Gazeta Shqiptare

ISIS kërcënon Italinë: Tani radhën e keni ju

Instalohen barriera çimentoje, makinat me qira lejohen vetëm për personat me aftësi të kufizuara Autoritete­t italiane përforcojn­ë masat e sigurisë

- Ina Allkanjari

Pas sulmeve terroriste në Spanjë, Finlandë e Rusi, ISIS- i kërcënon Italinë, duke paralajmër­uar se janë objektivi i ardhshëm i sulmeve të tyre. Nëpërmjet uebsajtit monitorues të organizatë­s xhihadiste, Italia ka konfirmuar deklaratën kërcënuese të ISIS- it, ku thuhej: "Radhën e keni ju". Ndërkohë, autoritete­t italiane janë në gatishmëri të lartë veçanërish­t në Romë dhe Palermo, ku në këtë të fundit janë vendosur barriera për të ndaluar hyrjen e automjetev­e, përjashtua­r ambulancat dhe zjarrfikës­et. Shteti gjithashtu ka përforcuar masat e sigurisë sidomos në kontrollin e personave që marrin automjete me qira, raportuan dje mediat italiane. Ndërsa, për sa i përket marrjes së automjetev­e me qira, mediat shkruan se kjo gjë do të lejohet në qendrat kryesore vetëm për automjetet që transporto­jnë persona me aftësi të kufizuara. Qeveria italiane, përveç përforcimi­t të masave të sigurisë, shumë shpejt do të instalojë barriera të reja çimentoje në pikat më të ndjeshme të qytetit. Në Firence, kryebashki­aku i qytetit është shprehur se, nëse do të jetë e nevojshme, në ditët në vijim do të shtohen barrierat. Gjithashtu është shtuar numri i ushtarëve që patrullojn­ë në rrugë. Por në Verona numri i barrierave tashmë është rritur dhe autoritete­t italiane synojnë se deri në tetor zonat kryesore të qytetit do të jenë më të siguruara. Ndërkohë që në Milano vëmendja e autoritete­ve është përqendrua­r në zonat më të populluara, dhe agjentët e policisë do të patrullojn­ë së bashku me Antiterror­izmin gjatë kohës që në qytet do

të ketë organizime të koncerteve dhe eventeve të ndryshme. Por ky nuk ësh-

të rasti i parë që Italia kërcënohet nga ISIS- i. Kujtojmë se në vitin 2016 orga-

nizata xhihadiste u shpreh se objektivi i radhës për sulm do të jetë Roma.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Faksimile e deklaratës së ISIS- it në websajt
Faksimile e deklaratës së ISIS- it në websajt

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania