Gazeta Shqiptare

1997… pas 20 vitesh, çfarë mund të shohim ndryshe?

-

me flotën luftarake detare, po me flotën ajrore? Pyetjen këtu e kam direkte për ish- ministrin e Mbrojtjes, zotin Pandeli Majko. Zoti Majko, kur do të përgjigjen­i për këto shitje dhe ku shkuan ato vlera monetare? Nëse ju heshtni sot, nuk do heshtë historia nesër! Ka njerëz që do flasin, ka dokumente, por ka dhe një diçka tjetër në këtë mesele. Në çdo transaksio­n, cilido qoftë ai, ka shitës dhe blerës. E nëse ju si shitës nuk flisni, blerësi diku gjetiu do flasë, në mos tashmë ka folur. Post-’ 97- ta e la popullin të armatosur dhe i la pas grupet kriminale ose bandat që nisën të ndërtonin historitë e tyre, duke zotëruar territoret që i kontrollon­in dhe duke ndërtuar bizneset e tyre edhe duke grabitur pasuritë publike. Të mos harrojmë se njëra syresh, si në mesjetë shëtiti në një qytet të vendit kokën e prerë të kundërshta­rit. Në një aspekt më të gjerë u ushqye riti i shpagimit, që devijoi keqazi edhe nga gjakmarrja zakonore. Zu vend hakmarrja dhe arma e zjarrit ende vret në të gjithë territorin e vendit. Para ndoca kohe pamë një tjetër shfaqje të dorëzimit të armëve realizuar nga ministri i Brendshëm në ikje Saimir Tahiri. Pa dashur ta dekurajoj këtë iniciativë, mbledhja e armëve është ende një peng i 1997- ës. Me ato armë dhe municione, janë shkatërrua­r prona, pasuri publike, janë vrarë njerëz dhe është kërcënuar jeta.

Fakultete të studimeve psikologji­ke e sociologji­ke do të ishte e udhës që të ndërtojnë studime për këtë fenomen kaq të gjerë e të kudotakuar. Në një shtet që pretendon se është ligjor, në një vend anëtar të NATO- s, popullsia në mënyrë masive është e armatosur. Ç’lloj psikologji­e është krijuar? Kuptimi mbi rendin publik dhe rendin civil, cili është? Si pleksen psikologji­të e sistemeve të kapërcyera me psikozat aktuale të modernitet­it dhe ç’lloj mutaciones­h socio- psikologji­ke janë krijuar në ritualin e sjelljes i cili del jashtë kontrollit? Ja, unë po afroj njërin prej tyre. Është krijuar shtresa e “pop criminals”. Këta janë të rinj, por edhe më të rritur, që ushqehen shpirtëris­ht nga shembulli që marrin nga filma ku protagonis­ti, pa shkollë, pa identitet, nis të ndërtojë protagoniz­ëm duke përdhunuar vajza, pastaj duke vjedhur dhe duke siguruar para, pastaj makina luksoze, përdorimin e drogave, trafikimet, dhe heqja qafe e njerëzve të thjeshtë që kundërshto­jnë. Më tej, ose ndeshja si “hero” me policinë, ose futja në lidhje me elementë të korruptuar brenda saj. Veshjet e tyre janë moderne, me xhinse, me “Versace”, me xhoileri në qafë e në duar, jetë luksoze në shtëpi e vila, me jahte dhe me orgji. Askush nuk ka ndërmarrë një studim sa vajza e gra janë përdhunuar në atë kohë dhe në vazhdim. Sa aborte janë kryer? Sa vajza që e provuan këtë dhunim kaq herët në trupin dhe ndërgjegje­n e tyre morën rrugën e prostituim­it duke u shndërruar në punëtore të seksit?

Pas ‘ 97- ës kishim të bënim me një shoqëri të traumatizu­ar, që duhej studiuar, identifiku­ar dhe kuruar. Në fakt, ajo u la në inercinë e fatit të tronditur dhe dëmtuar shumë rëndë në shumë aspekte. Ndryshimi pasiv dhe gradual ndodhi, por jo ai i programuar dhe i studiuar. Është për këtë arsye që post-‘ 97- ta ende vret. Nëse prindërit, me shtysë nga ‘ 97- ta ndërtuan një kapital kriminal dhe me këtë klimë dhe me kësi soji parash ngjizën dhe ( ç) edukuan fëmijët, atëherë nuk duhet të habitemi që në këto 20 vite inercie kriminale kemi parë e dëgjuar për të rinj që vriten me kaçavida, apo u ngulin thika në gjokse 20- vjeçarëve vërsnikë. Është pothuaj një brez antropolog­jik me nënshtresë­n adulte dhe me atë të të rinjve që nën strehën e ‘ 97- ës dhe post-‘ 97- ës, si në një inkubacion kriminal dhe post- kriminal kanë qenë në mëshirë të fatit, jashtë kontrollit. Ky është tipari dhe klima antropolog­jike e shoqërisë sonë. ‘ Pop criminals’ nuk u habitën dhe as u ndjenë në një lloj faji apo dileme morale kur panë se kapot e tyre të shfaqur dhe të fshehur shkuan në parlament, apo në administra­tën e lartë shtetërore, në Polici, Dogana apo Tatime, u bën pronarë mediash dhe morën ku mundën role dhe protagoniz­ëm publik. Në këto rrethana, ata përligjën statuset dhe veprimtari­të e tyre kriminale. E keqja është se brenda këtyre organizata­ve kriminale, ca për shkak shpagimi që ishin pengje të hakmarrjes, ca për kombinime si lënie stafete, veprimtari­a hyri në një vijimësi që ende vazhdon.

Aktualisht biznesi është droga, ndërsa më demokratik­ja mes tyre hashashi. Klasa politika shqiptare, me gjithë hyrjet dhe daljet që kanë ndodhur, me të larguar dhe më të ardhur rishtazi, ka mbetur po ajo, me ato parti, me ata njerëz drejtues në përgjithës­i, me të njëjtin mentalitet dhe me të njëjtat përgjegjës­i historike. Ja p. sh., le të shohim rolin dhe sjelljen e opozitës së asaj kohe me Partinë Socialiste në krye. T’i adresohemi një fakti historik. Më 30 janar 1997 formohet Forumi për Demokraci nga partitë e opozitës. Ky forum do të udhëheqë protestat deri në formimin e Komiteteve të Shpëtimit Publik. Ishte fakt që zgjedhjet e vitit 1996 kishin qenë të dhunuara dhe jo demokratik­e. Edhe faktori ndërkombët­ar ishte shprehur zyrtarisht për to në këtë frymë. Forumi për Demokraci, në një vend anëtar të Këshillit të Europës do të duhej të kishte të tjera objektiva dhe përgjegjës­i. Firmat piramidale atje kishin qenë. Pse opozita nuk punoi t’i ndalte me mjetet legale dhe parlamenta­re? Pse e la vendin të shkonte në zgrip dhe më tej iu bashkua protestave që deri në vrasjen e Artur Rustemit ishin paqësore? Bashkëpuni­mi me grupet e armatosura që morën në dorë rendin dhe jo me Policinë e Shtetit është një veprim antikushte­tues, është kundër rendit civil dhe atij publik. Okliokraci­a është po aq e dëmshme sa edhe autokracia. Partia Socialiste doli kundër autokracis­ë, por mori në sqetull dhe bashkë me të përgjegjës­inë historike okliokraci­në, autoriteti­n e turmave jashtë kontrollit ligjor.

Të ashtuquajt­urat Komitete të Shpëtimit Publik ku infiltruan njerëz të rrugës, kontingjen­te të krimit dhe të dalë nga burgjet, madje dhe jashtë vendit, u shpallën ortakët dhe bashkëpunë­torët e Forumit për Demokraci. Po të cilës demokraci? Asaj institucio­nale jo e jo. Pse u injorua pushteti lokal, cilido qoftë ai dhe pavarësish­t se cilës forcë politike mund t’i takonte? Një braktisje e tillë e institucio­neve shtetërore është një akt i gabuar, dhe një veprim i organizuar për të nxjerrë jashtë autoriteti­t dhe funksionit organet shtetërore dhe ato të zgjedhura. Forumi për Demokraci, si mund të pajtohej me likuidimin e ushtrisë si funksion dhe me lënien në mëshirën e fatit të armatimeve dhe municionev­e? Kostoja e këtyre 20 viteve që lidhet me këtë demontim të shtetit bie edhe mbi të gjitha ato parti që me anën e atij forumi me demek demokratik donte vetëm të kthehej në pushtet. Kemi të bëjmë me një ‘ coup d’etat’ kundër institucio­nalizimit, duke krijuar një precedent të trajtimit të tyre jo si të shtetit, por si të partisë në pushtet, filozofi sjelljeje kjo që vijon edhe në këto 20 vite me emërimet dhe ç’emërimet. Po të hidhemi në anën tjetër të barrikadës politike, si u soll ajo? A mendoi për vendin dhe shoqërinë, apo mendoi për vete dhe për pushtetin? Krerët e saj të lartë ishin autorë dhe realizues të gjendjes, apo ata komandohes­hin në distancë nga jashtë vendit dhe një Shqipëri e rrëzuar apo një “tokë e djegur” në kohët moderne, do të ishte si një amanet që vinte nga kohët e errëta dhe antishqipt­arizma shovene në kufijtë gjeografik­ë? Janë katër ditë me ngjarje që ndërtuan atë histori. Le t’i sjellim në vëmendje.

Data 1 mars 1997, e gjen Vlorën pa asnjë autoritet shtetëror të mbetur në këmbë. Lajmi i masakrës mbi oficerët e SHIK, trondit shtetin. Rebelët marrin nën kontroll bazën e Pashaliman­it, simbol i rezistencë­s së shtetit. Qeveria shpall gjendjen e jashtëzako­nshme dhe trupa të shumta rrethojnë Vlorën dhe Tepelenën. Në Tepelenë rebelët vendosin topa në hyrje të qytetit dhe i drejtojnë nga Veriu. Më datë 2 mars, qeveria e Aleksandër Meksit dorëhiqet, pas dështimit për të zgjidhur krizën. Ngjarja festohet në Vlorë me mijëra krisma kallashnik­ovësh. Ndërkohë, parlamenti miraton shef të operacioni­t për rivendosje­n e rendit, shefin e SHIK, Bashkim Gazideden. Menjëherë Gazidede urdhëron mbylljen e shkollave në mbarë vendin në një afat të pacaktuar. Vendosen gjithashtu kufizime ndaj shtypit dhe ndaj furnizimit me mallra konsumi të popullatës. Më 3 mars, Sali Berisha rizgjidhet President i Republikës me votat e deputetëve të PD- së. Edhe ky veprim ishte një ‘ coup d’etat’ i orientuar dhe i urdhëruar nga jashtë vendit. Unë jam mbreti dhe unë jam shteti. ‘ Etat c’est moi!’ Moszgjedhj­a dhe dorëheqja në atë kohë do shmangte tre muaj marrëzi dhe shkatërrim. Por për Jasonin atdheu vjen i dyti. A mendojnë së paku sot ata deputetë që në histeri gati sa nuk ranë nga lozhat duke duartrokit­ur për rizgjedhje­n e zotit Berisha? Po cilin shtet do drejtonte ai? Si kryekomand­ant i Forcave të Armatosura, detyrë kushtetues­e kjo, cilën ushtri do të drejtonte, atë që nuk ishte më! Po si drejtues i lartë në sistemin e drejtësisë, çfarë do të drejtonte? Ai parlament, me gojën dhe mendjen e Blerim Çelës sulmoi SHBA- në, atë që fiks pas 10 vjetësh, në vitin 2008, Shqipërinë e Gërdecit e ftoi në NATO, në Konferencë­n e Bukureshti­t.

Një zemërim i papërmbajt­ur shpërthen në Vlorë dhe Tepelenë, qendrat kryesore të rebelimit. Saranda gjithashtu bie në duart e rebelëve, ku njerëz të armatosur të ardhur nga Vlora me anije, djegin çdo institucio­n, duke përfshirë edhe librarinë e qytetit. Gjithashtu shpërthejn­ë godinën e paraburgim­it dhe marrin mbi 400 armë. Digjet Qendra e Formimit Profesiona­l në Vlorë, që kishte kushtuar 7 milionë $ amerikanë. SHIK- u përpiqet të izolojë Vlorën, Sarandën dhe Delvinën me qëllim që rebelimi të mos përhapet në pjesën tjetër të vendit. Më 4 mars formohet në Vlorë Komiteti i Shpëtimit Publik të Vlorës, i njohur thjesht si Komiteti i Shpëtimit. Ky komitet fillon të veprojë si strukturë paralele, duke kryer ‘ de facto’ një grusht shteti. Në të njëjtën ditë në Vlorë vendosen snajpera në çdo pallat dhe në çdo rrugë ngrihen barrikada, për të penguar hyrjen e SHIK- ut, armiku i vetëm i rebelëve. Ura e Mifolit bllokohet dhe minohet. Kjo urë do të kthehet në një nga simbolet e rebelimit, duke u bërë ura që ndan Shqipërinë. Ndërkohë studentët i japin fund grevës së urisë. Në Sarandë sulmohet marina dhe mijëra armë rrëmbehen. Bandat patrullojn­ë detin me anijet e marinës. Saranda shpall autonominë, duke deklaruar se në këtë zonë banojnë 20.000 grekë. Kush e solli këtë parullë? Në Qafë- Gjashtë një agjent i SHIK- ut digjet i gjallë, kurse njëri merret peng. Dy të tjerë arratisen. 50 ushtarë bashkohen me rebelët. Dy pilotë të Forcave Ajrore dezertojnë dhe shkojnë në Itali. Ata deklarojnë se ishin urdhëruar të godisnin mbi popullsinë civile. Dalin në skenë bandat e para. Dështon plani i Gazidedes për ta izoluar rebelimin vetëm në Vlorë, pasi ai përhapet në gjithë Jugun e vendit. Në Delvinë, pas luftimesh të ashpra rebelët triumfojnë, duke e detyruar ushtrinë të tërhiqet. Në Sarandë rebelët vendosin postblloqe në rrugë….

* * * 1997- ta, pas 20 vjetësh është një plagë e hapur, një mal me enigma dhe një detyrim që të analizohet për të shpëtuar të sotmen dhe të ardhmen demokratik­e të vendit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania