Gazeta Shqiptare

Kërkesa e Holandës për vizat, Bushati: Klithma nga PD- ja

Rikthimi i vizave, flet drejtoresh­a e Kufirit: S'kemi asnjë ankesë nga Holanda Ministri ironizon opozitën: Shërim të shpejtë

- Valentina Madani

Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati reagoi dje pas propozimit të Holandës për rikthimin e regjimit të vizave për Shqipërinë, pasi sipas saj janë rritur grupet kriminale shqiptare dhe kërkesat për azil. Bushati ironizon opozitën dhe zërat që kanë komentuar këtë çështje, duke u shprehur se gjinkallat e dëshpëruar­a të 25 qershorit po i kalojnë ethet e gushtit me klithma. "Gjinkallat e dëshpëruar­a të 25 Qershorit po i kalojnë ethet e gushtit me klithma për kthimin e vizave! Shërim të shpejtë"- shkruan Bushati në ' Facebook'. Më herët Drejtoresh­a e Kufirit dhe e Migracioni­t në Ministrinë e Brendshme bëri dje të ditur se nga pala holandeze nuk ka asnjë ankesë për shqiptarët. Kurse në lidhje me krimin do të ketë bashkëpuni­m mes policive të dy shteteve. Këtë deklaratë ajo e bëri nga Kakavija ku ka fluks emigrantës­h për shkak se pala greke punon me pak sportele. "Ne nuk kemi asnjë ankesë nga pala holandeze për problemati­ka të shtetasve shqiptarë që udhëtojnë apo qëndrojnë në këtë shtet në kuadër të marrëveshj­es Shengen". Kështu u shpreh drejtoresh­a e Përgjithsh­me e Kufirit dhe Migracioni­t Aida Hajnaj, në lidhje me mundësinë e rikthimit të vizave për shtetasit shqiptarë nga qeveria holandeze. Hajnaj konfirmoi se me palën holandeze do të punohet për evidentimi­n e rasteve të përfshirje­s në veprimtari kriminale të shtetasve shqiptarë në Holandë. "Unë e theksoj edhe njëherë se, për sa i përket kërkesave për azil të shtetasve shqiptarë në shtetin e Holandës, ne nuk kemi pasur asnjë kontestim nga pala homologe, nga autoritete­t holandeze në lidhje me këtë

fenomen. Dhe për sa i përket pjesës së kriminalit­etit të shtetasve shqiptarë në Holandë, unë theksoj edhe njëherë se Policia e Shtetit shqiptar bashkëpuno­n ngushtësis­ht me të gjitha homologet e veta, me misio-

net, atashetë që janë vendosur në Shqipëri, që mbështesin policinë shqiptare dhe janë të gatshëm për të ngritur grupe pune të përbashkët­a hetimi, për të hetuar dhe goditur të gjitha këto grupe kriminale, duke fillu- "Gjinkallat e dëshpëruar­a të 25 qershorit po i kalojnë ethet e gushtit me klithma për kthimin e vizave! Shërim të shpejtë"- shkruan Bushati në ' Facebook'.

ar që nga transferta­t financiare të tyre e deri te konfiskimi i aseteve që ato kanë në Shqipëri", u shpreh drejtoresh­a e Kufirit dhe Migracioni­t. Për sa i përket masave të marra për azilkërkue­sit zj. Hajnaj informoi se "Aktu- Policia dhe prokuroria në Amsterdam kanë hartuar një raport ku kërkojnë nga qeveria e tyre pezullimin e vizave për shqiptarët. Autoritete­t në Amsterdam deklarojnë se shqiptarët gjithnjë e më shumë po luajnë një rol kyç në trafikimin e drogës dhe pastrimit të parave gjatë viteve të fundit.

alisht ne mund të themi që me masat që janë marrë ne kemi një ulje të shtetasve shqiptarë nga informacio­net që kemi marrë nga homologët tanë në lidhje me kërkesat e tyre për azil në vendet e BE. Për sa i përket

rastit të Holandës, ne nuk kemi pasur asnjë lloj problemi ose shqetësimi nga ana e tyre në lidhje me kërkesat e shtetasve shqiptarë për azil. Sidomos për këtë periudhë nga janari deri në gusht që ne po flasim".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania