Gazeta Shqiptare

Si u vra Aleksandër Bardhi në makinë kur tre të rinjtë po nxirrnin bimët e kanabisit

-

merrte dy shokët e tij me varkë. Kur erdhën Amarildo dhe Albiano, kishin me vete dy armë kallashnik­ov. Pasi mbërritën në Shëndëlli, ku kishin informacio­n se ishte mbjellë drogë, kanë parë një motor "Papaq" afër një are dhe nga frika filluan të qëllonin në ajër me automatik, pasi kujtuan se kishte njeri. Njërin automatik e mbante ai, ndërsa tjetrin e kishte Albiano Xhezairi. Pasi u futën në parcelën me hashash, të tre filluan të prisnin bimën. Kur po i nxirrnin ato, kanë parë dritat e një makine që po vinte në drejtimin e tyre. Ai ka filluar të largohet bashkë me armën në dorë dhe duke ikur i ka thënë Albianos që, ' hajde të ikim se po vjen një makinë'. Kur ka kthyer kokën nga frika, ka parë se makina u afrua me shumë shpejtësi dhe në këtë moment ka dëgjuar të shtëna me armë. Por pasi nuk ka dëgjuar që Xhezairi të kthente përgjigje, ka vazhduar të largohet me vrap për në drejtim të varkës. Kur ka mbërritur atje, ka parë Amarildo Lamen, i cili kishte mbërritur përpara tij. Pastaj pas pak ka ardhur edhe Albiano, që mbante në dorë një automatik. Pasi kanë hipur në varkë, kanë shkuar në Ksamil dhe armët i ka marrë Albiano Xhezairi. Ndërsa, Amarildo Lame ka deklaruar se janë takuar bashkë me dy shokët e tij në Ksamil dhe pasi janë takuar, kanë shkuar në Butrint, ku kanë marrë motorin e varkës së Dhimitrit dhe pastaj kanë shkuar me varkë për në breg të liqenit të Butrintit. Më pas kanë shkuar në drejtim të fushave të fshatit Shëndëlli. Ndërsa, për sa i përket momentit kur panë dritat e makinës teksa po nxirrnin bimët e kanabisit, ai ka treguar se është larguar në drejtim të vendit ku ishte varka, dhe drejt tij është nisur dhe Dhimitri, ndërsa Albiano në një distancë rreth 20 metra, u ul në gjunjë dhe filloi të gjuante me automatik në drejtim të makinës me

breshëri, derisa i mbaroi të gjithë fishekët. Pasi Albiano Xhezairi ka ardhur te varka, ka dëgjuar t'i thotë Dhimitrit: "Më duket se e vrava shoferin, se kur qëllova, makina nuk po lëvizte më dhe ai po bërtiste". Armët i mori përsëri Albiano dhe i çoi te shtëpia e tij në Ksamil.

 ??  ?? Aleksandër Bardhi
Aleksandër Bardhi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania