Gazeta Shqiptare

Ne kemi, grekët edhe dinë

-

falë motorëve. E thjeshtë, modeste, por që e ofron këtë guidë. Deri në Gjirin e Gramës mund të lundrosh me barkë me motorë të fuqishëm për rreth 20 minuta. Udhëtimi kushton 20 mijë lekë për person. Nëse jeni më shumë, do t'ju bëjnë ulje.

Pasi kam mbërritur në Lefkada, të vetmin ishull të Greqisë që mund ta arrish me makinë, rreth 1 orë e 30 minuta larg Pargës, shkoj në portin e Nidrit. Aty një anije trekatëshe, me dy bare të brendshme dhe një restorant mirëpret të huajt për një udhëtim drejt 6 ishujve. Udhëtimi nis në 9.30 të mëngjesit dhe përfundon rreth orës 19.00 të pasdites. 10 orë lundrim e plazh në 6 ishuj kushtojnë 20 euro personi. Ah, ka edhe një drekë, të përfshirë brenda në çmim.

Gjiri i Gramës është vërtet një mrekulli. Po i tillë ishte edhe Gjiri Egremni, pranë Porto Katsiki. Nëse nuk më besoni, klikoni në "Google" edhe për të dy gjiret për të kuptuar se magjia për t'u kredhur në këto plazhe të virgjër nuk është një magji e sajuar nga unë, por edhe më e madhe se një fotografi që flet 1000 fjalë.

E vërteta e dhimbshme më rrëngjedh kur kuptoj brenda dy ditëve, se çdo të thotë të bësh turizëm. Që në nisje trafiku më kushton dhembje koke, që pa frikë të barazohet me koston e siguracion­it të makinës që pret për të dalë jashtë vendit. Pas 4 orësh kupton se udhëtimi nuk ia ka vlejtur dhe se dita e parë e pushimeve kaloi rrugëve, duke sharë gjithë drej- tuesit e mjeteve që parakalojn­ë a futen gabim drejt jugut të Shqipërisë. Ndërsa në Parga pa paguar çadër e shezllong je kredhur në det, me koston e një frapeje që në vendin tënd e pi të hidhur, edhe pse e ke paguar për të ëmbël.

E vërteta e dhimbshme të përplaset në fytyrë kur kujton 20 mijë lekë që ke paguar për 40 minuta udhëtim vajtje dhe ardhje në Gjirin e Gramës, ndërsa në Greqi ke paguar 20 euro për 10 orë udhëtim në 6 ishuj e një drekë të përfshirë. Po kjo e vërtetë të përplaset në fytyrë kur kujton se si zhurma e motorëve e uljet e ngritjet nga dallgët i tmerronin prindërit me fëmijë të vegjël në gomonen që na çonte drejt Gjirit të Gramës, ndërsa në anijen e Nidrit, as kafja që kishe porositur nuk derdhej. Një anije me rrëshqitës­e për fëmijët e me platformë për t'u hedhur të rriturit duket shumë larg turizmit shqiptar, ndërsa në portin e Nidrit mund të gjeje dhjetëra të tilla që niseshin çdo mëngjes drejt ishujve.

E akoma më pak shpresë është ndryshimi i sjelljes sonë kundrejt turistit. Gjiri i Gramës të fashitet sikur ta mbulonte një mjegull kur vlonjati të thotë: "Motra, ec tani t'u bëfsha se kemi 100 punë të tjera, s'do rrimë këtu gjithë ditën. Kaq ishte". Ndërsa kapiteni i anijes "Nidri Star" thërriste, pa qenë asnjëherë nevoja të ndizte sirenën: "Delfinët e mi, sirenat e mia, dukeni kaq bukur në det, por duhet të nisemi sërish. Një tjetër ishull i bukur na pret. Ejani, do të hidheni sërish në detin e bukur të Greqisë". E këtu nuk dilte asnjë mjegull ta fashiste imazhin e bukur të Gjirit Egremni. Ngjiteshe në anije dhe përpiqeshe ta fiksoje në një fotografi për ta pasur si kujtim të bukur përjetë. Aty kupton se ata dinë, ne jo.

FSHATRAT, QYTEZAT E BANUARA

Vizitova atë ditë me 20 eurot e paguara për udhëtimin me anije, Fiskardon, një vend në ishullin Kefalonia. Ndërtesat ishin veneciane, kishat ishin bizantine, varkat e vogla të peshkimit dukeshin shumë bukur pranë jahteve. Akullorja dhe ëmbëlsirat ishin të shtrenjta, por kishin një shije të mrekullues­hme, pa asnjë copë akulli në mes, ashtu si i gjen në kioskat e Dhërmiut apo në ato të Ksamilit. Dyqanet plot me punime artizane ishin përgjatë gjithë shëtitores, jo si në Himarë, ku kiosat ofrojnë cigare dhe shumë kafe me sinjal ' wi fi'. Në Kefalonia kishte reçel të zonës, sapunë me vaj ulliri, ëmbëlsira të bëra vetë, fruta. Madje pashë ca speca që doja t'i blija vetëm se ishin të bukur dhe kishin një ngjyrë të florinjtë. Shishe uzo të zbukuruar, erëza dhe karamele të vendosura në zarfe të bukur që t'ua dërgoje miqve kur të ktheheshe dhe shumë pak ' wi- fi'. Në fakt, ndodheshe në ishull.

PLAZHET

Në Shqipëri e vërteta është se

Hera e fundit që shkova në një klub nate në bregdetin shqiptar ishte tek "Folia". Ishte me nam atë vit. Oooooo, vërtet bëhej nami. Atmosfera ishte e mrekullues­hme. Në hyrje shihja makina luksoze, miliona euro vetëm makina. Në klub hyrja kushtonte 10 mijë lekë, por duhet të rrije në këmbë. Në tavolinë e gjatë, me 2 apo 3 stola kushtonte sa një shishe alkool. Pra, duhet të porosisje mbi 100 mijë lekë shishen që të kishe një vend për t'u ulur. Pesë persona na kushtoi hyrja 50 mijë lekë dhe nga 10 mijë lekë koktejli, shkuan pra më shumë se 100 mijë lekë. Vetëm me një gotë në dorë. Atmosfera, e shkëlqyer.

Ditën e tretë në Greqi u nisa për jetë nate, por në një anije të madhe. Festa ishte në anije. Hyrja ishte 10 euro personi, por kishe edhe një pije të përfshirë. Anija nisej në perëndim, sepse edhe ky i fundit në det kishte magjinë e vet. Përfunduam në një gji apo ishull sekret, aty ku volumi i lartë i muzikës nuk ishte problem si në Dhërmi, Himarë, apo Sarandë. I vetmi rregull në këtë festë ishte: Jo taka, e fustane mbrëmjeje, por rrobabanjo sepse festa është muzikë, koktejle, det e "fishekzjar­rë", se di si mund të quhen ata dritat e veçanta që digjnin shqiptarët punëtorë të asaj anijeje që bënte festa të këtij lloji. Me gotën në dorë mund të kërceje edhe në det, me apo pa rroba banjoje. Hyrja, udhëtimi, pija, deti, muzika të gjitha aty kushtonin 10 euro. Nëse doje një tjetër koktej, kushtonte 6 euro. Nga mesnata kishte edhe ' Happy hour', që do të thotë se çmimet uleshin. Kjo festë pa luks, që fliste nga kapiteneri­a në greqisht, anglisht, rusisht e shqip, ndonjëherë në të rrallë edhe italisht, nuk më bëri të ndieja mungesën e Shqipërisë. Anija i fliste të gjitha gjuhët dhe me një çmim më të lirë se klubi i natës në Jalë, Dhërmi e Sarandë.

Kuptova se ata kishin dhe dinin, ndërsa ne vetëm kemi.

E dua shumë vendin tim, ndryshe do të kisha ikur, do ta kisha braktisur, jo për një javë pushime. Do të kisha ikur dhe do të kthehesha një herë në vit për pushime dhe për të rregulluar dhëmbët. Por, e dua shumë, ndaj nuk e bëj dot. Ajo që më dhemb është se duhet të dimë se kemi të njëjtin det, të njëjtat potenciale, të njëjtat mrekulli natyre, të njëjtat ngjyra. Ata nuk kanë asgjë më shumë se ne. Ata thjesht dinë shumë më shumë se ne. Dhe nuk kanë turp të punojnë e ta duan atë që troket në derë, jo si turist, jo si të huaj, por si një njeri që ia bën të nesërmen më të bukur nëse lodhet pak sot.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania