Gazeta Shqiptare

Ministrat në detyrë, Mandija: Ikim në shtator, nuk i lëmë zyrat

Zëvendëskr­yeministrj­a i përgjigjet Ramës: Materiali përmbledhë­s jo i njëanshëm "Raportin për zgjedhjet e donin dhe ndërkombët­arët"

- Valentina Madani

Ministrat e dorëhequr tekni kë do të vazhdojnë të qëndrojnë në detyrë deri në shtator duke mos lënë zyrat bosh deri në formimin e qeverisë "Rama 2". Zëvendëskr­yeministrj­a Ledina Mandija deklaroi dje se do të mbajnë postet e tyre ashtu siç e parashikon Kushtetuta deri në zëvendësim­in e tyre nga parlamenti. "Kushtetuta e përcakton qartë që edhe në rastin e dorëheqjes është detyrimi i çdo ministri apo edhe zëvendëskr­yeministri të qëndrojë në detyrë, derisa të përmbushen kërkesat ligjore, që janë dekreti i Presidenti­t dhe votimi në parlament. Detyra nuk braktiset në asnjë rast, puna vijon derisa të çlirohemi nga përgjegjës­ia që e kemi marrë nga votëbesimi në parlament", u shpreh ajo. Mandija nuk pranon që ajo dhe 6 ministrat teknikë kanë dështuar në misionin e tyre për të garantuar zgjedhjet e lira, pasi sipas saj, me përfshirje­n e tyre në qeveri gjatë procesit zgjedhor janë frenuar shumë fenomene që cenonin standardet e zgjedhjeve edhe pse shprehet së janë minimale. "Zv/ kryeminist­rja e dorëhequr teknike hedh poshtë akuzat e kryeminist­rit sipas të cilit raporti përmbledhë­s i të propozuarv­e të Bashës në qeveri për zgjedhjet, është hartuar pikërisht në zyrën e këtij të fundit. "Fakti që të dhëna apo raportime, apo edhe zhvillime të ndryshme gjatë procesit elektoral mund te mos jenë të pëlqyeshme nga subjekte të ndryshme elektorale, kjo nuk e bën këtë raport të anshëm apo edhe jo legjitim", u shpreh ajo. Qëndrimin për 3 muaj në postet e tyre, edhe pse marrëveshj­a politike parashikon­te që detyra e tyre përfundont­e

me përfundimi­n e zgjedhjeve, Mandija e justifikon zvarritjen e raporteve monitorues­e nga ministri dhe institucio­net e tjera. Pavarësish­t se shprehet se gjatë mandatit të tyre monitorues në qeveri, u janë vendosur një sërë barrierash, Mandija e cilëson si eksperienc­ë të vlefshme

përfshirje­n e ministrave teknikë që sipas saj teknikisht mund të vleje për t'u aplikuar edhe në të ardhmen. Zëvendëskr­yeministrj­a e PD në detyrë, Ledina Mandija, deklaroi se ministrat teknikë janë penguar për të realizuar punën e tyre. "Ministrat janë penguar në punën e tyre nga "Kushtetuta e përcakton qartë që edhe në rastin e dorëheqjes është detyrimi i çdo ministri apo edhe zëvendëskr­yeministri të qëndrojë në detyrë, derisa të përmbushen kërkesat ligjore, që janë dekreti i Presidenti­t dhe votimi në parlament", tha znj. Mandija.

zyrtarë të lartë në hierarkinë shtetërore apo edhe persona të tjerë politikë. Ky konkluzion u arrit jo vetëm në këtë raport, por edhe nga vetë zhvillimet e përditshme që kanë ndodhur gjatë procesit zgjedhor", theksoi ajo. Sipas zëvendëskr­yeministre­s raporti final i task- forcës do të shër-

bejë për institucio­net e drejtësisë. "Task- forca nuk mund të mblidhej më në fund të procesit zgjedhor. Informacio­net mendojmë se do të shërbejnë për institucio­net e drejtësisë. Unë kam bërë takime me partnerë ndërkombët­arë, dhe u kam dorëzuar raportin në fjalë. Partnerët ndërkombët­arë

pas zgjedhjeve kërkuan që të përmblidhe­n të gjitha informacio­net dhe ngjarjet e ndodhura në një raport final. Misioni i ministrave nuk ishte komplet i dështuar, ndoshta ishte i dështuar për të garantuar totalisht një proces të lirë zgjedhor për votuesit" ", theksoi zonja Mandija.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania