Gazeta Shqiptare

Krimi, policia holandeze: Të kthehen vizat për shqiptarët

Raporti së shpejti do t'i dorëzohet ministrit të Sigurisë dhe Drejtësisë "Të ndalohen për ‘ rrënjosjen në shoqërinë holandeze’"

-

Autoritete­t holandeze kërkojnë rivendosje­n e regjimit të vizave për shtetasit shqiptarë, duke kushtëzuar kështu lëvizjen e tyre në hapësirën Shengen. Pas problemati­kave në rritje të kriminalit­etit nga bandat shqiptare në Holandë, policia holandeze në bashkëpuni­m me prokurorin­ë holandeze kanë këshilluar qeverinë për të rikthyer vizat për të gjithë shtetasit shqiptarë në zonën Shengen. Këtë e konfirmon një memo e brendshme që përshkruan raportin në fjalë, i cili është nisur për këshillim qeverisë, ku kërkohet pikërisht rivendosja e regjimit të vizave. Një kërkesë e tillë është siguruar nga ABC News. Kriminelët shqiptarë në Holandë janë fuqizuar së tepërmi vitet e fundit, pasi operojnë kryesisht në trafikun e drogës, pastrim parash dhe në trafikun e qenieve njerëzore. Për policinë dhe prokurorin­ë holandeze, mënyra më e mirë për të luftuar këtë fenomen është rikthimi i detyrimit për pajisjen me viza, në mënyrë që shtetasit shqiptarë të mos hyjnë më lirisht në zonën Shengen dhe në Holandë. Policia e Amsterdami­t ka kon- firmuar për ABC News ekzistencë­n e këtij raporti dhe tha që policia ka parë një fuqizim të fortë të elementëve kriminalë në Holandë. Numri i të dyshuarve për vepra penale me kombësi shqiptare përgjatë një viti është dyfishuar, duke shtyrë kështu kërkesën për masa më të ashpra. Do të jetë qeveria në Holandë ajo Pas vendimit të Holandës për kthimin e vizave për shqiptarët, reagoi dhe deputetja demokrate Jorida Tabaku, duke e cilësuar "këmbanë alarmi". Ajo tha se procesin e liberalizi­mit të vizave e konsideron­te një proces të pakthyeshë­m, dhe sipas saj fakti që kthehemi prapa, është vetë faji i qeverisë ‘ Rama’.

që do të vendosë për një masë të tillë, e cila deri më tani po studion raportin. Zyra e ministrit të Brendshëm preferon të reagojë pasi ministri të ketë marrë vendimin e tij. Të paktën disa parti politike janë shprehur në të kaluarën pro forcimit të masave shtrëngues­e për shqiptarët dhe kështu rikthimi i vizave

mund të jetë një opsion real për Holandën. Përmes një memorandum­i të brendshëm qeverisë i kërkohet të ndërmarrë veprime lidhur me

këtë çështje, ka thënë një zëdhënës i policisë së Amsterdami­t, i cili ka konfirmuar memorandum­in për "The Telegraap. nl".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania