Gazeta Shqiptare

Marina Fara:

Rrëfehet bukuroshja: Nuk më ka shkuar kurrë në mendje të pozoj nudo. Operacione­t plastike? Diçka personale “Kam dikë të rëndësishë­m në jetën time, por dua ta mbaj larg mediave”

-

me të cilin rastisa në Sarandë dhe në një grup shoqërie bëmë një foto, e cila më pas u keqinterpr­etua në mënyrën më të shpifur.

Je përfolur shumë për ndërhyrjet e ndryshme në trup. Do të bëje ndërhyrje të tjera? Ku?

Pjesa e ndërhyrjev­e është diçka shumë personale, të cilën e bën kushdo që ka dëshirë dhe mundësi, dhe për mendimin tim nuk ka arsye për t’u bërë objekt bisede, sepse është trupi yt dhe s’ke asnjë arsye për t’i dhënë llogari askujt për këtë pjesë. E rëndësishm­e është të ndihesh komode me veten, të tjerat janë pa vlerë.

A është dikush i rëndësishë­m në jetën e Marinës?

Si çdo person, edhe unë e kam dikë të rëndësishë­m në jetën time, por preferoj që jetën time private ta mbaj larg mediave.

Cili është mashkulli ideal për ju?

Nuk ekziston perfeksion­i, por e rëndësishm­e është që unë të ndihem mirë dhe të jetë njeri pozitiv.

Çfarë surprizash ju rezervon vjeshta?

Unë nuk bëj plane, ia lë kohës, kështu që do t’i zbulojmë së bashku në vazhdim.

Keni ndonjë pasion të fshehur veç avokatisë?

Pasioni im, siç e shpreha edhe më lart, është fotografia, pa marrë parasysh si mund të komentohen nga mediat.

Ç’mund të thoni për paragjykim­et dhe fjalët që ju thonë për jetën e luksit që shfaqni në rrjetet sociale?

Për sa kohë unë ndihem mirë me jetën dhe veten, nuk marr parasysh asnjë paragjykim të personave të tretë, të cilët nuk bëjnë pjesë në jetën time. Personat e rëndësishë­m në jetën time më njohin shumë mirë se kush jam.

Jeni më tepër e njohur në rrjetet sociale me postime tepër provokuese sesa si një avokate në jetën e përditshme. Përse keni zgjedhur këtë mënyrë?

Hobi dhe profesioni janë dy gjëra komplet të ndryshme nga njëra- tjetra. Avokatinë kam 3 vjet që e ushtroj, dhe kjo s’ka aspak lidhje me hobin tim për fotografin­ë.

E keni pasion fotografin­ë? Do t’ju pëlqente modelingu?

Po, modelingu më pëlqen shumë, por është pak vonë për ta ndjekur, pasi profesioni im, siç e dini, është avokatia.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania