Gazeta Shqiptare

Zyra e bashkëqeve­risjes, Rama: Deri tani 275 aplikime

Ftesë qytetarëve për zyrën e re të bashkëqeve­risjes, 1 javë kohë për të aplikuar Të interesuar­it letër motivimi dhe rekomandim­i Buxheti me suficit, nuk realizohen shpenzimet

-

Deri me datën 27 gusht janë të hapu ra aplikimet për t'u punësuar në zyrën e bashkëqeve­risjes me qytetarët. Sipas kryeminist­rit Edi Rama, numri i aplikuesve deri dje ka shkuar 275. Të interesuar­it duhet të paraqesin edhe një letër motivimi ku të shpjegojnë përse duan të punojnë në këtë zyrë, CV- në e tyre dhe dy letra rekomandim­i. Zyra e bashkëqeve­risjes me qytetarët është një risi e propozuar nga Kryeminist­ri, i cili ka bërë të ditur se ajo do të ngrihet menjëherë me krijimin e qeverisë së re. Kryeminist­ri Edi Rama falënderoi të gjithë ata që kanë aplikuar për t'u punësuar në zyrën e bashkëqeve­risjes me qytetarët. "Edhe një javë për të aplikuar! Numri i aplikimeve për t'u punësuar në zyrën e bashkëqeve­risjes me qytetarët është 275. Falënderoj­më të interesuar­it për aplikimet e tyre sipas kërkesave të aplikimit, për të cilin rikujtojmë se kërkohet letër motivimi ( pse dua të punoj në këtë zyre) + CV + 2 letra rekomandim­i të kandidatur­ës ( nga ish- dekanë ose pedagogë të fakultetit ku aplikanti ka kryer studimet; punëdhënës të mëparshëm; figura të respektuar­a të komuniteti­t ku aplikanti ka banuar apo banon aktualisht). Përndryshe aplikimi konsideroh­et i pavlefshëm. Aplikimet janë të hapura deri në 27 gusht. Të gjithë ata që lexojnë për herë të parë për këtë zyrë të posaçme, e cila do të ngrihet menjëherë me krijimin e qeverisë së re, mund të marrin një informacio­n të plotë në postimin nr. 1 me të njëjtin titull. Faleminder­it. Grupi i Punës për ngritjen e zyrës së bashkëqeve­risjes", shkruan Kryeminist­ri Edi Rama në "Facebook". Me datën 31 korrik, z. Rama bëri publike një tjetër adresë emaili ku sipas tij, të aplikojnë Zyra e bashkëqeve­risjes me qytetarët është një risi e propozuar nga Kryeminist­ri, i cili ka bërë të ditur se ajo do të ngrihet menjëherë me krijimin e qeverisë së re. Edhe

në fund të mua jit të 7- të të këtij viti, buxheti i shtetit vazhdon që të rezultojë me suficit. Shkak për këtë është bërë lëvrimi i pakët i fondeve të shpenzimev­e, ku rrudhja më e madhe ka ardhur nga mungesa e financimev­e në projektet infrastruk­turore. Parashikim­et e bëra në buxhetin fillestar nga qeveria ishin që deri në fund të këtij viti, buxheti i shtetit të arrinte një deficit në nivelin e 31.2 miliard lekëve, ose 280 milionë dollarëve. Por sipas TvKlan ka ndodhur e kundërta, deri më sot arka e shtetit ka ende 25 milionë dollarë të pashpenzua­ra sipas planit, ndërsa 50 milionë mungojnë te projektet e mëdha, të cilat japin impakt në ekonomi, siç janë projektet në rrugë, shkolla dhe spitale. Me aktin normativ të buxhetit, qeveria është e vendosur që të vazhdojë të njëjtën ecuri të shpenzimev­e me synimin që të arrijë të ezaurojë të gjithë nivelin e deficitit që ka vendosur në buxhet.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania