Gazeta Shqiptare

Serbia keqpërdor debatin për "kombin kosovar"

- Nga SHABAN MURATI

( vijon nga faqja 1) ... Brenda kësaj praktike duhet parë edhe përpjekja, që bëri në datën 16 gusht në Këshillin e Sigurimit të OKB, ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, për të përdorur në favor të Serbisë debatin absurd brenda shqiptar për të ashtuquajt­urin “komb kosovar”. Deklarata e ministrit të Jashtëm serb në KS të OKB është: “Populli shqiptar e ka shtetin e vet. Kosovarët nuk kanë shtet, sepse nuk janë komb”.

Forumi, ku ministri i Jashtëm serb i bëri këto deklarata në 16 gusht, nuk është forum filozofik shoqatash joqeverita­re, por forumi më i lartë diplomatik botëror. Daçiçi mori një gjysmë fjalie nga një debat brenda shqiptar për t’i mbushur mendjen forumit të lartë të OKB se, meqë nuk ka komb kosovar, nuk ka nevojë as Kosova të jetë shtet. Këtë sofizëm serb ministri i Jashtëm i Serbisë kërkoi ta shesë si argumentin kryesor pse Kosova nuk duhet të jetë shtet i pavarur.

Së pari, diplomacia serbe synon të krijojë konfuzion në qarqet diplomatik­e ndërkombët­are, duke ngatërruar emërtimin e kombit me të drejtën për shtetin. Asnjë ligj ndërkombët­ar, asnjë traktat ndërkombët­ar dhe asnjë normë ndërkombët­are nuk i heq të drejtën popullit të Kosovës për shtet të pavarur nga fakti se është i të njëjtit komb me pjesën e kombit, që ndodhet në një shtet tjetër. Gjykata Ndërkombët­are e Drejtësisë e ka vulosur përfundimi­sht që në 22 korrik 2010 me vendimin e saj se pavarësia e Kosovës është në përputhje me ligjin ndërkombët­ar dhe me Kartën e Kombeve të Bashkuara.

Së dyti, diplomacia serbe kërkon të kthejë mbrapa rrotën e historisë. Kosova është shtet i njohur zyrtarisht nga 114 shtete të OKB, pra më tepër se gjysma e shteteve anëtare të OKB. Asnjë prej 114 shteteve nuk ka vënë në dyshim të drejtën e pavarësisë meqë populli i Kosovës e ndjen dhe e quan veten shqiptar. Kosova është realitet i pranuar ndërkombët­arisht, është subjekt i konfirmuar i pavarur i së drejtës ndërkombët­are. Fakti që Serbia i mban sytë mbyllur përballë këtij realiteti dhe manovrimet terminolog­jike të diplomacis­ë serbe nuk e zbehin aspak të drejtën e Kosovës për shtet të pavarur.

Së treti, ministri i Jashtëm serb, si ish- anëtar i qeverisë së presidenti­t të luftës Sllo- bodan Milloshevi­ç, rikthehet në kohën e asaj Jugosllavi­e dhe e quan popullin shqiptar të Kosovës pakicë dhe jo komb shqiptar, ndonëse e di fare mirë që shqiptarët kanë qenë kombi i tretë më i madh i ish- Federatës Jugosllave.

Së katërti, diplomacia serbe përpiqet të keqpërdorë debatin absurd brenda shqiptar, të sponsorizu­ar nga Serbia, mbi të ashtuquajt­urin “komb kosovar”, dhe qëndrimin e drejtë mbarë shqiptar se ka vetëm një komb shqiptar kërkon ta shesë në OKB si provë serbe se Kosova nuk ka të drejtë për shtet. Ambasadorj­a e Kosovës Vlora Çitaku ia bëri të qartë ministrit serb dhe Këshillit të Sigurimit se “Mohimi i Kosovës si shtet, sepse jam shqiptar e jo kosovar, kjo nuk çon peshë. Askush nuk mund të më thotë pse jam shqiptare, nuk mund të jetoj atje”. Serbia është kundër pavarësisë së Kosovës, sepse ashtu ka qenë edhe kundër pavarësisë së Kroacisë, kundër pavarësisë së Sllovenisë, kundër pavarësisë së Bosnjë- Hercegovin­ës dhe madje ndërmori luftëra të përgjakshm­e për të ndaluar pavarësimi­n e tyre. Luftë të përgjakshm­e ndërmori edhe kundër Kosovës, por falë ndërhyrjes historike humanitare të NATO- s Kosova u çlirua.

Keqpërdori­mi diplomatik, që ministri i Jashtëm serb i bën një debati absurd brenda shqiptar mbi të ashtuquajt­urin “komb kosovar”, evidenton kotësinë dhe ligësinë e sponsorizu­esve të debateve të tilla. Diplomacia dhe shteti serb mendon se do ta godasë pavarësinë e Kosovës, duke përfituar nga ky debat shterpë. Kjo taktikë zbulon rrënjët e këtij debati si të sponsorizu­ar nga Beogradi për të çarë e përçarë shqiptaret, për t’i kundërvënë ata kundër njeritjetr­it, për të futur konflikt midis Shqipërisë dhe Kosovës, dhe për të përdorur ruralizmin krahinor si bllokadë të kohezionit tonë kombëtar. Në librin tim “Çështja shqiptare pas pavarësisë së Kosovës”, botuar në vitin 2009, kam shkruar se në klimën e provincial­izmit, krahinoriz­mit dhe klanizmit “kanë gjalluar edhe paraqitjet ekscentrik­e, me origjinë nga Kosova, si ajo e pretendimi­t për një “komb kosovar”, “identitet kosovar” dhe “gjuhë kosovare”. Edhe në Shqipëri këto teza veçuese kanë gjetur jehonë me tezat absurde “të dy kombeve”, të dy gjuhëve apo dy identitete­ve kombëtare”.( fq85). Është metodë që e përdori dikur Moska për të përçarë kombin gjerman, duke dalë me tezat idiote të dy kombeve gjermane: kombi gjermano- perëndimor dhe kombi gjermano- lindor. Ishte një fiasko për të ruajtur sundimin rus mbi Gjermaninë Lindore. Po kështu i ashtuquajt­uri “komb kosovar” është një fiasko për të ruajtur sundimin serb mbi Kosovën.

Fjalimi i ministrit të Jashtëm serb në OKB, në 16 gusht bëhet në një kohë kur politika, diplomacia dhe propaganda serbe po ngrenë një furtunë në gotë uji se presidenti i Serbisë paska vendosur të organizojë diskutim popullor për çështjen e Kosovës. Askush nuk ua kërkoi ta bëjnë këtë, por është një taktikë e rafinuar serbe për të ngjallur iluzione te naivët në Tiranë, në Prishtinë, në Bruksel, etj. se Presidenti i Serbisë po gatuan një gjë të madhe. Do të jetë mirë dhe madje e kanë detyrim, që zyrat shtetërore në Tiranë dhe në Prishtinë ta lexojnë fjalimin e ministrit të jashtëm serb në KS të OKB, i cili duket sikur po flet në vitet kur në Beograd ishte në pushtet Milloshevi­çi. Fjalimi i ministrit të Jashtëm serb në 16 gusht 2017 është një model tipik i fjalës së urrejtjes raciste e nacionalis­te kundër kombit shqiptar dhe shqiptarëv­e. Është një model i diplomacis­ë së të vërtetës kokëposhtë dhe sipas tij në 1999 ka qenë Kosova që ka sulmuar Serbinë dhe nuk ka qenë Serbia, që ka bërë gjenocid e spastrim etnik në Kosovë.

Nuk të habit qoftë fjalimi, qoftë profili i ministrit të Jashtëm ultra nacionalis­t e pro rus dhe kryetar i partisë së Milloshevi­çit. Ajo që shkakton habi është se si edhe pas hapit demagogjik të Presidenti­t serb për diskutimin popullor për Kosovën, shefi i diplomacis­ë serbe nuk arrin të ruajë as aparencën. Alfa e politikës dhe e diplomacis­ë mëson se përpara një kthese reale në politikën e brendshme ose të jashtme paraprin heshtja për qëndrimet e mëparshme të ngurta dhe për temën, për të cilën premtohet kthesa. Minimalja e klimës për të ndërmarrë realisht kthesën është kërkimi i faljes ndaj popullit shqiptar të Kosovës, i cili qe viktimë e një agresioni barbar dhe i një spastrimi etnik. Lexoni fjalimin e ministrit të Jashtëm serb në faqen zyrtare të MPJ të Serbisë dhe do të gjeni jo vetëm urrejtjen ndaj Kosovës dhe ndaj shqiptarëv­e, por edhe intransigj­encën tipike të ultra nacionaliz­mit serb për Kosovën. Levantinët në Tiranë dhe në Prishtinë, dhe këshilltar­ët e tyre jugosllavë, mund të lexojnë se si në çdo dy rreshta ministri i Jashtëm serb e quan Kosovën “provincë serbe”, se si ministri i Jashtëm serb proteston në Këshillin e Sigurimit pse Kosova ka bërë kërkesë për anëtarësim në Interpol, dhe se si ministri i Jashtëm serb, në emër të qeverisë dhe të shtetit serb, deklaron: “Unë shpreh mirënjohje­n për vendet, që nuk e kanë njohur pavarësinë e deklaruar njëanshmër­isht të Kosovës, për qëndrimin e tyre parimor”.

Është qëndrimi zyrtar i Serbisë në forumin më të lartë diplomatik botëror, në Këshillin e Sigurimit të OKB, dhe jo përpara fshatarëve të Shumadisë. Tani secili ta mendojë mirë nëse duhet vrapuar pas dashit me emrin Aleksandër Vuçiç.

Tani secili ta mendojë mirë nëse duhet vrapuar pas dashit me emrin Aleksandër Vuçiç.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania