Gazeta Shqiptare

Krim i dyfishtë në Kamëz, burri vret gruan dhe veten me kallashnik­ov

65- vjeçari u vetëvra pranë Dije Litës në kuzhinën e shtëpisë. Dyshimet e policisë Halil Lita njoftoi vëllanë: Mbaroi, s'e kthej dot

-

Krimi në familje tron diti dje kryeqyteti­n, ku një 65- vjeçar vrau me kallashnik­ov bashkëshor­ten e më pas veten. Ngjarja e rëndë u shënua rreth orës 11: 00 të së dielës, në banesën luksoze të çiftit Lita, në zonën e Frutikultu­rës në Kamëz. Çifti me origjinë nga Kukësi, që prej shumë vitesh ishin shpërngulu­r për të jetuar në zonën e Kamzës, jetonin të vetëm në banesë, pasi 3 vajzat i kishin të martuara, ndërsa 2 djemtë jetonin jashtë Shqipërisë si emigrantë ekonomikë. Edhe në momentin që mes tyre dyshohet të ketë nisur një debat, Halil dhe Dije Lita ndodheshin të vetëm në banesë. Pas zënkës, 65- vjeçari ka marrë armën dhe ka qëlluar katër herë në drejtim të gruas së tij 5 vite më të vogël se ai. Pasi kreu krimin, Lita, në gjendje të rënduar psikologji­ke ka thirri të vëllanë që ndodhej në vilën ngjitur dhe i ka thënë se gjithçka kishte përfunduar dhe se nuk e kthente dot më pas. Por, ndërsa i vëllai ka shpejtuar për të qenë pranë tij, 65- vjeçari është rifutur sërish brenda në shtëpi dhe pranë gruas së ndjerë ka qëlluar veten me një plumb në kokë. Policia, e cila u njoftua për krimin e rëndë nga të afërt të dy viktimave, mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes dhe nisi punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të krimit. Nga hetimet paraprake, policia ka dyshime se krimi ka ndodhur për xhelozi, megjithatë po heton nëse ka pasur konflikte të mëparshme mes çiftit si dhe për ndonjë konflikt të mundshëm me persona të tjerë.

NGJARJA

Ishte ora 11: 00 kur të shtënat e kallashnik­ovit ngritën në këmbë të afërmit e çiftit Lita, pasi edhe ata banonin pranë banesës së tyre. Burime pranë uniformave blu bënë dje me dije se kanë dyshime se mes tyre mund të kishte nisur një debat për motive të dobëta, ndërsa si pistë kryesore kanë atë për shkak të xhelozisë. E gjithë skena e krimit mësohet se ka ndodhur në kuzhinën e vilës ku ata jetonin. Për krimin e rëndë policia u njoftua nga vëllai dhe kunati i viktimave dhe menjëherë shkuan në vendngjarj­e dhe nisën hetimet për të hedhur dritë mbi motivet e saj. Po ashtu, oficerët e krimeve morën dje edhe dëshmitë e familjarëv­e të viktimave, ndërsa trupat e pajetë të tyre u transferua­n për në morgun e Tiranës për t'iu nënshtruar ekspertizë­s mjeko- ligjore. Burimet e lartpërmen­dura thanë se personi i fundit që kishte komunikuar me 65- vjeçarin para se të kryente vetëvrasje­n kishte qenë i vëllai. "Gjithçka u bë. Mbaroi. S'e kthej dot më pas". Kjo ishte fraza e vetme që Halil Lita i kishte thënë të vëllait, pasi kishte vrarë me kallashnik­ov bashkëshor­ten. Me të mësuar lajmin e hidhur, i vëllai i 65- vjeçarit ka nxituar t'i shkojë pranë, por nuk ka mundur, pasi Halili është futur menjëherë në banesë dhe pranë trupit të pajetë të së shoqes i ka dhënë fund edhe jetës së tij.

BANORËT

Familja Lita nga Kukësi, e cila kishte zbritur për një jetë më të mirë në zonën e Frutikultu­rës në Kamzë, nuk njihej si problemati­ke, madje si viktimat ashtu edhe fëmijët e tyre gëzonin reputacion të mirë. Të pyetur dje nga "Gazeta Shqiptare", disa prej banorëve të zonës thanë se ishin tronditur kur mësuan për ngjarjen. Sipas tyre, çifti Halil dhe Doje Lila nuk njiheshin si persona apo familje problemati­ke dhe se jetonin në kushte të mira ekonomike. Mësohet se njëri prej djemve të kësaj shtëpie kishte ardhur në vendin tonë për të kaluar pushimet dhe ishte larguar sërish jashtë ditën e shtunë.

 ??  ?? Banesa ku jetonte çifti
Banesa ku jetonte çifti
 ??  ?? Viktimat, Halil dhe Dije Lita
Viktimat, Halil dhe Dije Lita
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania