Gazeta Shqiptare

Vidhnin pushuesit në Shëngjin, prangoset njëri prej autorëve, njëri në kërkim

Policia u dokumenton 4 ngjarje, merrnin euro e dollarë

-

LEZHË - Vidhnin vlera monetare dhe sende te tjera personale pushuesve në çadrat e tyre në plazhin e Shëngjinit, ndalohen 2 adoleshent­ë, një shpallet në kërkim, ndërsa një tjetër procedohet në gjendje të lirë. Burime zyrtare nga policia e Lezhës bënë me dije se policia arrestoi dje shtetasit me inicialet P. D. ( me precedent të mëparshëm penale) 14 vjeç, B. Ç. 16 vjeç, banues në Lezhë, të dy banues në këtë qytet. Po ashtu, policia tha se kanë shpallur në kërkim dhe janë duke punuar për kapjen e shtetasit M. P. 16 vjeç, ndërsa po hetohet në gjendje të lirë 15- vjeçari me iniciale E. Gj., banues në Lezhë. Zyrtarisht, blutë e Lezhës sqaruan se nga veprimet hetimore të kryera është arritur të dokumentoh­et autorësia e disa vjedhjeve të ndodhura në plazhin e Shëngjinit, ku ka rezultuar se këta persona në bashkëpuni­m me njëri- tjetrin janë autor të kryerjes së tyre. Konkretish­t, vjedhjet kanë ndodhur: Më datë 18.08.2017, në Shëngjin, i kanë vjedhur 600 euro, 7000 lekë dhe dy telefona celular shtetasit A. B.; më datë 16.08.2017, në plazhin e Kunes- Shëngjin, i kanë vjedhur 1140 dollar, 130 euro, 24.000 lekë, tre telefona celular dhe dokumente të ndryshme shtetasit A. B.; më datë 10.08.2017, në Shëngjin, kanë tentuar të vjedhin fenerin e mjetit BMW në pronësi shtetasit D. S.; më datë 02.08.2017, në plazhin e Shëngjinit i kanë vjedhur 100 euro, 4000 lekë dhe një telefon celular Samsung, shtetasit A. V. Materialet procedural­e i kaluan Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, ( Seksionit për të mitur) për veprën penale "Vjedhja e kryer në bashkëpuni­m".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania