Gazeta Shqiptare

Kush janë emrat që ngelën jashtë kabinetit të ri qeveritar

Rama nuk e rizgjodhi ministër, Tahiri: Kemi rrugë të gjatë përpara Kryeminist­ri: Nga 19 ministri, mbeten 11

-

Kryeminist­ri Edi Rama prezantoi dje qeverinë e re. Pasi i shpalli një nga një emrat e "skuadrës" së tij të re, Rama deklaroi se nga 19 ministri, do të ngelen vetëm 11 të tilla. Por, mes emrave të ministrave, 3 prej tyre ishin të rinj dhe 7 u rikonfirmu­an. Por kush ngelet jashtë liste nga emrat e atyre që ishin pjesë e kabinetit të mandatit të parë të qeverisë "Rama"? Mes atyre që nuk u zgjodhën, që ikën dhe apo zëvendësua­n në prag fushate, ishte edhe Eduard Shalsi, i cili zëvendësoi Bledi, ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor. Por nëse Xhafaj, Xhaçka dhe Klosi mbetën në kabinet, Shalsi jo. Nga ana tjetër, në një kohë kur Tahiri dhe Beqaj ikën për të fituar zgjedhjet bashkë me Çuçin, ata nuk u zgjodhën më. Niko Peleshi nuk do të jetë më zv/ kryeminist­ri në qeverinë "Rama 2". Kryeminist­ri Edi Rama si zëvendësue­se të Peleshit, i cili do të mbajë postin e ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, ka zgjedhur një femër. Ajo është Senida Mesi, për të cilën Rama tha se vjen nga sektori bankar, ka mbaruar në një universite­t prestigjoz në Gjermani. "Fokusi do të jetë ecuria e riorganizi­mit të institucio­neve," tha kreu i qeverisë Edi Rama për detyrën e zv/ kryeminist­res. Ndonëse ata u "sakrifikua­n" për zgjedh- jet e 25 qershorit, duke hequr dorë nga postet e tyre të ministrave, përfundimi për Saimir Tahirin, Ilir Beqajn, Bledi Cuçin dhe Blendi Klosin nuk ishte i njëjtë. Por, pavarësish­t kësaj, siç duket fitorja e PS- së në qarkun e Tiranës me 18 mandate duket se nuk ka qenë bonus për Tahirin për t'u shpërblyer me postin e ministrit të Drejtësisë. Siç shihet, Rama ia dedikon krye- bashkiakut Erjon Veliajt fitoren spektakola­re në Tiranë. Ish- ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili mendohet se do t'i besohej ministria e Drejtësisë, theu dje heshtjen. Me anë të një mesazhi në faqen e tij të "Facebook"- ut, Tahiri u ka uruar suksese të gjithë kolegëve të tij. Mes të tjerash Tahiri ka paralajmër­uar se rrugë e gjatë do i presë përpara. "Suksese kolegëve. Rrugë e gjatë përpara", ku shihet në një foto i buzëqeshur. Aktualisht Tahiri është kreu i PS- së në Tiranë, ndërsa në media u përfol se atij do t'i ngarkohej detyra e ministrit të Drejtësisë, kjo dhe për shkak të rezultatit të mirë në zgjedhjet e 25 qershorit. Mes emrave të ishministr­ave të përjashtua­r është edhe Beqaj, i cili nuk arriti rezultat shumë të mirë në Dibër, e njëjta situatë që

Ish- ministri i Brendshëm, Tahiri ka paralajmër­uar se rrugë e gjatë do i presë përpara. "Suksese kolegëve! Rrugë e gjatë përpara", shprehet Tahiri.

u përsërit edhe me Çuçin në Gjirokastë­r, pasi postin e ministrit e mbajti vetëm Kumbaro. I vetmi i "shpërblyer" nga lista e të shkarkuarv­e pak para zgjedhjeve ishte Blendi Klosi, i cili sipas Ramës, arriti rezultat pozitiv në zgjedhjet në Berat. Pak muaj para zgjedhjeve, erdhi dhe urdhri i kryeminist­rit që Tahiri të hiqte dorë nga ministria e Brendshme, Çuçi nga ministria e Shtetit për Pushtetin Vendor, Beqajn nga ministria e Shëndetësi­e, Klosin nga Ministria e Mirëqenies Sociale.

 ??  ?? Qeveria “Rama 1”
Qeveria “Rama 1”
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania