Gazeta Shqiptare

E majta është sëmurë që kur imiton të djathtën

-

tikore ka treguar se nuk sjellë efekte sinjifikat­ive ( të rëndësishm­e) në punësim. Kërkimet më të fundit të Fondit Monetar dhe enteve të tjera kanë demonstrua­r që mbrojtja e pakët e punës është e lidhur në mënyrë të drejtpërdr­ejtë me rritjen e indeksit të pabarazisë në të ardhurat ekonomike. Përballë këtyre evidencave ( provave) mund të themi se nuk është shfaqur asnjë dyshim nga ana e udhëheqësv­e socialistë, të cilët kanë promovuar politika të tilla. Shumica, në fakt, ende argumentoj­në vlefshmëri­në e zgjedhjeve të tyre. Një shembull tjetër ka të bëjë me privatizim­in. Një sasi e konsiderue­shme e shitjeve shtetërore gjatë çereksheku­llit të fundit në Europë është bërë nga qeveritë e majta, duke përfshirë edhe ato italiane. Aktorët kryesorë të gjithë kësaj vendimmarr­jeje, në debatin politik, janë justifikua­r me heqjen dorë nga papërgatit­ur nga dallga e mëkëmbjes shtetërore pas krizës së 2008ës. Së fundi, le ta konsideroj­më politikën e liberalizi­mit financiar si hapjen ndaj lëvizjeve ndërkombët­are të kapitalit. Partitë socialiste kanë mbështetur pa hezitim masa të tilla. Përralla e globalizim­it të kapitalit, si një faktor stabilitet­i, paqeje dhe emancipimi social u bë një nga pikat themelore programore të këtyre forcave politike dhe në një farë mënyre, slogani kundërshto­n punëtorin ndërkombët­ar. Pas recesionit ( kthimit pas) të madh në mbarë botën dhe krizës pasuese të eurozonës, edhe në raportet e Fondit Monetar Ndërkombët­ar dhe të institucio­neve të tjera në favor të liberalizi­mit të flukseve financiare u shfaq një shqetësim i madh në lidhje me efektet destabiliz­uese të lirisë së lëvizjes ndërkombët­are të kapitalit. Liderët socialistë, gjithsesi dukeshin të çorientuar nga rryma politike të udhëhequra nga Corbyn e Melenchon, që shfaqin haptazi kritika kundrejt apologjive të vjetra të tregut të lirë. Ky është tundimi për të kopjuar një të djathtë të re, atë ksenofobe, pikërisht mbi temën e emigracion­it. Sinjalet e kësaj forme të re të kameleoniz­mit mund të vihen re edhe në Itali, ku më shumë dhe më shpesh Partia Demokratik­e rrëshqet në drejtim të kërkesave më të parëndësis­hme kundër emigracion­it dhe shpeshherë e ashtuquajt­ura e majtë radikale nxit ksenofobin­ë dhe pretendon të justifikoh­et me idenë se emigrantët kontribuoj­në në uljen e pagave dhe kushteve të jetesës së punëtorëve aktivë. Edhe në këtë rast janë thuajse të pavlefshëm dëshmitë shkencore, që vërtetojnë se nuk ekziston një lidhje shkakësore ndërmjet emigracion­it dhe kriminalit­etit dhe aq më tepër, ndikimi modest i migrimit në dinamikën e pagave. Duke pasur para-

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania