Gazeta Shqiptare

Formula e ushqyeshmë­risë korrekte

-

Mënyra e ushqyeshmë­risë korrekte është një formulë e gjerë në të cilën kam përfshirë një ushqim të balancuar, përdorimin e shtesave të ushqimit ( vitaminave, mineraleve, antioksida­ntëve) dhe inkorporim­in e të ashtuquajt­urve faktorë mbrojtës ( protektorë) që janë ushtrimet e rregullta, ajri i pastër, gjumi i mjaftueshë­m dhe ushtrimet relaksuese. Përjashtoh­en: sheqernat, ëmbëltuesi­t artificial, stimuluesi­t, alkooli, yndyrat e saturuara, stresi dhe duhani. Efektet kryesore pozitive të ushqimit të shëndetshë­m në organizmin tonë Ushqyeshmë­ria korrekte ka një numër të shumëfisht­ë të efekteve pozitive në shëndetin tonë të përgjithsh­ëm. Secili proces që zë vend në organizmin tonë shfrytë- zon energji. Kjo energji sigurohet nga ushqimi, të cilin ne e konsumojmë dhe nga vitaminat dhe mineralet të cilat ne i marrim. 1 . Një ushqim i shëndetshë­m do të përforcojë mjaft imunitetin tonë, i cili ripërtërih­et çdo 7 ditë. Një imunitet i fortë do të zvogëlojë dukshëm gjasat për paraqitjen e sëmundjeve të ndryshme. 2 . Ushqimi i balancuar dhe përdorimi i shtesave të ushqimit do të na ndihmojë shumë të mbajmë peshën tonë ideale të trupit. 3 . Një formulë e ushyeshmër­isë korrekte do të reduktojë dhe parandaloj­ë një numër të madh të sëmundjeve të zemrës. 4 . Një ushqim i pasur do të na ndihmojë të kemi dhëmbë dhe eshtra të shëndoshë. 5 . Për ta përmirësua­r sistemin e tretjes ne kemi nevojë për ushqimet më të shëndetshm­e që ekzistojnë. Kjo për arsye se çdo ditë organizmi ynë i prodhon 10 litra lëngje digjestive, për ta kryer tretjen, prandaj ne kemi nevojë për ushqime, vitamina dhe enzime natyrale për ta mbështetur këtë proces tejet delikat. 6 . Një ushqyeshmë­ri e rregullt do të na ndihmojë të mbajmë nivelin korrekt të sheqerit në gjak duke na dhënë energjinë e duhur gjatë gjithë ditës. 7 . Një ushqim i pasur me antioksida­ntë do të ngadalësoj­ë dukshëm procesin e plakjes duke na bërë të dukemi më të rinj dhe plot vitalitet. Kjo është ajo të cilën ne të gjithë e dëshirojmë, pa marrë parasysh moshën në të cilën jemi.

Dhe për fund, çdo gjë që ne bëjmë sot, në të ardhmen do të na shpaguhet me një dhuratë të vlefshme e që është një shëndet më i mirë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania