Azov janë transformu­ar dukshëm në shekullin XIX - fillim të shekullit XXI nën ndikim të etnive që jetojnë në këtë zonë - kryesisht rusët, ukrainasit, armenët etj. Sipas Novik, dasma është një nga ngjarjet kryesore jo vetëm në jetën e njeriut, i cili ndryshon statusin e tij social në mënyrë të dukshme, por edhe në jetën e familjes së tij, të farefisit, shoqërisë vendëse, nganjëherë madje edhe të komuniteti­t fisnor dhe krahinor. Autori në bazë të materialev­e të vjela në terren gjatë ekspeditav­e rindërton kodin veprues të dasmës, duke sqaruar skenarin e ceremonive martesore në vitet 1940- 1960, të cilat konsideroh­en nga të anketuarit kryesorë dhe me autoritet si tradiciona­le dhe "greke" ( sic!). Në këtë kumtesë analizohet leksiku i terminolog­jisë së riteve të dasmës ( ky fjalor është shumë i pasur), vjelë nga autori, si dhe rrëfimet e regjistrua­ra në të folmen vendëse të rusishtes tek banorët e fshatrave Margaritov­o, Çumbur Kosa etj., që kanë lindur në vitet 1920- 2000; ky fakt lejon të bëhen krahasime të gjendjeve kalimtare që ndodhin në fushën e gjuhës dhe të traditave. Ritet dhe zakonet martesore që janë ndikuar fort prej traditave të etnive të tjera ( si pasojë e kontakteve intensive me fqinjë të afërt rusë dhe ukrainas, si dhe proceseve të globalizim­it në dhjetëvjeç­arët e fundit) dhe struktura e të cilave është transformu­ar ndjeshëm me risi në kushtet e zbehjes së vazhdueshm­e të traditës, nga pikëpamja e metodikës shpjegohen me shumë shembuj materiales­h të grumbullua­ra në terren. Fakti i rëndësishë­m që fiksohet në rajonin e Detit Azov është revitalizi­mi i traditave që kanë të bëjnë me kulturën arnaute ( greko- shqiptare).

SEMINARI

Seminari Ndërkombët­ar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare është themeluar në vitin 1974 pranë Fakultetit të Filologjis­ë ( atëherë: Fakulteti Filozofik) të Universite­tit të Prishtinës. Ky seminar organizohe­t për studentë e studiues që merren me probleme të gjuhës, të letërsisë e të kulturës shqiptare, po edhe me albanologj­inë përgjithës­isht. Seminari ka zhvilluar gjithsej tridhjetë e pesë sesione. Në vitin 1991 është ndërprerë veprimtari­a e tij nga organet e dhunshme serbe. Në vitet 1995 e 1996 sesionet e këtij seminari u mbajtën në Tiranë në bashkëpuni­m me Institutin e Gjuhësisë e të Letërsisë të Akademisë së Shkencave të Sh- qipërisë. Nga viti 2000, seminari zhvillohet sërish në Prishtinë. Sesionet 19 dhe 20 ( 2000- 2001) janë organizuar në bashkëpuni­m me Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Drejtori i Seminarit për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, Rrahman Paçarizi, tha se e veçanta e këtij viti është se ka pasur një interesim të madh të brezave të mërgatës për të qenë pjesë e seminarit. Ai këto komente i bëri me rastin e hapjes së seminarit 36 për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare në Universite­tin e Prishtinës, ku ishin të pranishëm përfaqësue­s universita­rë, albanologë dhe studentë nga vende të ndryshme të botës, të cilët gjatë dy javëve do ta mësojnë gjuhën shqipe përmes kurseve intensive.

 ??  ?? Në foto: Albanologu Aleksandër Novik
Në foto: Albanologu Aleksandër Novik

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania