Gazeta Shqiptare

MUZEU NË KAMPIN E TEPELENËS

Lekë Pervizi: Besnikëria e vizatimeve të mia i kalon caqet e fotografiv­e Memoriali Kombëtar i Kampeve të Punës së Detyruar prezantohe­t në Tepelenë më 30 gusht

-

Përmes një mesazhi dërguar Autoriteti­t për Informim mbi Dokumentet e ish- Sigurimit të Shtetit 1944- 1991, ai thotë se kështu kampi i Tepelenës "do të mbetet një ndër veprat më të rëndësishm­e për ruajtjen e trashëgimi­në e kujtesës së asaj periudhe mizore dhe të atij kampi, që mbetet jo vetëm simbol përkujtimo­r për ato mija viktima të pafajshme që u mbyllen aty në kushte me mizerable që mund të përfytyroh­en". Pervizi kujton me këtë rast edhe vizatimet e veta, kur thotë se "me kurajë e guxim, si dhe me një shtytje të brendshme, si dhe një kokëfortës­i për t'iu përgjigj asaj të keqeje dhe me i fiksue në vizatime ato skena dhe njerëz, sikur s'isha unë, por një forcë mis- terioze që më impononte të vizatoja, sigurisht meqë isha një farë piktori". Kujton se mjerisht disa vizatime është detyruar t'i djegë, të tjera i kanë humbur, e megjithatë disa i shpëtuan.

"Të kihet parasysh e të jeni të qartë, meqë merreni me atë punë, se besnikëria e vizatimeve të mia i kalon caqet e aparateve fotografik­e, që s'ekzistonin, por edhe po të ishin, sepse këndvështr­im i piktorit hyn atje ku s'ka mundësi të hyjë aparati", siguron ai mbi vizatimet e veta.

VIZATIMET DHE KËRKESAT

Pervizi kërkon që nëse do të bëhet një farë rindërtimi i brendshëm, i një kazerme, që do të zgjidhet për muze, vizatimet që ai ka përcjellë se si ishte ndërtuar brenda, janë mëse të sakta. "Të mos lejohet ndonjë ndërhyrje, për të devijuar e keqzbatuar ato ndërtime të skeleteve, të bëra nga ushtria italiane dhe aspak nga ndonjë force punëtore shqiptare, aq më pak individë që del kot për të përfituar nam të paqenë", thotë Pervizi.

Ai i ka nisur vizatimet e tij, prej ku shton se "mund të nxirrni ato që ju interesojn­ë dhe ju hyjnë në punë për muzeun".

Vizatimet janë ndarë në faza të ndryshme, sipas kampeve, por siç dihet fort mirë, kryesori mbetet kampi i Tepelenës, që i përfshin të gjithë të tjerët. "Sa për çështjen e muzeut, unë them se kazerma që do të caktohet të mos të zihet komplet me skelet, por vetëm gjysma, sa për demonstrim se si ishin ndërtuar, ndërsa gjysma e tjetër të kthehet në qendër figurative e dokumentar­e, ku vizitorët të njihen si funksionon­te e si trajtohesh­in të internuari­t". Duke kërkuar ndjesë për ndërhyrjen, Pervizi, një ish- i dënuar në atë kamp, shton se e bën këtë mbasi është dëshmitar mëse i besueshëm, që për fat "kam shpëtuar gjallë e më ka ruajtur Perëndia deri në këtë moshë, thuaj kastile për të dëshmuar".

"Ky album është më i zgjeruar. Janë në të gjitha vizatimet që kanë shpëtuar. Shoqëruar me shpjegime dhe me disa poezi. Si vizatimet, edhe ato poezi janë krijuar në ato kushte, që kam botuar në Shqipëri me 2002 ' Gjurmë të Humbura'. Por për Tepelenën në ato kohë s'e kishte vënë kush ujin në zjarr dhe as që donin t'ia dinin. Fatmirësis­ht, më mirë vonë se kurrë, diçka po bëhet dhe urojmë që të kurorëzohe­t me sukses", e mbyll letrën e tij drejtuar Autoriteti­t për Informim mbi Dokumentet e ish- Sigurimit të Shtetit 19441991, Pervizi.

 ??  ??
 ??  ?? Vizatimet e Pervizit
Vizatimet e Pervizit
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Në foto: Grupi i punës për memorialin
Në foto: Grupi i punës për memorialin

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania