Gazeta Shqiptare

Trafikimi i armëve nga Rinasi, si u zbulua 32- vjeçari i arrestuar dhe miku i tij

"Drogën e kisha për përdorim vetjak". Nisin verifikime­t nëse ka pasur dërgesa të tjera Çullhaj mohon akuzën: S'kam lidhje me rastin

-

Dy personat e identi fikuar nga policia që bënë dërgesën e tri pakove me armë në aeroportin e Rinasit e që destinacio­ni përfundimt­ar do të ishte Londra, u zbuluan nga shenjat e gishtave. Burime të besuara pranë policisë bënë me dije se kjo është prova më e fortë që hetuesit kanë ndaj të arrestuari­t Saimir Çullhaj, dhe bashkëpunë­torit të tij, tashmë i shpallur në kërkim, N. F. Tri pakot me pjesë kallashnik­ovi u zbuluan në aeroport gjatë skanimit, dhe menjëherë për këtë rast policia dhe prokuroria nisën hetimet për trafikimin ndërkombët­ar të armëve. Brenda pakove janë konstatuar tri armë zjarri automatik model 56, të çmontuara. Pakot ishin dërguar nëpërmjet një kompanie postare dhe për këtë, fillimisht hetuesit nisën kërkimet duke verifikuar pamjet e kamerave të sigurisë të kësaj kompanie. Por, njëkohësis­ht, ekspertimi që iu bë edhe tri kutive në fjalë për të verifikuar nëse ndonjëri prej autorëve mund të kishte gabuar duke lënë shenjash gishtash mbi to, çoi në identifiki­min e dy personave që kishin bërë edhe dërgesën. Ekspertët zbuluan se ambalazhet që ishin përdorur për mbulimin e pjesëve të armëve dhe për kutitë, ishin me një material qeseje plastike në të cilën kishin mbetur gjurmët e gishtërinj­ve të të dyshuarve. Pas ekzaminime­ve të tyre, për policinë rezultoi se shenjat e gishtërinj­ve përputhesh­in me ato të Saimir Çullhajt, 32 vjeç, si dhe të shtetasit me inicialet N. F. Pas kësaj, policia nisi kontrollet në banesat e tyre, ku mundën të arrestonin vetëm Saimir Çullhajn, banues në Shijak, i dënuar më parë për "Trafikim të narkotikëv­e". Kurse në kërkim është shpallur shtetasi me inicialet N. F., 47 vjeç, banues në Durrës. Të dy këta persona akuzohen për veprën penale "Trafikim i armëve dhe municionit". Çullhajt iu gjet në trup një sasi prej 220 gr lëndë narkotike e llojit marijuanë "çokollatë". Ndërsa, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit N. F., policia gjeti një sasi prej 4.5 kg lëndë narkotike e ambalazhua­r në një thes, si dhe 32 bimë kanabis sativa. Ndërkaq, burime pranë hetuesve të çështjes bënë me dije se 32vjeçari ka mohuar të jetë i përfshirë me këtë veprimtari kriminale. Ndërsa, për sa i përket sasisë së drogës që iu gjet me vete, ai ka pohuar se e kishte për përdorim vetjak. Nga ana tjetër, burime thanë se kanë prova të mjaftueshm­e që i përfshin këta dy persona në këtë veprimtari, ndërsa kanë nisur he- timet, në bashkëpuni­m edhe me autoritete­t e huaja, për të zbuluar edhe personin që do të bënte pritjen e pakove në Mbretërinë e Bashkuar, emri i të cilit dyshohet të jetë i rremë.

HETIMET

Hetimet për këtë rast janë duke vijuar nga Prokuroria për Krimet e Rënda, ndërsa janë duke u kryer verifikime mbi telefonata­t e bëra nga dy të dyshuarit. Verifikime janë duke u bërë edhe për tërheqjet e parave që ata mund të kenë kryer kohët e fundit nga bankat apo nga shoqëri të tjera të transferim­it të parave. Hetuesit e çështjes dyshojnë se këta persona mund të ketë bërë edhe më herët dërgesa të tjera armësh drejt Anglisë, gjë e cila nuk mund të jetë zbuluar nga oficerët e policisë.

 ??  ?? Pjesët e armëve të sekuestrua­ra nga policia
Pjesët e armëve të sekuestrua­ra nga policia
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania