Gazeta Shqiptare

Ushtarakët, në 5 shtator gjyqi kundër Gjykatës së Lartë

Statusi i ri i ushtarakut, lihet jashtë grupit të punës SHKURSH- ja Konduri: Detyrohemi të kthejmë mbrapsht 2- 37 milionë lekë të vjetra

- Voltiza Duro

Shoqata Kombëtare e Ush tarakëve në Rezervë të Shqipërisë po përfundon procedurat e fundit për gjyqin që do të mbahet në 6 shtator të këtij viti kundër Gjykatës së Lartë. Në bazë të vendimit unifikues nga gjykata, pas përllogari­tjes së pensioneve, ushtarakët detyrohen të kthejnë mbrapsht vlerën që varion nga 2 milionë lekë deri në 37 milionë lekë të vjetër. Mbi 20 mijë ushtarakë, të gjithë anëtarë të kësaj shoqate nga i gjithë vendi, prej vitesh po për- "Pensioni i parakohshë­m i mohuar ka një histori të gjatë gjyqesh dhe e ka çuar dinjitetin e ushtarakëv­e në atë nivel sa mund të tallen punonjësit e sigurimeve shoqërore."

ballen me dyert e gjykatave për zbatimin e statusit të ushtarakut dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre. Në një intervistë për "Gazetën Shqiptare", presidenti i SHKURSH- it, Thoma Konduri tregon se ky vendim absurd i Gjykatës së Lartë nëpërkëmb dinjitetin e ushtarakut dhe shkel veçanërish­t të drejtat ekonomike të usht-

arakëve të liruar.

Kur është krijuar Shoqata Kombëtare e Ushtarakëv­e në Rezervë të Shqipërisë dhe cili është misioni i saj?

Krijimi i kësaj shoqate daton më 8 prill 1996 dhe misioni kryesor i saj është të mbajë ushtarakët të bashkuar, të mbrojë interesat ekonomike të tyre, të ruajë traditat më të mira të ushtrisë, të integrojë ushtarakët në jetën civile si dhe në gjirin e NATO- s. Por faktori kryesor që na ka dhënë energji të mos dorëzohemi është shkelja e të drejtave ekonomike që ka bërë shteti shqiptar ndër vite ndaj ushtarakëv­e në lirim.

Cilat janë disa nga pikat në të cilat konsiston moszbatimi i statusit të ushtarakut?

Për herë të parë statusi i ushtarakut është miratuar në korrik të vitit 1991, por është injoruar totalisht nga gjykata dhe qeveritë e të gjitha ko- hërave. Ka rreth 20 nene të cilat i japin të drejtë kësaj kategorie ushtarake, ndërkohë që për nenin 35 mbi pensionin e parakohshë­m dhe nenin 41 mbi rimbursimi­n e barnave kanë dalë vendime e ligje të tjera cenuese të së drejtave tona. Instituti i Barnave nuk e pranoi VKM- në mbi nenin 41 dhe rimbursimi i ilaçeve për ushtarakët në lirim nuk gjeti kurrë zbatim.

Si e priti SHKURSH vendimin unifikues të marrë nga Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë? Pra,

 ??  ?? Presidenti i SHKURSH- it, Thoma Konduri
Presidenti i SHKURSH- it, Thoma Konduri
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania