Gazeta Shqiptare

Nishani: Pa pastruar parlamenti­n nga kriminelët, ta harrojmë Europën

"Rikthimi i vizave, alarm për të gjithë! Roli kyç i grupeve mafioze në politikë s'fshihet dot" "Çelja e negociatav­e këtë vit, përfundimi­sht e humbur"

- Valentina Madani

Për ish- presidenti­n Nis hani, rikthimi nga Holanda i vizave për shqiptarët është një alarm që vjen për shkak të azilkërkue­sve dhe nivelit të lartë të krimit dhe drogës në Shqipëri. Në një status në faqen e tij në "Facebook", Nishani shkruan se, nëse nuk do të ketë konfiskime të pasurive të kriminelëv­e dhe politikanë­ve që deklarojnë miliarda pa punuar asnjë ditë, atëherë shqiptarët do ta shohin Europën vetëm përmes televizion­eve. Sipas tij nëse parlamenti nuk pastrohet nga kriminelët, duhet ta harrojmë Evropën. "Vendet e Bashkimit Evropian nisën të reagojnë ndaj anormalite­tit të rëndë që po konsolidoh­et tashmë me shpejtësi në Shqipëri. Në Holandë që, në, fakt njihet edhe si barometri i politikave dhe zhvillimev­e të mëtejshme në hapësirën evropiane është kërkuar zyrtarisht rivendosja e sistemit të vizave me Shqipërinë", shprehet z. Nishani. Sipas tij ky nuk është ende një vendim përfundimt­ar politik dhe institucio­nal i Holandës, por ka dy elemente shumë domethënës që praktikish­t i vendos shqiptarët në fije të perit. "E para, kërkesa është zyrtare nga agjencitë që janë të ngarkuara me çështjen e sigurisë dhe luftën kundër kriminalit­etit. E thënë ndryshe politika dhe institucio­net shtetërore vendimmarr­ëse do ta kenë shumë të vështirë të mos i përgjigjen kërkesës së këtyre agjencive e nga ana tjetër t'u kërkojnë atyre garantimin maksimal të sigurisë dhe rendit për qytetarët e tyre. Përkundër, politikanë­t vendimmarr­ës do dilnin përgjegjës direkt përballë qytetarëve që do të votojnë për ta. E dyta, që nga dhjetori i vitit 2016 Këshilli i Ministrave të BE ka miratuar tashmë mekanizmin e pezullimit të lëvizjes së lirë për vendet jo anëtare ku çdo vend anëtar mund ta aktivizojë atë. Kriteret e parashikua­ra në këtë mekanizëm aktualisht penalizojn­ë drejtpërdr­ejt Shqipërinë më së shumti", shprehet ish- presidenti Nishani. Ai shpreh shqetësimi­n se kërkesa për azil nga qytetarët e Shqipërisë është katastrofi­ke ( në baraspeshë "Nëse nuk shohim pastrim të parlamenti­t nga kriminelët ordinerë, por me shumë para, nëse nuk shohim..., do ta harrojmë shumë shpejt ta shohim Evropën live, ( fëmijët, nipërit e mbesat emigrantë, spitalet për kurim, shkollat për arsimim, tregjet për biznes etj.). Po, do ta shohim përmes BBC dhe Euronews!", shprehet z. Nishani.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania