Gazeta Shqiptare

Bllokohet mbi 1 ton kanabis sativa, do trafikohej në Itali

Në Himarë kapet administra­tori i një hoteli, iu gjetën mbi 400 kg drogë në dhomë Policia arreston dy skafistët shqiptarë

-

Aktivizimi i alarmit nga Policia Kufitare e Vlorës dhe Guardia di Finanza në Shqipëri ka mjaftuar që në det të fillonte një operacion antidrogë. Në kohë rekord, është pikasur një skaf, që udhëtonte drejt Italisë dhe dyshimet se ishte i ngarkuar me drogë u shtuan kur skafistët nisën të bënin manovra të rrezikshme për t'i shpëtuar ndjekjes. Por operacioni që ngriti në këmbë policinë shqiptare dhe atë italiane, u finalizuar me arrestimin e dy skafistëve dhe sekuestrim­in e një sasie prej rreth 650 kg hashash. Policia e Shtetit bëri me dije se pas disa orësh ndjekje, skafistët, të dy shtetas shqiptarë, për t'i shpëtuar policisë e hodhën drogën në det. Megjithatë përpjekjet e tyre për t'u shpëtuar prangave, rezultuan të kota, pasi të dy u arrestuan në ujërat territoria­le italiane. Konkretish­t, policia arrestoi shtetasit me iniciale L. R. 34 vjeç dhe H. D. 23 vjeç. Për finalizimi­n me sukses të operacioni­t u nevojit edhe ndërhyrja nga ajri, ndihmë, e cila i erdhi policisë nga njësia ajrore Frontex. Ndërsa, për sa i përket sasisë së drogës mendohet të jetë më e madhe, ndaj policia po ushtron kontrolle në det. Por, menjëherë pas këtij operacioni, policia kreu kontrolle të imtësishme në zonë ku u sekuestrua rreth 700 kg kanabis. Si rezultat i krehjes së zonës nga Delta Forcë, Policia Kufitare Vlorë, Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë dhe GdF u bë e mundur gjetja dhe sekuestrim­i i sasisë tjetër të lëndës narkotike kanabis sativa, e cila ishte gati për t'u trafikuar. Lënda narkotike u gjet pranë "hidrovorit" në Akërni, Novoselë, të fshehur në një zonë pyjore, e cila ishte e futur në 29 pako të mëdha me peshë 20 deri në 25 kg secila. Gjithashtu, janë gjetur dhe sekuestrua­r 48 bidonë me benzinë me nga 60 litra secili, gjithsej 2880 litra. Gjithashtu, në afërsi të lëndës narkotike është gjetur edhe një automjet tip furgon të markës "Iveko", bosh. Nga hetimet paraprake dyshohet se dy personat e kapur në Itali në operacioni­n e përbashkët, në bashkëpuni­m me dy persona të tjerë ku për arsye hetimi nuk jepen të dhëna për ta, do të trafikonin në Itali edhe këtë sasi lënde narkotike të sekuestrua­r në Akërni. Vijon operacioni dhe shkëmbimet intensive të informacio­neve me Zyrën Interforcë të policisë italiane dhe Guardia di Finanza.

DROGA NË HOTELIN E HIMARËS

Administra­tori i një hoteli në Piqeras të Himarës është vënë në prangat e policisë, pasi nga kontrolli i ushtruar në njërën prej dhomave të hotelit u gjet një sasi e konsiderue­shme kanabisi. I arrestuari është shtetasi Dhimitër Qëndro, ndërsa në cilësinë e provës materiale u sekuestrua­n 422 kg e 300 gram lëndë narkotike, si dhe një armë zjarri automatik. Specialist­ët e Sektorit të Hetimit të Narkotikëv­e në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, pas një hetimi intensiv, finalizuan me sukses operacioni­n e koduar "Hotel room". "Gjatë kontrollit të ushtruar në një nga dhomat e një hoteli, në ad- ministrim të shtetasit Dh. Q., në fshatin Piqeras, kanë konstatuar një sasi lënde narkotike kanabis sativa me peshë 422 kg e 300 gram si edhe një armë zjarri automatik me dy krehër. Në përfundim të hetimeve policia ka bërë të mundur kapjen dhe ar- restimin në flagrancë si posedues të lëndës narkotike", thuhet në njoftimin zyrtar të policisë. Sakaq, 54- vjeçari është nën akuzë për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëv­e" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit".

 ??  ?? Droga e sekuestrua­r në hotel
Droga e sekuestrua­r në hotel
 ??  ?? Gomonia që transporto­i 600 kg drogë
Gomonia që transporto­i 600 kg drogë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania