Gazeta Shqiptare

Letra për Enverin: Arrestuam si elementë antiparti tre redaktorët, Biba, Ramku dhe Dume

Publikohet dokumenti sekret i vitit 1980 i ministrit të Punëve të Brendshme, Feçorr Shehu, për arrestimin e grupit ku implikohej Kadrie Kadare Raporti sekret: Për krime kundër shtetit janë arrestuar 51 persona, nga të cilët elementë antiparti Beqir Ndou,

- Dashnor Kaloçi

Dokumenti që po publikojmë në këtë pjesë të librit, ësh të një raport- informacio­n me siglën "Sekret" që mban datën 28.8.1980, i ministrit të Punëve të Brendshme të asaj kohe, Feçorr Shehu, me temë: "Mbi disa çështje të veprimtari­së armiqësore e keqëbërese gjatë muajve korrikgush­t dhe ngjarjet negative në rradhët e vetë efektivit të MPBsë", dërguar sekretarit të parë të Komitetit Qendror të PPSH- së, Enver Hoxhës, i cili e ka mbushur atë raport plot me shënime nga faqja e parë tek e fundit. Një nga pikat kryesore dhe të radhitura në krye të raportit të ministrit Feçorr Shehu, që sapo kishte ardhur në atë post në vendin e ish- shefit të tij Hazbiu, është ai ku flitet për arrestimin e "elementëve antiparti" si; Beqir Ndou, Elami Hado, Eqerem Biba, Xhelal Ramku, Hysenil Dume, Minella Bala e Llambro Nesturi. Ndërsa Ndou dhe Hado ishin ushtarakë të karrierës ( ish- kolonelë), Biba, Ramku dhe Dume, ishin të tre redaktorë në Shtëpinë Botuese "Naim Frashëri" në Tiranë. Dhe të tre ata i përkisnin një grupi intelektua­lësh që akuzoheshi­n për agjitacion e propagandë ndaj vijës së partisë. Në këtë grup ku "implikohej" edhe Kadrie Kadare, ( motra e shkrimtari­t të njohur, Ismail Kadare) akuzat ishin mjaft të rënda, pasi, sipas informacio­neve të Sigurimit të Shtetit, marrë në rrugë operative nëpërmjet bashkëpunë­torëve të tyre apo me "Teknikë Operative" ( përgjues), ata "kishin folur gjëra monstruoze edhe për sekretarin e Parë të Komitetit Qëndror të PPSH- së, Enver Hoxhën…?! ( Gjëra që tashmë janë të njohura, pasi janë botuar dokumentet arkivore dhe bërë publike edhe nga ish- drejtori i Arkivit të Ministrisë së Brendshme, studiuesi e historiani i njohur, Kastriot Dervishi). Dhe në përfundim të këtij procesi tashmë të njohur të koduar "Shtrigat" dhe "Shiringa", pati disa dënime me burgime të rënda, internime, vetëvrasje dhe këshillime, siç ishte Kadrie Ka- dare. Dokumentin në fjalë po e publikojmë me shkurtime, ( është me 20 faqe), duke u përqendrua­r kryesisht vetëm te pika e parë e tij, ku flitet për tre redaktorët e Shtëpisë Botuese, "Naim Frashëri", si dhe te një i ashtuquajt­uri "grupi agjenturor i UDB- së në Zerqan të Peshkopisë, apo ai "përvetësue­sve në agro- eksport" që ndiqeshin për veprimtari armiqësore, siç dhe u dënuan më pas.

REPUBLIKA POPULLORE SOCIALISTE E SHQIPERISE Sekret

MINISTRIA E PUNEVE TE BRENDESHME Ekzemplar Nr. 1 DREJTORIA E PARE Nr. 3436 Tiranë, më 29.8.1980

LENDA: Mbi disa çështje të veprimtari­së armiqësore e keqbërese gjatë muajve korrik- gusht dhe ngjarjet negative në rradhët e vetë efektivit të MPB- së.

SEKRETARIT TE PARE TE KOMITETIT QENDROR TE PPSH SHOKUT ENVER HOXHA TIRANE Duke analizuar treguesit kryesorë të kriminalit­etit në fund të 6 mujorit të parë të këtij viti, arrijmë në konkluzion­in se veprimtari­a armiqësore e keqbërëse edhe gjatë kësaj periudhe ka qenë intensive e ashpër e komplekse kundër vijës së përgjithës­hme të Partisë dhe udhëheqjes së saj: unitetit moralo- politik të popullit, bazës ekonomike e aftësive mbrojtëse të vëndit.

Më konkretish­t treguesit kryesorë:

A) Proceduar ( marrë të pandehur) 2383 persona, prej të cilëve 1976 i janë dërguar gjyqit ( 866 në gjëndje arresti) sepse kanë kryer këto vepra shoqërisht të rrezikshëm:…….

b) Gjithsej 1976. Këshilluar demaskuar 444 + 37 c) Internuar dhe dëbuar 109 + 3 ………………………………… 1. Në numrin e personave të proceduar e dhënë gjyqit gjatë 6 mujorit, në krahasim me periudhën krahasuese të vitit 1979, rritje kanë pasur rrethet e Shkodrës, Fieri, Elbasani, Lezha, Mirdita, Gramshi, ndërsa ulje kanë pasur rrethet: Berat, Gjirokastë­r, Librazhd, Mat, Pukë, Pogradec, Sarandë e Skrapar.

2. Sipas porosive të dhëna nga KQ i Partisë dhe Qeverisë; punuam vendimin e Këshillit të Ministrave mbi luftën kundër kriminalit­etit në të gjithë sistemin e Ministrisë së Punëve të Brendëshme. Nga baza deri në qëndër, u bënë analiza të posaçme dhe u saktësuan detyra konkrete.

Si efekt dhe i këtyre masave vërehet, veç të tjerave një rritje e forcës zbuluese. Kështu, vetëm në muajin korrik u zbuluan dhe u proceduan 415 persona, nga të cilët 121 për përvetësim të pasurisë socialiste, 65 për vjedhje të pasurisë së shtetasve, 37 për krime në dëtyrë, 11 për vrasje, 17 për shkelje të rregullave të qarkullimi­t rrugor, 10 për marrëdënie seksuale me dhunë dhe 154 për krime të tjera.

Për krime kundër shtetit ( në muajin korrik- gusht) janë arrestuar 51 persona, nga të cilët element antiparti Beqir Ndou, Elami Hado, Eqerem Biba, Xhelal Ramku e Hysenil Dume ( tre të fundit redaktorë në Shtëpinë Botuese "Naim Frashëri"), si dhe Minella Bala e Llambro Nesturi për veprimtari spiunazhi.

3. Disa nga proceset e rendësishm­e, ku është përqëndrua­r vëmëndja, kanë qenë:

a) Pëfundmi i hetimeve ndaj 3 agjentëve ( rezidentur­ës) të zbulimit jugosllav në rrethin e Peshkopisë ( kooperativ­a e Zerqanit), nga ku rezulton e dokumentua­r se:

Organizato­ri i kësaj rezidentur­e, Mustafa Lika, që ish vënë në shërbim të zbulimit jugosllav qysh në vitin 1965 ( rekrutuar nga të arratisuri­t Fiqëri Previzi e Sami Aliu, kur ishin si vizitorë tek vëllai në Turqi), pasi rekrutoi armiqtë e tjerë Hysen Deda e Naxhi Lami, kanë vepruar intensivis­ht për të zbatuar detyrat e dhëna nga zbulimi jugosllav; zgjerimin e grupit me element të tjerë; zhvillimin e agjitacion­it e propagandë­s armiqësore kundër vijës e politikës së Partisë, grumbullim­in e të dhënave me karakter ushtarak, ekonomik e politik, kryerje e sabotimeve në ekonomi dhe prishje e unitetit në organizatë­n bazë dhe në popull, duke nxitur grindjet ndërmjet familjeve dhe fiseve në fshat etj.

 ??  ?? Feçorr Shehu në gjyq
Feçorr Shehu në gjyq
 ??  ?? Kadrie Kadare
Kadrie Kadare
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania