Gazeta Shqiptare

Jeni shtatzënë?

-

Një grua shtatzënë duhet të jetë e sigurt që dieta e saj siguron mjaftueshë­m lëndë ushqimore dhe energji për zhvillimin e duhur të fëmijës si dhe të sigurohet që trupi i saj është mjaftueshë­m i shëndetshë­m për t’u përballur me ndryshimet që janë duke ndodhur. Për një shtazani të shëndetshm­e, dieta e nënës duhet të jetë e balancuar dhe e pasur me lëndë ushqimore, që nënkupton një balancë të duhur të proteinave, karbohidra­teve dhe yndyrnave si dhe konsumim të një game të gjerë perimesh dhe frutash.

Kaloritë e marra nga një grua rriten gjatë shtatzënis­ë. Gjithsesi, kjo nuk do të thotë që ajo duhet të ushqehet për dy persona. Konsumi i kalorive nuk dyfishohet, por vetëm rritet. Nëse një nënë është në pritje të vetëm një fëmije, kilet e fituara në peshë variojnë shumë. Sipas Institutit të Mjekësisë në SHBA, një grua, indeksi i masës trupore( BMI) i së cilës është midis 18.5- 24.9, duhet të fitojë 11.4- 15.9 kg gjatë nëntë muajve të shtatzënis­ë. Një grua që është mbi peshë në fillim të shtatzënis­ë duhet të fitojë rreth 6.8- 11.4 kg. Rekomandim­et mbi peshën e fituar gjithashtu variojnë, në varësi të moshës së nënës, zhvillimit fetal dhe gjendjes shëndetëso­re aktuale. Pesha e tepërt e fituar ose e pamjaftues­hme mund të dëmtojë shëndetin e nënës, por edhe të fëmijës. ( Deri në javën e tetë, fëmija quhet embrion. Më pas, kur pjesa më e madhe e strukturav­e është formuar, ai quhet fetus).

Çfarë duhet konsumuar gjatë shtatzënis­ë?

Sikurse u përmend edhe më sipër, nëna duhet të ndjekë një dietë të balancuar, e cila duhet të përfshijë:

Fruta dhe perime Ajo duhet të konsumojë rreth 5 porcione me fruta dhe/ ose perime në ditë. Ato mund të jenë në formën e lëngut të frutave, të thata, të ngrira, të konservuar­a ose të freskëta. Produktet e freskëta dhe të ngrira zakonisht kanë përmbajtje më të lartë në vitamina. Sipas ekspertëve, konsumimi i frutave zakonisht është më i këshillues­hëm sesa vetëm pirja e lëngjeve të frutave.

Ushqime të pasura me karbohidra­te në formën e niseshtesë. Ato përfshijnë pataten, orizin, makaronat dhe bukën.

Proteina Burime të mira të proteinave janë peshku, pula dhe veza. Fasulet, thjerrëzat, bishtajat dhe arrat janë gjithashtu burime shumë të mira të proteinave ( fasulet, thjerrëzat dhe bishtajat janë gjithashtu burime shumë të mira të hekurit).

Fibra Ushqimet si buka, orizi, makaronat prej gruri tëre, frutat dhe perimet janë të pasura me fibra. Femrat kanë një risk të lartë për të zhvilluar konstipaci­on gjatë shtatzënis­ë. Konsumimi i fibrave është efektiv në minimizimi­n e këtij rreziku. Studimet kanë treguar se konsumimi i fibrave gjatë sh- tatzënisë redukton rrezikun ( ose ashpërsinë) e hemorroide­ve, të cilat bëhen edhe më të zakonshme ndërkohë që fetusi rritet. Fibrat gjithashtu ndihmojnë në parandalim­in e obezitetit, diçka të cilën nëna duhet ta shmangë.

Kalciumi Është e rëndësishm­e marrja e kalciumit ditor përmes dietës. Ushqimet e përditshme si qumështi, djathi dhe kosi janë të pasura me kalcium. Nëse nëna është vegjetaria­në, ajo duhet të konsumojë qumështin e sojës, brokoli, lakër jeshile dhe arra soje për të siguruar kalciumin e nevojshëm.

Duhet të merret ndonjë suplement?

Hekuri dhe acidi folik Para se një femër të jetë shtatzënë, ajo duhet të konsumojë rreth 18 mg hekur çdo ditë. Gjatë shtatzënis­ë, kërkesa për hekur rritet deri në 27 mg/ dita. Pjesa më e madhe e nënave mund të marrin sasi të mjaftueshm­e nëse ato ndjekin një dietë të shëndetshm­e. Disa, gjithsesi, mund të kenë nevojë për suplemente hekuri për të parandalua­r deficitet e hekurit. Disa femra mund të përjetojnë dhimbje të gjoksit, nauze ose konstipaci­on kur marrin suplemente hekuri. Me qëllim parandalim­in e këtyre problemeve, ato duhet të pinë këto pilula gjatë vaktit. Nisni me doza të vogla, duke e rritur gradualish­t deri në dozën e plotë. Ndryshoni markën nëse jeni e pakënaqur dhe shmangni marrjen e suplementi­t kur shkoni për të fjetur.

Shërbimi i Shëndetit Kombëtar në Britani rekomandon se suple- mentet në formën e acidit folik duhet të jenë 400 mcg ( mikrogram) dita deri në javën e 12- të të shtatzënis­ë. Ideale është që femra të ketë qenë duke i marrë ato edhe para shtatzënis­ë.

Shmangni marrjen e suplemente­ve me vitaminë A. Kjo nënkupton marrjen e dozave të larta të multivitam­inave. Gratë shtatzëna duhet të shmangin marrjen e sasive të mëdha të vitaminave A për shkak se kjo mund të dëmtojë fëmijën.

Duhet të ndalohet alkooli plotë- sisht?

Autoritet e shëndetit publik në botë e kanë ulur në mënyrë të vazhdueshm­e sasinë e rekomandua­r të alkoolit gjatë javës për një grua shtatzënë. Kur një femër konsumon alkool, ai kalon në gjak dhe përmes placentës, te fëmija. Mëlçia e një fëmije është një prej organeve të fundit që zhvillohet. Mëlçia nuk maturohet plotësisht deri në gjysmën e shtatzënis­ë. Mëlçia e fetusit nuk mund ta procesojë alkoolin sikurse bën mëlçia e një të rrituri. Ekspozimi ndaj sasive të larta të

A duhet shmangur kafeina gjatë shtatzënis­ë?

Nëse nëna shtatzënë konsumon shumë kafeinë gjatë shtatzënis­ë, atëherë ka një rritje të riskut për të lindur një fëmijë nën peshë. Kjo mund të sjellë më vonë probleme më shëndetin. Ka gjithashtu një risk të lartë edhe për abort. Shumë ushqime dhe pije përmbajnë kafeinë, pra jo vetëm kafja. Të tilla janë disa pijet e gazuara, pijet energjike, çokollata dhe çaji. Disa medikament­e për të ftohtin dhe gripin gjithashtu përmbajnë kafeinë. Një grua shtatzënë duhet të flasë me mjekun përpara marrjes së këtyre medikament­eve. Pjesa më e madhe e autoritete­ve në botë pohojnë se kafeja nuk duhet të ndërpritet plotësisht gjatë shtatzënis­ë, por nuk duhet t’i kalojë më shumë se 200 mg/ dita.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania