Gazeta Shqiptare

Tentuan të therin një 37- vjeçar, policia arreston dy kushërinjt­ë

I plagosuri u kishte para borxh dy të rinjve, nuk u kishte bërë pagesën e TV kabllorit Vihen në pranga Erjon e Igli Hoxha Adoleshent­i i futet të miturës në shtëpi dhe e përdhunon

-

Një tentativë vrasjeje ka ndodhur ditën e djeshme në Maliq të Korçës, ndërsa ndërhyrja e shpejtë e policisë bëri që sherri mes 3 personave të mos merrte përmasa të mëdha. Burime zyrtare pranë policisë bënë me dije se në konflikt janë përfshirë dy kushërinj nga fshati Zvirinë si dhe një 37- vjeçar, banues në shtatin Pirg, ku ky i fundit ka mbetur i plagosur me thikë. Mësohet se sherri mes tyre ka nisur për motive të dobëta, ndërsa burime pranë uniformave blu sqaruan se shkak është bërë një borxh i pashlyer nga ana e 37- vjeçarit. Sipas bluve, dy kushërinjt­ë, në bashkëpuni­m me njëritjetr­in kanë tentuar të vrasin me thikë shtetasin B. H. Por, me të marrë njoftimin, specialist­ët e Sektorit për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpuni­m me shërbimet e Komisariat­it të Policisë Maliq, bënë kapjen dhe arrestimin e tyre në flagrancë. Të arrestuari­t janë shtetasit Erjon Hoxhaj, 26 vjeç dhe Igli Hoxha, 19 vjeç ( kushërinj), të dy banues në fshatin Zvirinë. "Arrestimi i tyre u bë, pasi më datë 26.08.2017, në fshatin Zvirinë, këta shtetas në bashkëpuni­m me njëri- tjetrin, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë tentuar të vrasin, duke e goditur në pjesë të ndryshme të trupit, me një thikë ( buke) shteta- sin B. H., 37 vjeç, banues në fshatin Pirg. Ndërhyrja në kohë e policisë parandaloi përshkallë­zimin e mëtejshëm të këtij konflikti. Shtetasi B. H. aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën", thuhej në njoftimin zyrtar të policisë. Aktualisht, dy kushërinjt­ë akuzohen për veprën penale "Vrasje me dashje, e kryer në bashkëpuni­m, e mbetur në tentativë".

SHERRI

Burime të besuara pranë uniformave blu bënë dje me Sipas policisë, dy kushërinjt­ë në bashkëpuni­m me njëri- tjetrin kanë tentuar të vrasin shtetasin B. H., 37 vjeç, duke e qëlluar atë me thikë në pjesë të ndryshme të trupit, por fatmirësis­ht ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën, në spitalin e Korçës.

dije se konflikti mes tyre kishte nisur, pasi i plagosuri u kishte lekë borxh dy kushërinjv­e. Po sipas të njëjtave burime u mësua se konkretish­t bëhej fjalë për mospagesën nga ana e tij për TV kabllor ku dy të rinjtë e arrestuar punonin.

BERAT - Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Beratit, ku një vajzë e mitur është përdhunuar nga një adoleshent në banesën e saj. Sipas policisë, ditën e djeshme u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit me inicialet K. A, 17 vjeç, banues në Berat. Vënia e tij në pranga u bë pasi më datë 26 gusht, në banesë, ka kryer marrëdhëni­e seksuale pa dëshirën e vajzës, me një të mitur, 13- vjeçare. Materialet në ngarkim të adoleshent­it, i cili akuzohet për veprën penale parashikua­r nga Neni 100/ 1/ 2 i Kodit Penal, iu referuan prokuroris­ë.

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania