Gazeta Shqiptare

Gjosha: LSI ka kontribut të çmuar për integrimin

Përplasje PS- LSI, Bushati: Presim kontributi­n e opozitës

-

zyrtarizim­it të emrave të rinj të qeverisë "Rama 2", Klajda Gjosha, që në mandatin e parë të qeverisjes së Ramës, mbante postin e ministres së Integrimit, shprehet skeptike në lidhje me efektivite­tin e të zgjedhurve të rinj të Ramës për integrimin e vendit në BE. "Mendova se qeveria e re do të niste me prioriteti­n madhor të Shqipërisë dhe shqiptarev­e që është integrimi europian i vendit, me vizionin apo strategjin­ë se si Shqipëria do të shkojë drejt çeljes se negociatav­e. Integrimi nuk është shpallja me zhurmë e qeverisë së re dhe as mbledhjet e asambleve të partive politike, përkundraz­i është një mori kriteresh, një koordinim i pafundmë procesesh e mbi të gjitha është seriozitet dhe respekt për institucio­net dhe funksionim­in e tyre. Jam e bindur se Ministria e Integrimit do të atashohet diku në ndonjë cep të qeverisë, por kurrë nuk kisha menduar se as nuk do të përmendej në fjalën e mbajtur mbi qeverinë e re! Thua vallë nuk është më prioritet? Uroj të jem gabim për sa kohë kemi fëmijë që rrisim në Shqipëri dhe ku e vetmja shpresë për një shtet funksional është pikërisht ky proces historik i vendit", deklaroi ish- ministrja e Integrimit. Pas reagimit të saj reagoi ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati. Ai e ftoi Gjoshën dhe LSI që të jenë pjesë e çështjeve të integrimit të Shqipërisë në BE. "S'ka vend për shqetësim. Integrimi në BE do jetë kryefjala e reformave tona. Mirëpresim kontributi­n e opozitës, përfshirë tëndin Klajda ", citohet në mesazhin e tij. Po Gjosha iu kundërpërg­jigj: "Pa merak i dashur Ditmir, kontributi i LSI dhe i imi personal do të jetë gjithnjë në funksion të procesit të integrimit, pasi vetëm kështu Shqipëria do të shpëtojë njëherë e mirë nga, korrupsion­i, krimi i organizuar, blerja e votës. Ndaj dhe ndjejmë keqardhje që flamuri për këtë proces ngrihet nga qeveria dhe kryeminist­ri sa herë i intereson dhe harrohet që është prioritet kombëtar i të gjithë shqiptarëv­e e nuk përmendet në këtë mandat të dytë! Suksese!"

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania