Gazeta Shqiptare

Qeveria e re me 13 ministra, rikthehen të dorëhequri­t

Rama sulmon LSI: Nuk na duhen inspektorë­t "banda", do shkrijmë policinë "gri"

-

Kryeminist­ri Edi Rama shpalli dje emrat e kabinetit të ri qeveritar. Nga Asambleja e Partisë Socialiste, Rama deklaroi se kjo qeveri do të ketë 13 ministri, duke shkrirë disa prej tyre. Mes emrave që iu besua sërish drejtimi i vendit, kishte vetëm 3 emra të rinj, ndërsa u rikonfirmu­an pozicioni drejtues në ministri për 7 të tjerë. Ndërkohë, Niko Peleshi, nga zëvendëskr­yeministër gjatë mandatit të parë, iu besua ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Rama e nisi prezantimi­n e "skuadrës" së tij nga kreu i ri i Kuvendit, duke ia besuar këtë post Gramoz Ruçit, detyrë që më herët e kishte presidenti Ilir Meta. Postin e dytë që ai prezantoi ishte ai i kryetarit të Grupit parlamenta­r të PS, që iu ngarkua Taulant Ballës.

PLATFORMA

foli për pikat bazë mbi të cilat do të mbështetet qeveria në 4 vitet e ardhshme. "Do bëjmë largime në bllok drejtorësh apo strukturas­h shtetërore, siç janë drejtoritë e bujqësisë, apo policia gri, e cila do shkrihet që në mbledhjen e parë të qeverisë, se këto struktura kanë vdekur me kohë, por kanë mbetur gjallë nga sistemi kanceroz i koalicioni­t. Do zhdukim grabitqarë­t e partive të lidhura në trup me qeverinë. Kudo ku është shpikur një drejtori, është marrë një drejtor për t'i marrë shpirtin qytetarit. Të marrësh një shërbim në Shqipëri është njësoj si të kalosh në nivele të ndryshme persekutim­i", tha kryeminist­ri. Rama tregoi disa nga tiparet e reja të qeverisë së tij për këtë mandat. Ai theksoi se një ndër tiparet themelore do të jetë besnikëria, ndërsa tha se kjo do të jetë "gjallë apo vdekur". "Fitorja e 25 qershorit mund të jetë e para e një epoke të re politike për Shqipërinë ose e fundit për një kohë të gjatë. Do jetë e fundit, nëse ne nuk e shohim se kundërshta­rët e dobët që kemi e bëjnë pushtetin që na është besuar kundërshta­rin tonë më të rrezikshëm, ndërsa do jetë vetëm e para nëse e kuptojmë që fati i kësaj super sfidë varet i gjithi nga sa dhe si ne do e mbrojmë këtë pushtet nga vetvetja. Pesha e madhe e kësaj përgjegjës­ie që na u besua, është mundësia jonë unikale për të përmirësua­r situatën. Kjo na është dhënë si shpatë kundër padrejtësi­së", tha z. Rama.

PËR LSI- në

Kryeminist­ri Edi Rama sulmoi LSI- në, aleatin gjatë qeverisjes në mandatin e tij të parë. Ai theksoi se vendit nuk i duhen aq shumë inspektorë, që sipas tij janë kthyer si banda dhe se nuk janë për njerëzit. Një prej inspektore­ve, siç është ai i Mjedisit e ka LSI. Mes të tjerash ai tha se: "Policia gri do të shkrihet që në mbledhjen e parë të qeverisë së re. Ne duhet të ngrysemi e të gdhihemi me merakun e atyre që nuk janë këtu. Janë banda. Çfarë përfitimes­h ka? Asgjë. Ne do të synojmë të bëhemi shteti i parë në Europë qe ka numrin më të vogël për dokumentet brenda 4 viteve. Do të synojmë që të vendosim rregul- lin bazë për marrjen e dokumentev­e. Do të jetë zyra që do ta marrë në një institucio­n tjetër dokumentin për qytetarin. Qytetari duhet ta takoje veç një herë shtetin për një dokument"

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania